Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shifra të frikshme krimesh në vetëm një muaj Empty Shifra të frikshme krimesh në vetëm një muaj

Fri 25 Oct 2013 - 23:53
Shifra të frikshme krimesh në vetëm një muaj FMxoG20131010105202_10101323-1024x719Ministria e Brendshme ka publikuar sot një buletin ku pasqyron punën e Policisë së Shtetit për periudhën 17 shtator – 17 tetor.

Në luftën ndaj krimit, rezulton se janë proceduar 2455 persona të dyshuar, ku janë arrestuar 441 persona ndërsa 1836 ndiqen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2560 vepra penale, duke e çuan nivelin e zbulueshmërinë në 87%. Gjatë këtij muaji janë kapur 187 persona të shpallur në kërkim.

Sa i takon luftën kundër drogës dhe trafiqeve, janë evidentuar 183 vepra penale, ku janë proceduar 200 persona. Nga këto operacione janë sekuestruar 3.6 kg heroinë, 528.8 kg marijuanë dhe janë bllokuar 24 mjete të vjedhura dhe 490 vepra arti.

Krimet

Sa i takon krimit kundër personat, që janë ngjarje që ndodhin thuajse çdo ditë në vend, në një muaj janë shënuar 262 vepra penale, ku zbulueshmëria është në nivelin 93% dhe janë procedua penalisht 210 autorë.

Në shifra konkrete gjatë kësaj periudhë që mbulon buletin, kanë ndodhur katër vrasje nga të cilat janë zbuluar tre. Janë shënuar 22 vrasje të mbetura në tentativë, 18 plagosje të rënda, 118 plagosje të lehta, 5 krime seksuale, 4 pengmarrje, 3 raste të shfrytëzimit të prostitucionit dhe 88 kansoje.

Aksidentet

Për sa i përket sigurisë rrugore, gjatë periudhës 17 shtator – 17 tetor kanë ndodhur 171 aksidente, janë marrë 39 239 masa me gjobë dhe në 160 raste është hequr leje ndërtimi. Në 171 aksidente ka pasur 21 të vdekur, 33 të plagosur rëndë dhe 169 të plagosur lehtë.

Akset Problematike
· Reps – Mirditë dhe Kols – Kukës – Morinë, ku problem mbetet mungesa e sinjalistikës, si dhe mosrespektim i kufijëve të shpejtësisë.
· Harku Bërdice– Velipojë, mungesë sinjalistike dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar.
· Fier – Seman dhe Pushimi i shoferit – Divjakë, mungesë sinjalistike dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar.
· Ura e Dailanit – Plepa dhe Ura e Tapizës – Fushë Krujë, mosrespektim i sinjalistikës nga këmbësorët dhe shpejtësi tej normave të lejuara.
· Tiranë – Vorë dhe Kashar – Rinas, mosrespektim i kufijve të shpejtësisë, ndërprerje e rrugës nga këmbësorët dhe parakalime të gabuara.
· Në Tiranë (problematikë në trafik), Shkolla Teknologjike – Kombinat (infrastruktura rrugore e dëmtuar dhe mungesë sinjalistike), Rruga e Unazës së Re (ndërprerje e rrugës nga këmbësorët dhe mungesë sinjalistike), si dhe segmenti Bërryli – ATSH (mosrespektim i sinjalistikës nga drejtuesit e mjeteve).
Buletini Mujor MB
shekulli.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Shifra të frikshme krimesh në vetëm një muaj Empty Re: Shifra të frikshme krimesh në vetëm një muaj

Sat 26 Oct 2013 - 5:12
E kemi trashegim nga bastardi I vicidoli
ja dhe Pak dhe gje do normalizohet
Shteti ka fillu me funksionu
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi