Ambasadori grek në Tiranë nderon Nënë Terezën
Fri 22 Mar 2013 - 2:50
Pranvera e Kulturës greke
Qeveria greke nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë do të nderojë figurën e Nënë Terezës, humanes dhe shenjtores më të madhe shqiptare, siç u cilësua dhe nga ambasadori grek në Shqipëri, Leonidas Rokanas. Gjatë nj takimi me median në Shqipëri, ambasada greke ka prezantuar javën e kulturës greke në Tiranë, ‘Pranvera Greke e Kulturës në Shqipëri”. Gjatë prezantimit të këtij programi, ambasadori Rokanas deklaroi se nëpërmjet këtij evenimenti Greqia synon bashkimin dhe bashkëpunimin mes dy popujve fqinjë. Qeveria greke do ti dhurojë qeverisë shqiptare, konkretisht Ministrisë së Kulturës një vepër arti në formën elektronike të tij, Ikona e Nënë Terezës e cila do të vendoset dhe zbukurojë sheshin me të njëjtin emër në Tiranë. Ceremonia e dorëzimit të kësaj vepre do të bëhet në datën 26 mars në Ministrinë e Kulturës në prani të ministrit Aldo Bumçi dhe ambasadorit Leonidas Rokanas.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
A ishte Nënë Tereza vërtet shenjtore?
Fri 22 Mar 2013 - 13:05
Ne lidhje me Nene Terezen:
Thjeshte per informacion ,po postoj nje artikull qe para disa ditesh lexova ne gazeten online (shekulli .com)
Erald Deliu
-Disa kërkues po vënë në dyshim shenjtërinë e Nënë Terezës pasi kanë bërë kërkime te gjata në jetën e saj. Në një artikull të publikuar në britaniken “Daily Mail” shkruhet se dy kërkues kanë studiuar rreth 300 dokumente për Nënë Terezën, ku sipas tyre vihet në dyshim përkujdesja e saj për të sëmurët si dhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me fondet, qëndrimet ndaj abortit, divorcit dhe kontraceptivëve, të cilat nuk kanë qenë në koherence me Vatikanin.
Nënë Tete
Duke shkruar për revistën “Studies in Relegion/Sciencies” (Studime mbi fenë dhe shkencën), Serge Larivie dhe Genevieve Chenard, thonë se lumturimi i saj mund vihet në dyshim pas kërkimeve të hollësishme që ata kanë kryer.
Profesori Larivie tha: “Teksa po kërkoja në disa dokumente për fenomenin e altruizmit më ra në sy një përshkrim i Nënë Terezës për qëndrimet e saj në një seminar lidhur me etikën dhe kështu u bëra më kurioz për të kërkuar më tej. Përshkrimi ishte aq mahnitës sa më shtyu të kërkoja akoma më tej lidhur me jetën e saj.”
Pasi studiuan rreth 300 dokumente për jetën e Nënë Terezës, kërkuesit arritën në përfundimin se një numër çështjesh që lidheshin me aktivitetin e saj, nuk kishin qenë aspak në axhendën e Vatikanit.
Ndër to përfshihet ‘mënyra e saj e dyshimtë për t’u përkujdesur për të sëmurët, kontaktet e saj me politikanë, menaxhimi i paqartë i shumave të mëdha të parave që ajo merrte, si dhe pikëpamjet e saj lidhur me abortin, kontraceptivët dhe divorcin.
Deri në momentin që u nda nga jeta, Nënë Tereza pati hapur 517 misione që ndihmonin të varfrit dhe të sëmurën në më shumë se 100 shtete të globit. Por këto misione janë cilësuar si ‘shtëpitë e të vdekurve’ nga doktorët të cilët i kanë vizituar ato më parë, veçanërisht në Kalkuta të Indisë.
Disa mjekë kanë përshkruar se në këto ambiente kishte një mungesë të theksuar të higjenës, madje ato nuk plotësonin as kërkesat më minimale. Në to mungonin gjithashtu qetësuesit e dhimbjeve si dhe ushqimi i shëndetshëm. Këto nuk vinin për shkak të mungesës së fondeve, pasi fondacioni i krijuar nga Nënë Tereza, pati grumbulluar me miliona paund. Pavarësisht kësaj, në një numër të madh katastrofash që kanë ndodhur në Indi, thuhet se Nënë Tereza u ka dërguar të prekurve nga fatkeqësitë natyrore vetëm lutje dhe medaljone të Shën Marisë, në vend të ndihmave financiare.
Larivee thotë se, Nënë Tereza ka pranuar titullin Legjion i Nderit dhe një grant të majmë nga diktatura e Haitit. Gjithashtu, miliona dollarë, sipas profesor Larivee, janë transferuar në shumë llogari bankare, pjesa më e madhe e tyre janë mbajtur sekret.
“Duke parë përkushtimin që Nënë Tereza kishte për misionet e saj, lind një pyetje shumë e thjeshtë. Ku kanë shkuar miliona dollarë që ishin destinuar për të varfrit?”, shkruan profesor Larivee. Ai shton gjithashtu se imazhi i saj u ndërtua nga një takim në vitin 1968 nga një intervistë me gazetarin e BBC-së Malcom Muggeride, i cili është njohur si një katolik i devotshëm dhe antiabort.
Sipas Larivee, ishte promocioni që ai i bëri Nënë Terezës ai që i dha shtysë famës së saj.
Por gjithsesi, pavarësisht këtyre fakteve kontradiktore, autorët pranojnë edhe shumë anë pozitive të Nënë Terezës dhe reputacionit të saj.
“Imazhi i mrekullueshëm i Nënë Terezës ka zhvilluar dhe nxitur shumë iniciativa humanitare, të cilat janë të angazhuara për t’i dhënë ndihmën e tyre shtresave në nevojë. Këtë ne nuk kemi si ta mohojmë kurrsesi”, shprehet Larivee.
“Ajo me figurën e saj ka frymëzuar shumë vullnetarë, puna e të cilëve i është përkushtuar vetëm shtresave në nevojë me vetëmohim, edhe pse pjesa më e madhe të këtyre misionarëve nuk kanë dalë kurrë përpara kamerave. Gjithsesi, mbulimi që media i ka bërë Nënë Terezës, duhet të ishte më rigoroz”, shton ai.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi