Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
rudi.berisha
rudi.berisha
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 24
<b>Hobi</b> Hobi : Mendoi për të Menduar për atdhe, për Shqipëri.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Prishtinë
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/03/2013

Shqiperi Gjaku juaja ndërroj historinë për popullin e Kosovës

Thu 14 Mar 2013 - 22:37
Gjaku juaja ndërroj historinë për popullin e Kosovës


Për nderë të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë kushtuar lavdisë së Prekazit dhe legjendarit Adem JASHARIT dhe të gjithë të rënëve të kësaj familje të madhe patriotike kombëtare dhe të vetëflijuar për një gjuhë, një komb, një atdhe ndërruan jetë për të qen Kosova e lirë njëherë e përgjithmonë nga thundra e çetnikeve serb.



Si ishte Betimi i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ?

......................................................................................................................

"Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t'i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!"

...........................................................................................................................


Kosova i fali shumë vetëflijues atdheut të ti, familja Jashari në Prekaz më në krye më komandantin e UÇK-së Adem Jasharin ishin të bindur në fitore, ata ishin të bindur në liri më ta të gjallë a po të ndërruar jetë, por serish edhe më të gjallë së sa të gjallët liria, do të vjen.

Prekazi u kthye në ujëvara gjaku, Drini i bardhë në kullat e Jasharëve lëvizte një ujëvarë e kuqe, aty lindi liria, aty u shkrua fjala ‘’ JA LIRI ,JA VDEKJE ‘’, ata morën vdekjen, Kosova lirinë, ata mbetën të gjallë, Kosova ndërroi historinë. Sot dasmën që filloi Komandant Adem Jashari, Hamz Jashari dhe të gjithë familja e tij janë dasmorët më të mirë që i pati atdheu, ata janë krushqit e nuses që sjellën në Mëmëdhe të tokës shqiptare.

Sot më 5 mars po ju kujtojmë o dëshmorë të pavdekshëm të Arbërisë të Dardanisë e të shqiptarisë. Sot kombi ende i ndarë, sot nënat ende për të pagjetur të familjeve tyre duke qar, sot ende Kosova jo e qet por më Mitrovicë të ndarë, në Shkup djem të rrahur dhe të përgjakur nga forcat maqedonase çetnike duke ushtruar dhunë brutale mbi ta. Pjesën Lindore çetniket serb e zhvendosen edhe lapidarin e UÇPMB-së, po ku jemi ne sot, cilët janë tradhtarët, cilët janë mashtruesit tanë të kombit tonë shqiptare, ku janë trojet etnike shqiptare. KU JANË ?????
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Re: Gjaku juaja ndërroj historinë për popullin e Kosovës

Thu 14 Mar 2013 - 23:21
Shume i sakte shkrimi yt i nderuar, dua te te pergjigjem me nje pyetje mbi pyetjen tende "po ku jemi ne sot, cilët janë tradhtarët, cilët janë mashtruesit tanë të kombit tonë shqiptare, ku janë trojet etnike shqiptare. KU JANË ?????"

-Mos valle Sali Berisha?...
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiperi Re: Gjaku juaja ndërroj historinë për popullin e Kosovës

Fri 15 Mar 2013 - 11:38
kalon tek historia
Sponsored content

Shqiperi Re: Gjaku juaja ndërroj historinë për popullin e Kosovës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi