Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

ODIHR pro numerimit elektronik  Empty ODIHR pro numerimit elektronik

Tue 15 May 2012 - 17:49
ODIHR pro numerimit elektronik  ThomasThomas Rymer, zëdhënësi OSBE-ODIHR-it në Varshavë, në një intervistë telefonike për Top Channel nuk i kundërshton i propozimet për numërimin elektronik.

Ndërkohë që ekspertët e ODIHR në Tiranë i kanë rekomanduar Komisionit Parlamentar te Reformës Zgjedhore, se përdorimi teknologjisë në zgjedhjet e 2013-tës duhet nisë, si një projekt pilot. Sipas Thomas Rymer ky proces duhet të ndodhë gradualisht.

"Në raportin e fundit që kemi publikuar për zgjedhjet në Shqipëri, në lidhje me praktikat e mira për zgjedhje demokratike, ne kemi rekomanduar se sjellja e teknologjive të reja, siç është edhe numërini elektronik duhet të prezantohet me cilësi dhe gradualisht. Kjo do të thotë jo përnjëherë. Varet se si do të bëhet prezantimi. Ajo që ne kemi thënë është se duhet të realizohet me cilësi , duke u siguruar se është funksionale sipas standarteve demokratike të zgjedhjeve. Nëse do të realizohet cilësisht, pse jo", tha Rymer.

Zoti Rymer ka thënë këtë përgjigje kur e pyetëm se përse ekspertët e ODIHR në Tiranë janë shprehur kundra numërimit elektronik. Kemi të bëjmë me një qëndrim personal të ekspertëve të ardhur në Tiranë apo qëndrim zyrtar?

"Këtu nuk kemi të bëjmë me pyetjen duhet apo nuk duhet të përdoret. Në takim e ekspertëve tanë javën e shkuar, sikurse në tryezën e marsit për përdorimin e teknologjisë, kjo është ajo që kemi thënë pra është një qëndrim i pandryshuar", thotë Rymer.

Zëdhënësi OSBE-ODIHR ka hedhur poshtë akuzat e djeshme të Skënder Gjinushit dhe Paskal Milos se zyra e OSBE-ODIHR në Tiranë është vënë në shërbim të kryeministrit Sali Berisha.

"Çfarë është bërë në Shqipëri deri më tani dhe cfarë do të bëjmë në të ardhmen, gjatë të gjithë takimeve që kemi patur është në përputhje me mandatin e OSBE-ODIHR", thekson Rymer.

tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi