Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Shkaqet e puçrave (akneve) të fytyrës !!! Empty Shkaqet e puçrave (akneve) të fytyrës !!!

Thu 14 Mar 2013 - 17:54
Shkaqet e puçrave (akneve) të fytyrës !!! Girl-370x290

Lëkura ka mijëra zgavra të vogla të qimeve. Secila prej tyre ka një gjëndër dhjamore që prodhon një substancë yndyrore, sebum. Një reagim jonormal i gjëndrave dhjamore në lëkurë në hormonin mashkullor shkakton prodhim më të lartë të sebumit. Zakonisht ndodh në moshën e pubertetit kur prodhimi i hormoneve përfshirë testosteronin, rritet edhe tek djemtë edhe tek vajzat. Ndryshimet hormonale gjithashtu shkaktojnë qelizat e shtresës së sipërme të lëkurës të mbirriten, duke formuar një shtresë më të trashë e cila bllokon rrjedhjen e sebumit nga gjëndrat.Si rezultat i prodhimit të tepërt të sebumit dhe pengesës së rrjedhjes së lirë, gjëndrat dhjamore zmadhohen duke formuar puçra apo pika.
Hapja e gjëndrrave dhjamore është e mbushur me një masë sebumi i bashkuar me qeliza lëkure të vdekura. Këto qeliza kalojnë në një reaksion kimik duke formuar një ngjyrë të zezë – një ‘pikë të zezë’ (e cila është pigment i lëkurës, jo papastërti). Në këtë pikë shtrydhja mund të nxjerrë jashtë pikën e zezë apo sebumin e ngjyrosur dhe lejon vendin të thahet.
Në disa vende hapja e gjëndrës së është kaq e vogël sa ajri nuk mund të arrijë sebumin, kështu këto vende nuk krijojnë pikë të zezë por qëndrojnë me pikë të bardhë. Këto janë më të zakonshme dhe ka shumë gjasa të skuqet dhe të ndizet, në sajë të baktereve të gjetura shpesh në sipërfaqen e lëkurës të cilët lulëzojnë mbi sebum dhe shumëzohen në gjëndrat dhjamore, duke shkaktuar një reaksion inflamator.
Në qoftë se zgavra e qimes së bllokuar shkëputet, inflamacioni mund të përhapet. Kjo të çon në formimin e gungëzave dhe cisteve, të cilat lënë shenja kur zhduken.
Nuk ka baza shkencore tek ideja që dieta apo ushqime të caktuara i bëjnë puçrat të përkeqsohen (psh çokollata, ushqimet e skuqura apo të yndyrshme), por disa njerëz identifikojnë ushqime specifike që besojnë se përkeqësojnë gjëndjen e puçrave.

Shkaqet e zakonshme për formimin e akneve përfshijnë:
- Provime, lidhje të reja dhe forma të tjera të stresit
- Koha para periodave
- Shtatzania
- Disa lloje kozmetikash dhe medikamentesh
Puçrat ndodhin zakonisht në moshën e adoleshencës, por mund të jenë problem edhe për më të rriturit. Zakonisht fillon në pubertet, mes moshës 12 deri 14 vjeç, kur nivelet e rritura të hormoneve mashkullore stimulojnë gjëndrat dhjamore të rritin prodhimin e sebumit.
Më shumë se 90 % e adoleshentëve kanë puçra.
Femrat zakonisht ndikohen në një moshë më të vogël, kulmi i ashpërsisë është rreth moshës 17-18 vjeç, ndërkohë që kulmi për meshkujt është 19-20 vjeç. Meshkujt janë më të ndikuar, sepse ata prodhojnë më shumë testosterone.

Simptomat e puçrave
Simptomat kryesore janë njolla që klasifikohen nga të vogla, pika të bardha të padhimbshme deri tek ciste të mëdha, të acaruara dhe të skuqura të mbushura me sebum dhe qelb. Ngacmimi mund të lërë njolla në lëkurë.
Puçrat shfaqen më shpesh në fytyrë, por mund të shfaqen edhe në qafë, prapa veshëve, në kraharor dhe në pjesën e pasme të gjymtyrëve. Zakonisht është një gjendje e qetë, por për 15 % të njerëzve është e ashpër.

Trajtimi i puçrave
Ka dy qëllime për trajtim – të ulim numrin e njollave të skuqura që të parandalojë shenjave të lëkurës dhe stresin psikologjik, dhe të parandalojë të tjera për t’u formuar. Për të arritur këtë, trajtimet shenjëstrojnë të :
- Zvogëlojnë inflamacionin
- Zvogëlojnë prodhimin e sebumit
- Zvogëlojnë shtimin e qelizave të lëkurës
- Zvogëlojnë nivelet e bakteres propionibacterium acnes
Trajtimet e përdorura varen nga acarimi i puçrave
Lëkura e shëndetshme ka nevojë të marrë mjaftueshëm vitaminë A, C dhe E, zink dhe të paktën tetë gota ujë në ditë (të gjithë ne duhet t’a bëjmë këtë kemi apo nuk kemi puçra).
Është e mundur që t’i shtrydhim lehtësisht pikat e zeza dhe të bardha për të zhbllokuar gjëndrat dhjamore por duhet të kujdesesh që duart të jenë të pastra dhe që nuk po përdor shumë forcë (ka një rrezik që mund të rëndosh infeksionin dhe të dëmtosh lëkurën dukë lënë një shenjë më të madhe). Në se tregohesh shumë agresiv me shtrydhjen ti mund të shtysh infeksionin dhe kimikatet acaruese më thellë në lëkurë, duke bërë cistet dhe shenjat e përherëshme më të dukshme.
Në se dikush ka disa pika me raste, një locion larës fytyre me medikamente që eleminon yndyrën e tepërt dhe pastron fytyrën është gjithçka që duhet. Xhel, krem dhe locione që përmbajnë benzoyl peroxide janë gjithashtu ndihmuese veprimet antibakteriale dhe eleminimi i qelizave të vdekura ndihmojnë në pakësimin e niveleve të baktereve dhe të zhbllokojnë poret e lëkurës.
Shumë trajtime plotësuese që pretendojnë të trajtojnë puçrat bëjnë punë në disa njerëz dhe nuk bëjnë për disa të tjerë. Disa nga më të besueshmet janë maska xheli për fytyrë acidi silicik koloidal (të cilat duhen përdorur dy herë në ditë për të eleminuar yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës) dhe xhel vajor i pemës së çajit, i cili ka efekte antiseptike dhe antibakteriale.
Aty ku pikat janë të shumëta dhe rezistente ndaj masave të thjeshta, dhe veçanërisht në se lëkura është shumë e skuqur dhe e acaruar, trajtimet me antibiotikë mund të jetë më efektiv. Këto trajtime mund të konsistojnë në një locion të cilin e aplikon tek pikat, apo një kurë më tableta. Por duhet të bësh durim pasi mund të zgjasë deri në tetë javë për të patur një përmirësim të dukshëm dhe trajtimi duhet bërë për të paktën gjashtë muaj.
Ndërkohë që antibiotiku shenjëstron bakteret që shkaktojnë skuqjen dhe acarimin e pikave të zeza, ato nuk bëjnë efekt në procesin shkakton formimin e pikave në rradhë të parë.
Një trajtim tjetër efektiv konsiston në derivatet kimikate të vitaminës A e quajtur retinoid. Këto kimikate, të cilat aplikohen në sipërfaqen e lëkurës jo vetëm zvogëlojnë inflamacionin por gjithashtu zvogëlon rritjen e qelizave, kështu ndihmon të parandalojë formimin e pikave të reja sikurse edhe trajton pikat që janë.
Shumica e trajtimeve të paraqitur prej mjekëve për aknet konsistojnë në një kombinim benzyl peroxide, antibiotikësh dhe retinoidi, si edhe kimikate të tjera që mund të ndihmojnë siç është zinku.
Disa njerëz me forma të avancuara të puçrave që lënë shenja kanë nevojë për më mjekim më të fuqishëm i cili duhet të përdoret vetëm nga specialistët e lëkurës në spitaldhe terapi me lazer për të hequr shenjat.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi