Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovë, rritet numri i përdoruesve të drogës Empty Kosovë, rritet numri i përdoruesve të drogës

Mon 18 Jul 2011 - 17:08
Policia e Kosovës pranon që në Kosovë numri i përdoruesve të drogës është në rritje dhe se Prishtina është qendra ku ka më së shumti narkomanë.
Varësia e të rinjve nga droga shihet si dukuri shqetësuese nga organizata të ndryshme që merren me rehabilitimin e tyre. Qendra “Labirint” është njëra prej qendrave të tilla.
“Me marihuanë kam filluar në moshën 15-16 vjeçare”, thotë një përdorues i narkotikëve.
Ky është vetëm njëri nga qindra të rinjt konsumues të drogës dhe i cili tani po rehabilitohet në qendrën mediko psikoterapike “Labirint”. Drejtori i kësaj qendre, Safet Blakaj, tha se vetëm në këtë qendër janë të regjistruar 690 përdorues të drogës, por ai shprehet i sigurt që në Kosovë numri i tyre është më i lartë.
“Të gjithë ata klientë që janë paraqitur në qendrën tonë janë të varur nga droga. Ky është numri i të regjistruarve. Ka edhe të atillë që vijnë për t’u shoqëruar me të tjerët këtu ata janë të paregjistruar” tha Blakaj për Radion Blue Sky.
Narkomanët janë të rrezikuar edhe nga infektimi me virusin HIV, por sipas Blakajt, në Kosovë, nuk është asnjë narkoman i infektuar me këtë virus. Ndërkaq, në qendren rehabilituese “Labirint” mund të bëhen teste të HIV, hepatit B dhe C.
15 persona kanë humbur jetën vitin e kaluar në Kosovë si pasojë e përdorimit të drogës. Blakaj tha se ekziston rreziku që ky numër të jetë edhe më i lartë gjatë këtij viti.
“Vitin e kaluar kemi vërejtur një rritje të shpejtë të vdekjeve, do të thotë të mbidozës, prandaj duhet që të ndërmerret diçka më e fuqishme në progranmet e preventives”, tha Blakaj.
Edhe Policia e Kosovës pranon që në Kosovë numri i përdoruesve të drogës është në rritje dhe se Prishtina është qendra ku ka më së shumti narkomanë. Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa fushata që të ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie. Bahri Shala nga Departamenti kundër drogës thotë se marihuana është lloji i cili është konstatuar që përdoret më së shumti në Kosovë.
“Gjatë periudhës janar-qershor 2011 janë kofiskuar 87 kg drogë të llojit të këtillë, pastaj heroina me 33 kg, ekstazi 691 copë, hashash rreth 2.5 kg etj. Të gjitha këto sipas disa statistikave kanë vlerën e rreth 220 mijë euro”, thotë Shala.
Dhe, i riu I cili pranoi të flas për Radio Blue Sky jep mesazhin për të gjithë të rinjët: ” Mos përdorni drogë”
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovë, rritet numri i përdoruesve të drogës Empty Re: Kosovë, rritet numri i përdoruesve të drogës

Mon 18 Jul 2011 - 17:09
Shume keq...
Kujdesuni mo...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi