- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Fjalori elektronik i shqipes
Sat 9 Mar 2013 - 12:55
Në ditën kur festohet 7 Marsi, dita e mësuesit, fjalori i gjuhës shqipe vjen për publikun në një botim të parë të tij në versionin elektronik.
Ai bazohet mbi botimin e vitit 2006 të Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe do të mund të gjendet në të gjitha pikat e Digitalb brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe së shpejti në shumë librari. Fjalori përmban mbi 48 mijë fjalë dhe 5 mijë shprehje frazologjike.
Ardian Marashi nga Qendra e Studimeve Albanologjike thekson: “Fjalori për herë të parë është i vlefshëm edhe për drejtshqiptimin. I vlen shqiptarëve jashtë atdheut në mënyrë që të mbajnë gjallë gjuhën tonë. Programi ka edhe një regjistrues që ndihmon fëmijët në shqiptimin sa më të mirë të fjalëve.”
Sipas zotit Marashi, ky është një projekt që në vazhdim do të mund të përdoret në telefonat celularë, por edhe të gjitha pajisjet elektronike. Kjo është një mundësi shumë e mirë sidomos për studentët, njerëzit e letrave, gazetarët, por edhe për çdo individ për të përditësuar gjuhën.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi