Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

‎5 shenjat që tregojnë se jeni ju “shefja” në një lidhje  Empty ‎5 shenjat që tregojnë se jeni ju “shefja” në një lidhje

Mon 18 Mar 2013 - 8:51
Ka disa femra qe dëshirojnë me patjetër te dominojnë mbi partneret e tyre. Po ju, mendoni se jeni “shefe” ne lidhjen qe keni krijuar? Zbulojeni.

Gjate mbrëmjeve me miqtë jeni ju qe monopolizoni vëmendjen

Ai duket me shume si një truproje sesa si partneri qe duhet te dominoje lidhjen. Ju flisni gjithë kohës dhe bëni rolin e interesantes.

Partneri juaj kërkon me shume prova dashurie sesa ju

Tek ju, skemat tradicionale janë te përmbysura. Ju nuk jeni nga ato femra qe kërkojnë shume nga partneri, qe doni me tepër ngrohtësi, etj. Përkundrazi, ai është me romantiku dhe kërkon qe t’ia shprehni me tepër ndjenjat.

Jeni ju qe merrni vendimet me te rëndësishme

Ju merrni vendimet me te rëndësishme, ndërsa ai kujdeset me gjerat e përditshme. Po, po. Ju e lini atë te zgjedhe ngjyrat e perdeve, deodorantin e tualetit apo edhe programet televizive. Por kur behet fjale për te vendosur vendin e pushimeve, datën e martesës apo shtëpinë ku do banoni, jeni ju ajo qe vendosni.

Ju e keni ndryshuar tërësisht pamjen e tij

Qe kur ai është lidhur me ju ka ndryshuar rrënjësisht. Ndikimi juaj është kaq i madh saqë ai iu bindet edhe për mënyrën e veshjes apo modelin e flokëve.

Zakonisht ai është toleranti, ndërsa ju e ashpra

Jeni ju ajo qe e “dënoni” atë kur i kalon kufijtë, ndërsa ai tregohet me tolerant dhe i kuptueshëm.

Nëse te gjitha këto shenja iu përshtaten do te thotë se “shefja” ne lidhjen qe keni krijuar jeni ju. Kujdes! Për një marrëdhënie te mire dhe afatgjate nuk duhet te ekzistoje roli i dominuesit.


Edituar për herë të fundit nga EpiKada në Mon 18 Mar 2013 - 14:56, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Burimi informacionit ??)
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

‎5 shenjat që tregojnë se jeni ju “shefja” në një lidhje  Empty Re: ‎5 shenjat që tregojnë se jeni ju “shefja” në një lidhje

Mon 18 Mar 2013 - 12:29
Ou d.m.th une qenkan shefja Razz
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi