Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Clinton uron popullin shqiptar për pavarësinë Empty Clinton uron popullin shqiptar për pavarësinë

Wed 28 Nov 2012 - 11:10
Clinton uron popullin shqiptar për pavarësinë 534615_536583849686374_138657996_n

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka uruar popullin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në një deklaratë për shtyp, Clinton është shprehur: “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë jam e kënaqur për t’iu dërguar urimet më të mira për popullin e Shqipërisë, ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor. Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë kështu që t’i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar.” Sekretarja amerikane Klinton ka vlerësuar gjithashtu Shqipërinë si partner dhe mik të SHBA-së. “Ndërsa ju festoni me familjet dhe të dashurit, dijeni se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik. Ne shikojmë përpara për një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, përfundon deklarata për shtyp e sekretares Clinton.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi