Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Meksikë, shpërthejnë fishekzjarret, 12 viktima Empty Meksikë, shpërthejnë fishekzjarret, 12 viktima

Sat 16 Mar 2013 - 8:45
Meksikë, shpërthejnë fishekzjarret, 12 viktima Meksike-shperthimi

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur, kur një kamion i vogël i ngarkuar me fishekzjarre shpërtheu në një fshat të vogël në qendër të Meksikës.

Shpërthimi ndodhi gjatë një festimi fetar në Jesus Tepactepec, një fshat në shtetin e Tlaxcala. Fshatarët ishin duke marrë pjesë në një kortezh, kur një fishekzjarr u ndez papritur brenda automjetit, sipas raportimeve.

14 ambulanca, një njësi lëvizëse mjekësore dhe 2 helikopterë të ndihmës së shpejtë u dërguan në fshat, për të ndihmuar të plagosurit. Shumë prej tyre janë dërguar në spital, në shtetin fqinj të Puebla-s.

“Zot, kjo është një tragjedi”, tha peshkopi i Tlaxcala, Francisco Moreno, i cili ishte prezent në vendngjarje gjatë shpërthimit.

Guvernatori i shtetit, Mariano Gonzalez, urdhëroi të gjitha spitalet e rajonit të trajtojnë viktimat e shpërthimit.

“Njerëzit ishin duke marrë pjesë në një kortezh fetar në Jesus Tepactepec, kur një raketë mori zjarr në kamionin, që ishte i ngarkuar me një sasi të madhe fishekzjarresh”, tha drejtori i mbrojtjes civile për shtetin e Tlaxcala-s, Jose Mateo Morales.

Ai tha se numri i viktimave mund të rritet, pasi rrugët ishin plot me njerëz, që po përgatiteshin për festimet e shenjtorit mbrojtës të fshatit, Jesusito./top channel/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi