Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Gjykata, byzylyk elektronik në këmbën e pedagogut të arrestuar për korrupsion Empty Gjykata, byzylyk elektronik në këmbën e pedagogut të arrestuar për korrupsion

Fri 5 Apr 2013 - 12:09
Aplikohet për herë të parë arresti shtëpiak me çip. Eduart Isufi s’duhet të largohet nga banesa

Pedagogu i Inxhinierisë së Ndërtimit është i pandehuri i parë që do të mbajë në këmbë një byzylyk elektronik, i cili kontrollon lëvizjet e tij. Gjykata e Tiranës aplikoi për herë të parë arrestin shtëpiak me çip ndaj 62-vjeçarit Eduart Isufi, i arrestuar tri ditë më parë me akuzën e korrupsionit, pasi është kapur në flagrancë në momentin që ka marrë 20 mijë lekë nga një student, në këmbim të notës kaluese.

Gjykata ka pranuar kërkesën dhe ka urdhëruar një sektor në Ministrinë e Drejtësisë që të kontrollojë këtë të pandehur në mënyrë elektronike. Specialistët do të vendosin një rreze se ku duhet të lëvizë Isufi dhe nëse e kalon këtë zonë, atëherë në mënyrë elektronike, sinjalizohet se ai e ka shkelur masën. Nëse ndodh një gjë e tillë, sipas burimeve nga gjykata, 62-vjeçari rrezikon kthimin në qeli. Një tjetër kërkesë është që Isufi nuk duhet të ndërhyjë në këtë sistem, i cili vendoset në këmbë dhe ai duhet ta mbajë 24 orë, pasi në të kundërt, quhet thyerje e një mase të vendosur nga gjykata.

Burimet nga Gjykata e Tiranës pohojnë se kjo është hera e parë e aplikimit të këtij sistemi dhe është në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për metodat e reja të arrestit në shtëpi.

Në seancën e djeshme të vlerësimit të masës së arrestit, prokuroria tha se Isufi i ka marrë ryshfet një studenti. Ky i fundit e ka denoncuar dhe pretendon se e kishte përvetësuar lëndën që jepte pedagogu shumë mirë, por ai nuk ia jepte provimin nëse nuk merrte prej tij para. Në shenjë hakmarrjeje, i riu është ankuar në seksionin e antikorrupsionit. Para grupit hetimor, studenti ka treguar të gjithë problemin që e shqetësonte. Pretendon se e ka dhënë provimin për të disatën herë, por gjithmonë nota ka qenë ngelëse. Pas marrjes së kallëzimit, prokuroria nisi hetimet. Prej dy muajsh, kohë kur kishte nisur edhe sezoni i provimeve, Eduart Isufi është vëzhguar. Gjatë gjithë kësaj periudhe, atij i është përgjuar telefoni, ku oficerët e policisë gjyqësore kanë konstatuar se 62-vjeçari bisedonte hapur në lidhje me shumën e parave që kërkonte për notat kaluese. Ai i ka lidhur kontaktet me pedagogun, kanë folur së bashku për shumën e parave dhe mënyrën se si do t’ia dorëzonte. Takimi është lënë në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Në zarf, studenti i infiltruar kishte futur 20 mijë lekë të reja dhe brenda pak sekondave, policia është futur në universitet, për të bërë arrestimin e tij në flagrancë./gazetaship
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi