Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shkodër, përmbytet qyteti  Empty Shkodër, përmbytet qyteti

Fri 15 Mar 2013 - 11:07
Shkodër, përmbytet qyteti  Shkoderpermbytje

Dyfishimi i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës ka përkeqësuar gjendjen gjatë natës, ndërsa uji vazhdon të “shtrijë territoret” e tij në Qarkun e Shkodrës.

Nga raportimet zyrtare mësohet se mëngjesin e së premtes ndodhet nën ujë pjesërisht qyteti i Shkodrës.

Zonat e përmbytura janë lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Mark Lulaj dhe Pedonalja. Nën ujë dhe me qindra familje të izoluara ndodhen në disa komuna pranë qytetit.

Kështu, shkarkimi i 2 400 metrave kub ujë në sekondë gjatë natës nga Vau i Dejës ka përkeqësuar gjendjen në komunën Ana e Malit. 1 800 hektarë tokë janë përmbytur, ndërsa 161 shtëpi të izoluara në Obot.

Në fshatin Gorricë janë izoluar 19 shtëpi, në Murriçan 11 të tjera. Në komunën Guri i Zi u përmbytën rreth 800 hektarë, me 20 shtëpi të izoluara.

Në Bërdicë janë permbytur 500 hektarë, me një total prej 55 shtëpish të izoluara.

Gjendja kritike është edhe në Qarkun e Fierit. Lumi i Vjosës ka mbërritur nivelin kritik dhe po del nga shtrati i tij. Nën ujë janë komunat Hekal, Kut, Cakran dhe Frakull, ku dhjetëra familje të tjera janë të izoluara.

Fshatrat Cerven, Pishporo dhe Kashisht rrezikojnë seriozisht te përmbytjen nga uji ne oret ne vazhdim, ndersa 3 mije banoret u evakuan qe te enjten nga zonat me problametike.

Te enjten, prefekti së bashku me Shtabin e Emergjencës inspektuan prurjet e lumit Vjosa të Ura e Mifolit, ku janë përcaktuar edhe shkallët e rritjes së nivelit të ujit. Policia e Fierit ka vënë në funksion shërbime të përforcuara dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për t’u ndodhur pranë banorëve në rast nevoje.

Përmbytja e fundit nga lumi Vjosë ndodhi në vitin 2010, ku u përmbyten dhjetra banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.

Situata është e rënduar edhe në Lezhe. Lumi i Matit është në pike kritike, ndersa Fani i Vogel rrezikon nenstacionin e Mirdites

Elbasan-Gramsh, bllokime nga reshjet

Situatë e rëndë është krijuar prej sasisë të lartë të reshjeve të orëve të fundit në rrugën nacionale Elbasan-Gramsh.

Prurjet e shumta te lumit Devoll e kane bere kete rruge te pakalueshme per te gjitha llojet e mjeteve.Ujerat e lumit kane mbuluar uren e Shushices dhe nga te dyja anet nuk mund te kryhet asnje levizje. Niveli i ujit mbi ure i kalon 70 centimetra, duke e bere te pamundur kalimin edhe te mjeteve te larta.

Policia e cila ka shkuar ne vendngjarje po sigurohet qe asnje mjet te mos kaloje ne kete ure qe tashme eshte e zhytur e gjitha ne ujerat e lumit Devoll. Sipas banoreve te zones nje situate e tille perseritet sa here ka reshje te dendura shiu dhe diga nuk perballon fluksion e prurjeve. /top channel/

Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Shkodër, përmbytet qyteti  Empty Re: Shkodër, përmbytet qyteti

Fri 15 Mar 2013 - 11:18
a mer sali berishe si e ke katandis vendin tone Shkodër, përmbytet qyteti  956763743 Shkodër, përmbytet qyteti  956763743
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi