Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Flisni në celular me zemrën tuaj! Empty Flisni në celular me zemrën tuaj!

Wed 8 Dec 2010 - 18:27
Flisni në celular me zemrën tuaj! Celular-100x100Për pak kohë do të jetë e mundur të ndërroni mesazhe me zemrën tuaj! Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë. Zemra do të na dërgojë mesazh e do të na tregojë nëse është në gjendje të mirë.
Kjo do të arrihet me anën e telemjeksisë. Specialistët hollandezë paraqitën një ekran i cili do të kryejë diagnozën e zemrës dhe do të na e dërgojë atë me mesazh në celular duke na shtyrë të vizitojmë mjekun sa herë që është e nevojshme.
Sistemi i ndërtuar nga hollandezët, quhet “Body Area Network” dhe përcjell informacione në celular, në lidhje me zemrën, trurin dhe muskujt.
Në të njëjtin moment, informacioni transmetohet në Internet dhe nga aty tek mjekët e çdo pacienti. Në këtë mënyrë, do të mund të shpëtohen jetë përderisa këshillat pacientit mund ti përcillen më shpejt nga mjeku nëpërmjet teknollogjisë.Ekrani pritet të përdoret së shpejti për ndjekjen e pacienteve që kanë kaluar hemoragji celebrale.
Specialistët janë të sigurtë se kështu do të lirojnë disa vende nga urgjencat e spitaleve duke qenë se nuk do të jetë nevoja që pacentët të transportohen deri atje të frikësuar për diçka që ndoshta nuk ia vlen.(R.XH./Albnow)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi