Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kabllogrami Withers: Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe? Jo, bëhet qengj po ia kujtove! Empty Kabllogrami Withers: Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe? Jo, bëhet qengj po ia kujtove!

Mon 4 Mar 2013 - 0:40
Kabllogrami Withers: Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe? Jo, bëhet qengj po ia kujtove!

Kabllogrami Withers: Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe? Jo, bëhet qengj po ia kujtove! Berisha_withers

Në një kabllogram të faqes Wikileaks që mban datën 15 tetor 2009, ambasadori amerikan në Shqipëri, John Widhers shpreh shqetësim për deklaratat e kryeministrit, Sali Berisha për Shqipërinë e Madhe.

Në fillim të gushtit Berisha bëri testin e parë në ujërat e politikës kosovare kur u takua me dy liderë të partive kosovare e nënshkroi me ta memorandume bashkëpunimi. Disa kritikë u tërbuan e fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës, nis kabllogrami. Megjithatë tensioni u bë shumë më i lartë kur Berisha në një intervistë foli për bashkimin e kombit shqiptar, raporton gazeta “Shqiptarja”.

Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si një tip këshilltari si një burrë i urtë shteti për politikanët shqiptarë në Kosovë e Maqedoni, thuhet në kabllogram. Qeveria serbe reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur dhunim të sovranitetit të Serbisë. Ish- ministri i Jashtëm Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se komentet nuk kishin lidhje me bashkimin territorial Shqipëri-Kosovë, por me bashkimin në idealet e BE. Por tensioni nuk u ul dhe ambasada amerikane mbeti e shqetësuar, sidomos kur Fevziu, që ambasada e quan një analist shumë pranë Berishës, publikoi editorial tek Panorama, që cilësohet si një e përditshme pranë qeverisë. Fevziu shkruante se nuk duhet të ketë askush frikë nga bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë.

Në këto kushte, Uidhers e thirri Berishën në zyrën e tij duke i thënë se deklaratat e tij komplikojnë përpjekjet e SHBA për të avancuar paqen e stabilitetin në rajon Ambasadori i kërkoi Berishës që të përdorte udhëtimin e tij në Kosovë për të qartësuar qëndrimin e Shqipërisë për sovranitetin e Kosovës, thuhet në kabllogram. Dhe Berisha u soll si një nxënës i mirë. Në kabllogram thuhet se ai tha se komentet e tij ishin keqkuptuar, se kishte bërë kurrë thirrje për unifikimin e dy shteteve. Një e mirë e këtij keqkuptimi ishte se Ilir Meta realizoi një vizitë në Serbi, thuhet në kabllogram.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi