Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

ISHP: Në rritje numri i përdoruesve të drogës, në rrezik nxënësit e shkollave Empty ISHP: Në rritje numri i përdoruesve të drogës, në rrezik nxënësit e shkollave

Sat 23 Mar 2013 - 20:48
ISHP: Në rritje numri i përdoruesve të drogës, në rrezik nxënësit e shkollave Shkolla-300x200Alarmante janë shifrat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik lidhur me përdoruesit e drogave në kryeqytet.
Sipas ISHP-së, niveli i përdorimit të lëndëve narkotike rritet nga viti në vit. Të së njëjtit konkluzion janë edhe qendrat që trajtojnë përdoruesit e drogave, të cilat theksojnë se shumica prej tyre janë adoleshentë.
ISHP informon se rreth 7% e të rinjve përdorin droga nga më të lehtat, deri tek ato të rëndat apo me injeksione. Sipas këtyre të dhënave, kjo përqindje është në rritje dhe prek kryesisht nxënësit e shkollave të mesme, që janë më të ekspozuar ndaj lëndëve narkotike.
Qytetet më problematike janë qytetet e mëdha, si Tirana, Durrësi, Fieri apo Vlora. Trafikantët e drogës përqendrohen kryesisht pranë zonave urbane dhe droga të formave të ndryshme qarkullojnë edhe pranë mjediseve shkollore.
Për parandalimin e këtij fenomeni në rritje, specialistët pranë ISHP-së shprehen se duhen marrë masa efikase, nëpërmjet programeve enkas për këtë problem. Pasojat e përdorimit të drogave (të cilat do forme) janë shumë të rënda për shëndetin dhe jetën sociale të përdoruesve. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi