Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

ISHP: Shtohet numri i njerëzve të prekur me virusin AH1 Empty ISHP: Shtohet numri i njerëzve të prekur me virusin AH1

Mon 3 Mar 2014 - 20:11
ISHP: Shtohet numri i njerëzve të prekur me virusin AH1 45a1d29d85996fa2da36b34Prej javës së 3-të të muajit tetor 2013 deri më datën 2 mars 2014 janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, 486 mostra nga persona të dyshuar për grip ku rezultuan 77 (16%), rezultuan pozitive.

Në deklaratën për mediet lidhur me situatën epidemiologjike të gripit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik deklaron se 36 (47%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A(H3) dhe 41 (53%) mostrave pozitive me virusin A(H1).

Përsa i përket shpërndarjes së barnave antivirale, ISHP bën të ditur se “në fillim të sezonit të gripit (java e 40-të, 2013), gjendja e barit Tamiflu, në depot qendrore në ISHP, ishte 85,630 tableta. Deri më sot janë shpërndarë sipas planit të kontigjencës 15,600 tableta në të gjithë spitalet rajonale dhe universitare në vend”.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga sistemi i referimit të rasteve me SRRA (Sindromë të Rëndë Respiratore Akute), deri sot kanë ndodhur 2 raste vdekjeje te konfirmuara nga laboratori virologjik të prekur me virusin pandemik A(H1).

/Shekulli Online/S.H./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi