- SalomiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2617
Hobi : shoping
Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
Anetaresuar : 01/02/2010
Pse puna dhe profesioni pengojne marredhënien intime?
Sun 5 Dec 2010 - 20:48
Mendoni pak: Me shume se 90 per qind e jetes eshte e mbushur me kerkime mondane, si pastrimi i shtepise, pagesa e faturave qe nuk te le te qete per çdo muaj, apo furnizimi i shtepise me ushqime etj. Po ashtu shume meshkuj dhe femra kane detyrime financiare qe u kerkojne atyre te punojne gjithe diten dhe pune nga me te veshtirat. Ne kete bote plot detyrime dhe pergjegjesi, Zoti ka hedhur diçka te mrekullueshme ne prehrin tone. Ne fund te dites kur kemi lene punen, femijet kane shkuar ne shtrat dhe ne me ne fund mund te prekemi, puthemi dhe kenaqim njeri-tjetrin sikur asnje shqetesim apo problem te mos na kishte ndodhur ate dite.
Nje jete seksuale e kenaqshme i jep ngjyra marteses nga fillimi deri ne fund dhe nje lidhje shume e forte krijohet mes bashkeshorteve kur ata vleresohen, besojne tek njeri-tjetri dhe thurin edhe endrra mes tyre. Nje mashkull i cili ndihet i plotesuar seksualisht do te beje gjithçka per partneren e tij.
Pse ndodh kjo?
Seksi eshte nevoja thelbesore per çdo mashkull dhe nese ata verejne se kjo eshte diçka qe nuk i mungon per asnje çast, ata ndjejne shume vleresim dhe dashuri ndaj personit qe kane ne krah.
Nje mashkull i kenaqur seksualisht kur rruges nga puna per ne shtepi i jep makines dhe thote “sa me fat ndihem qe jam martuar me kete grua. Duhet te jem mashkulli me i lumtur ne kete bote”. Duke e ndjere veten kaq mire, ai fillon te mendoje se si te shperbleje kujdesin dhe lumturine qe i falni.
Çfare te veçante mund te pergatiste per ju ate nate, si mund t’u beje te ndizeni flake, cilat mund te jene komplimentet qe do t’u depertonin thelle ne zemer etj. Nese doni kete lloj besnikerie dhe vleresimi, atehere “takoni” nevojat seksuale te bashkeshortit tuaj. Shume femra mund te mendojne, e kam provuar diçka te tille dhe nuk funksionoi. Por ne fakt, ju nuk duhet vetem “te perpiqeni” per kete, kjo sjellje duhet te behet pjese e çdo dite tuaj.
Nje kohe e mire per seks do te beje nje mashkull shume mirenjohes per nje kohe te gjate.
Refuzimi
Por nese refuzoni partnerin tuaj per pese minuta, atehere rrezikoni qe ai t’u refuzoje me shume se pese here dhe jo vetem ate dite. Per pjesen me te madhe te meshkujve, kjo nevoje seksuale eshte nje kerkese qe ata kane ndaj bashkeshorteve te tyre. Ju mund te jeni nje kuzhiniere e shkelqyer, keshilluese shume e mire, por nese nuk i kushtoni rendesi menyres si beni dashuri me te, bashkeshorti do te ndihet i zhgenjyer. Me pak fjale, nese i jepni bashkeshortit seks te hatashem, nuk duhet te çuditeni qe ai nuk do t’i kushtoje shume rendesi gjerave te tjera.
Nje mashkull dhe nje femer jane lidhur bashke per te mos u ndare kurre me, ndaj duhet te perpiqen qe çdo dite te tyre ta shijojne dhe gezojne sikur te ishte e para qe kalojne me njeri-tjetrin. Nese nuk jeni intime dhe te dashur me partnerin, atehere me ke do te jeni? Ne momentet tuaja me te bukura silluni ashtu siç ai deshiron, beni levizjet, thoni fjale qe ate do ta gezonin me shume. Nje mashkulli i pelqen te mendoje dhe besoje se ju jetoni dhe mendoni vetem per te edhe nese kjo nuk eshte e vertete, shtiruni sikur te ishte. Ne nje çift dy gjerat me te rendesishme jane dashuria dhe seksi, gershetojini te dyja, per te pasur martesen dhe marredhenien qe keni deshiruar gjithmone./shqiperia.
- VizitorVizitor
Re: Pse puna dhe profesioni pengojne marredhënien intime?
Fri 10 Dec 2010 - 22:10
problemi nuk eshte te puna apo te profesioni problemin duhet ta kerkosh ne anen personale besoj
Re: Pse puna dhe profesioni pengojne marredhënien intime?
Sun 12 Dec 2010 - 17:38
per mua personalisht nuk me pengon....
Re: Pse puna dhe profesioni pengojne marredhënien intime?
Sun 12 Dec 2010 - 17:45
ndoshta pengon normale te ndodh besoj,lodhja,stresi,rutina ben te sajen pastaj esht e tjetra se nese partnerja ka sukses ne profesionin e saj pra esht me e zonja kjo si pelqen nje mashkulli se ndihet me i perulur dhe se partnerja nuk varet me nga ai nga ana ekonokime,kjo besoj sjell nje lekundje ne nje marredhenie...
Re: Pse puna dhe profesioni pengojne marredhënien intime?
Mon 13 Dec 2010 - 0:35
qfar do qe te ndodh jane pjes e jetes ama kur e don dike me shpirt gjithqka perballojne qifti e i kapercen sfidat e jetes sipas mendimit tim....
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi