Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në Kanada, shpërthejnë vagonët që transportonin naftë (video) Empty Tragjedi në Kanada, shpërthejnë vagonët që transportonin naftë (video)

Sun 7 Jul 2013 - 19:45
Tragjedi në Kanada, shpërthejnë vagonët që transportonin naftë (video) Thumb_250x150
Tronditës është raporti i ardhur nga Kanadaja pas shpërthimit vdekjeprurës së vagonëve që transportonin naftë dhe lëndë kimike në Kanada. Deri më tani rezulton se si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën tre persona. Ngjarja ka ndodhur në një qytet të vogël pranë Kebekut, në Lak Meganik. Sipas deklaratave të zjarrfikësve, numri i personave të zhdukur ka kapur shifrën 80.

Një prej zjarrfikësve deklaroi për agjencinë franceze të lajmeve se në një bar pranë vendit të shpërthimit ndodheshin 50 vetë, por tashmë nuk ka mbetur asgjë. “Vala shpërthyese e hodhi ndërtesën në erë”, shtoi ai. Edhe sipas policisë kanadeze, numri i viktimave do të rritet ndjeshëm.

Sipas zëdhënësit të policisë, Guy Lapointe, numri i viktimave është i madh, por nuk pranoi të pohonte apo mohonte mediat, sipas së cilave priten deri në 80 viktima.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së të premtes, në një qytet me 6.000 banorë rreth 250 kilometra në lindje të Montrealit, ku shpërthyen njëherësh katër vagonë të një treni që transportonte naftë. Ndiqni videon. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi