Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Korrigjojeni emrin e nënës në Gjendjen Civile, znj. Berisha! Empty Korrigjojeni emrin e nënës në Gjendjen Civile, znj. Berisha!

Wed 13 Mar 2013 - 22:47
Korrigjojeni emrin e nënës në Gjendjen Civile, znj. Berisha! Milica-218x300Një fakt i çuditshëm nga regjistri zyrtar i shtetasve: Emri i nënës në skedën e bashkëshortes së kryeministrit është Milika. Emri real është Milica dhe kjo vërtetohet nga skedat e anëtarëve të tjerë të familjes. Skeda ka vite me këtë emër. Kur dhe pse i ka modifikuar znj.Berisha gjeneralitetet e saj? A është Bulatoviç mbiemri i saj i vajzërisë? Dhe një pyetje e publicistit Krasniqi nga Prishtina: A është kryeministri peng i dosjeve të Stanishiç, nipi i të cilit quhet… Damir Fazlliç?

Nga Aida Nako, DITA





Është folur gjatë për origjinën serbo-malazeze të gruas së kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ka me dhjetëra aludime që i gjen tashmë në faqe të ndryshme informative në internet se emri i saj i parë ka qenë Sllobodanka, që në shqip përkthehet Liri. Më pas doli në pah fakti se nënën e saj e quanin Milica. Ky është një fakt i vërtetë e i konfirmuar: e ëma e znj. Berisha quhet pikërisht Milica, edhe pse përpara disa vitesh, zonja Liri Berisha duket se e ka modifikuar emrin e nënës së saj duke e bërë… Milika. Diferenca dhe dallimi bie menjëherë në sy kur krahason gjeneralitetet e Liri Berishës me të të vëllait të saj, shtetasin Agim Ramaj në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile. Z.Ramaj e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milica”, ndërsa zonja Berisha e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milika”.

Mendohet se ndryshimi dhe modifikimi i emrit në regjistrin e gjendjes civile është bërë pas viteve 90’. Arsyet janë të paqarta por ajo që dihet është se bashkëshorti i saj Sali Berisha në këto vite drejtonte Shqipërinë. Regjistri i gjendjes civile ku “DITA” konstatoi këtë ndryshim të emrit të nënës së zonjës Berisha është rifreskuar për herë të fundit në vitin 2008. Gabim? 5 vite duhet të jenë të mjaftueshme që një person ta konstatojë lapsusin kur shkon të terheqë certifikatën, kështuqë nëse emri vazhdon të jetë me lapsus, i bie që zonja Berisha ka 5 vite që nuk është interesuar për ndonjë dokument pranë gjendjes civile ose…….



Si degëzon origjina e Liri Berishës?

Liri Berisha është e bija e Rexhepit dhe Milicës. Rexhep Ramaj është një shqiptar i Malit të Zi dhe është martuar hershëm me shtetasen “Milica”, mbiemri i vajzërisë të së cilës është ende i pakonfirmuar tërësisht. Por në përpjekje për të mësuar më shumë, zbuluam se në “Vikipedia” në prezantimin zyrtar të kryeministrit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha përshkruhet si e bija e Rexhep Ramajt dhe Milica Bulatoviçit. Pra nga këto të dhëna rezulton se mbiemri nga nëna i zonjës Berisha është Bulatoviç. Madje në disa forume shqiptare dhe të huaja rezulton se ky fakt është diskutuar gjerësisht prej shumë kohësh. Nëse e marrim të mirëqënë të dhënën e mbiemrit si Milica Bulatoviç, atëherë i bie që origjina e zonjës Berisha nga e ëma e saj të jetë serbo-malazeze, madje nga një mbiemër i njohur në Malin e Zi, pasi me këtë mbiemër rezultojnë të paktën tre figura shtetërore të rëndësishme të Malit të Zi dhe Serbisë.



Bulatoviç

Politikani më i lartë që ka mbajtur mbiemrin Bulatoviç është Momir Bulatoviç. Ai ka qenë edhe President i Republikës Federale të Malit të Zi, por edhe kryeministër i Jugosllavisë në vitet 90’. Është pikërisht zyrtari që erdhi në Shqipëri në vitin 1994, u takua me Berishën dhe i kërkoi thyerjen e embargos për furnizimin me naftë të Ish-Jugosllavisë, kërkesë që sikurse e ka pranuar dhe zoti Berisha, u miratua nga pala shqiptare dhe u vu menjëherë në zbatim. Një tjetër zyrtar i lartë me pozicione kyçe, me prejardhje nga Bulatoviçët e Malit të Zi është Pavle Bulatoviç. Ai ka shërbyer në vitet 90’ si Ministër i Mbrojtjes së Ish-Jugosllavisë dhe konsiderohej si një ndër besnikët më të mëdhenj të Ish-Presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Pavle Bulatoviç, humbi jetën në vitin 2000 në një atentat në një restorant të njohur në Beograd. Ishte koha kur njerëzit dhe besnikët më të mëdhenj të Millosheviçit ishin nën shënjestër nga lufta e brendshme që mbërtheu Serbinë pas arrestimit të Millosheviçit dhe dërgimit të tij në Hagë. I treti në listë nga Bulatoviçët e rëndësishëm është Predrag Bulatoviç. Ai ka qenë drejtues i Partisë Popullore Socialiste malazeze dhe një kundërshtar i egër i pavarësisë së Malit të Zi, duke drejtuar madje dhe ekipin dhe mbështetësit e unionistëve në kohën e referendumit për pavarësinë që u mbajt në Malin e Zi në vitin 2006. Pas humbjes në referendum ai u tërhoq nga politika.



Sa shumë rastësi së bashku….!

Afiniteti i Berishajve me politikanë, biznesmenë apo me “frymën” serbe në moment të caktuara, duket i shumëpërsëritur në vite. Në vitin 1998, Nexhmije Hoxha në një intervistë për revistën “KLAN”, tha se kur u propozua emri Berishës për të qenë doktor i Enver Hoxhës, ajo i kërkoi shërbimit sekret dosjen e tij. Zonja Hoxha u shpreh se zbulimi shqiptar kishte të dhëna se të afërmit me origjinë serbe të zonjës Berisha ishin tejet të lidhur me shërbimet jugosllave, ndaj dhe ky element e pengoi asokohe Berishën për të qenë doktor i Hoxhës. Më tej në vitet 90’ Berisha siç dihet autorizoi furnizimin me naftë të ish-Jugosllavisë që ishte nën embargo. Duke vijuar me grushtin e shtetit në vitin 1998 në kulmin e luftës së UÇK-së në Kosovë (sipas ish luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi, i gjithë aksioni i 14 Shtatorit 1998 ishte një lëvizje destabilizimi e Shqipërisë në funksion të shfarosjes së UÇK-së në Kosovë, ndërsa sipas Fatos Klosit telefonatat e përgjuara të Berishës ato ditë tregonin se ai u udhëzua nga një shtetas malazes). Qershia mbi tortë duket se është zoti Damir Fazlliç, njeriu i punëve të pista të Beogradit, për të cilin Berisha pranoi me një krenari të habitshme në Kuvend se e kishte mik e shkuar mikut. Në fakt Fazlliç dhe partnerët e tij me ardhjen e Berishës kanë kapur tregun energjitik shqiptar, që është një treg strategjik, por edhe një numër i madh kompanish serbe operuan me sukses në Shqipëri në tendera e koncesione që pas vitit 2005. Bëhen shumë të dhëna…. Nëse të gjitha sëbashku janë thjesht rastësi, atëherë Berisha është… atdhetari më i pafat në rruzull.

Sa për modifikimin e emrit të nënës së znj.Berisha, po supozojmë se është gabim. Do të thotë që zonja Berisha pas këtij publikimi do shkojë të bëjë atë që nuk e ka bërë prej vitesh: ta korrigjojë. Do ta bëjë vallë?/Tema/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi