10 shenjat që tregojnë se ai po flirton me ty
Sun 30 Mar 2014 - 19:22
Shenjat e listuara këtu mund të të tregojnë nëse ai ka interes për ty.
1. Buzëqeshja e ëmbël
Një buzëqeshje e ëmbël është një shenjë e mirë dhe kur vjen puna te flirtimi, kjo është shenja më e sigurt se ai është i interesuar për ty. Nëse e dallon të të buzëqeshë, ka shanse se të pëlqen dhe do të afrohet. Mbase ai është i turpshëm, ndaj pse mos t’i tregosh konfidencë dhe ta inkurajosh duke e afruar ti e para?
2. Skuqja e lehtë
Ndoshta ti e di sesa e vështirë është të flirtosh me djemtë e turpshëm, por kjo nuk do të thotë se duhet ta shmangësh këtë tip mashkulli. Nëse e dallon skuqjen e tij, kjo është një shenjë e dukshme se ai po flirton me ty. Në fakt, jo vetëm të turpshmit skuqen, por edhe ata që kanë pëlqim për një vazjë.
3. Kontakti me sy
Kjo shenjë është pak hileqare, por sigurisht që ai ju kushton vëmendje, nëse ju sheh. Kontakti me sy është i rëndësishëm gjatë komunikimit dhe ne duhet ta përdorim këtë formë komunikimi sa më shpesh të mundim.
4. Pasqyrimi
Ndonjëherë një burrë pasqyron lëvizjet e një gruaje, pa e ditur. Kjo është një shenjë që po flirton. Për shembull, ju mund të qeshni dhe ai qesh pas jush.
5. Duart në mes
Nëse ai qëndron me duart në mes, ose nëse i vendos gishtat e mëdhenj në rrypin e mesit, mund të jetë i interesuar. Kështu po të tregon se është një burrë me vetëbesim.
6. Një prekje flirtuese
Nëse ai ju prek, kjo është padyshim një shenjë që po flirton me ju. Por kur ju prek aksidentalisht, kjo është një shenjë absolute që duhet ta shikoni. Do të thotë se ai po përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj dhe të kërkojë justifikim për të hyrë në bisedë.
7. Anim i kokës
Mënyra sesi një burrë e anon kokën mund të tregojë se të pëlqen. Nëse e anon kokën nga ti, kjo do të thotë se po dëgjon me vëmendje çdo fjalë që ti thua dhe është i interesuar që të të dëgjoë.
8. Pupila të zmadhuara
Ndonjëherë sytë tregojë atë që nuk duam të themi. Kur dikush na tërheq, pupilat zmadhohen.
9. Vetulla të ngritura
Ai mund të fshehë sytë, por jo vetullat. Nëse sytë zgjerohen dhe vetullat mbeten të ngritura kur ju bisedoni, padyshim që ai po flirton me ty.
10. Nuk e mban vendi
A vjen ti rrotull një mashkulli që e pëlqen? Padyshim dhe kjo është diçka normale. Edhe ai, nëse bën të njëjtat lëvizje, do të tregojë se të pëlqen, por është nervoz të fillojë një bisedë më ty.
- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: 10 shenjat që tregojnë se ai po flirton me ty
Mon 31 Mar 2014 - 0:04
e dime e dime
Re: 10 shenjat që tregojnë se ai po flirton me ty
Mon 31 Mar 2014 - 11:30
Po 10. Shenjat se tregojn se Flirtojn me te tjerat.... Jo vetem me Ty.... N...
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: 10 shenjat që tregojnë se ai po flirton me ty
Mon 31 Mar 2014 - 16:01
Po kshu drejt e ne thela ska.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi