Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Një krim që fton për reflektim Empty Një krim që fton për reflektim

Mon 25 Mar 2013 - 13:06
Një krim që fton për reflektim Genta%20kaloci

Genta Petro Kaloçi/ Pedagoge

-Ngjarjet e ditëve të fundit na kane bërë të jemi më sensitivë ndaj dënimeve të dhëna ndaj individëve që kryejnë disa krime të cilat janë bërë të dukshme në shoqërinë në të cilën jetojmë. Ajo që duhet të sqarojmë është se këto krime nuk u shfaqën nga asgjëkundi, por ata kanë qenë pjesë e jetës sonë në komunitet. Mënyra se si sistemi i drejtësisë vepron në këtë vend na konfirmon dyshimet se si arritëm deri në atë pikë që dalin në pah fenomene të tilla. Kjo nuk do të thotë se shoqëria ka marrë një drejtim jo të mirë, as që njerëzit janë bërë më të prirur tani të kryejnë vepra të tilla, por fakti se në një shoqëri të tillë elementi i tabuve dhe i turpit, mos ekzistenca e komunikimit midis pjesëtarëve të familjes dhe mungesa e besimit dhe e frika se fëmija nuk do besohet bën të mundur që këto fenomene të mos dalin deri në denoncimin e tyre. Gjithashtu, duke folur për lidhjen e fortë midis pjesëtarëve të një familjeje, duhet të ketë komunikim të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv në mënyrë që dhe fëmija mos të ngurojë, të mos ketë frikë, turp të flasë hapur për diçka që i ka ndodhur nga ndonjë individ më i madh në moshë të cilës do gjinie moshe race. Zhvillimet e ngjarjeve të fundit kanë bërë të mundur të vihen në qendër të vëmendjes fëmijët, të cilët janë pjesë e kësaj shoqërie që ka probleme dhe e cila kalon një periudhë të stërzgjatur tranzicionit. Kjo sigurisht ka pasojat e veta në shëndetin fizik dhe mendor të qytetarëve të vet pa përjashtuar të mëdhenj dhe të vegjël. Ky shkrim nuk është për të dalë në mbrojtje të aktit që ky individ ka bërë ndaj një të mituri, por për të parë si shoqëri më në thelb të problemit. Ditët e fundit kemi dëgjuar të gjithë nga goja e njerëzve që s’kanë asnjë profesion, që s’kanë lidhje me krimet, me studime në fushën e kriminalistikes të hedhin benzinë në një situatë kaq të ndjeshme dhe delikate për teza si p.sh, dënimin me vdekje dhe rivendosjen e këtij dënimi në sistemin e drejtësisë. Sigurisht, jeta është e drejtë natyrore juridike që po ashtu mbrohet nga ligji dhe që s’mund të merret në asnjë rrethanë ose kushte të jashtëzakonshme. Gjithashtu mund të flasim për shumë shkelje që janë bërë këto ditë nga mediat që kanë nxjerrë emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje; në këto raste një praktikë e njohur e përdorur janë inicialet e personave. Kjo bie ndesh me të drejtën e ruajtjes se anonimatit dhe privatësisë së çdo individi. Mos shkojmë më tej, por po përmend pak dhe për një protestë që u realizua nga disa qytetarë të sensibilizuar për ngritjen e disa problematikave që nxjerrin në pah mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe jo mos ekzistencën e dhënies së dënimeve të rënda ndaj disa krimeve. Po të shohim me vëmendje, disa studime dhe disa analiza tregojnë se kriminaliteti nuk zvogëlohet nëse rritet masa e dënimit. Sipas një raporti të Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA, dënimi me vdekje nuk është dëshmi e konsiderueshme se zvogëlon krimin. Akademia pasi ritestoi një numër të madh studimesh relevante nga viti 1976, 1978 konkludon se “nuk ofron asnjë dëshmi pro ose kundër propozimit që dënimi me vdekje ndikon në normën e vrasjeve”.

Përpara se të flasim si specialistë të fushës ose të ndikuar nga disa faktorë të brendshëm ose të jashtëm duhet në radhë të parë të kemi parasysh përgjegjshmërinë përpara publikut që ndikohet nga çdo fjalë që u drejtohet, nga çdo formë e medias dhe individëve të përfshirë në jetën politike, pasi me vetëdijen e tyre të pandërgjegjshme i fusin në kurthet që shërbejnë interesat e tyre partiake, personale dhe klanore. Përpara çdo veprimi ose akti që ndërmerret, duhet parë jo vetëm njëra anë e monedhës, por u duhet thënë publikut se për të ndërmarrë veprime dhe akte të tilla kaq radikale, jo vetëm se nuk është e pranueshme, sepse nuk mund të jemi pjesë e Evropës së përparuar, por dhe sepse duhet të bëjmë analizën e shkaqeve që rrisin kriminalitetin në shoqërinë tonë. Krimi nuk është diçka që ndodh sepse këta njerëz kanë lindur të këqij, këta individë janë monstra, janë bisha, janë kafshë e shumë emra e epitete që mund të gjejmë, por ajo që ka rëndësi është që pushteti t’u mundësojë qytetarëve të vet një jetë të denjë dhe integritet në vendin e tyre. Shkaqet e krimit ordiner dihen se cilat janë: papunësia, zemërimi me të gjithë e me gjithçka, varfëria në skajet më të larta, mos ekzistenca e një shteti social kur sigurisht shteti shitet me 1euro sigurisht s’do mund të kesh përkrahje ekonomike, psikologjike, sociale, të denjë për qytetarët e vendit tënd. Nuk dua të përdor këtë ngjarje të hidhur për arsye politike, por jeta është vetë politikë; mosqeverisja e mirë, mosndarja në mënyrë të duhur e të ardhurave, nxjerrja e shtetit në shitje ka akumuluar në qytetarët e vetëm zemërim, mllef, inat, urrejtje, frikë, ndjenja negative që të mbushin me mendime dhe pasojnë me të tilla veprime e akte në folëm që të çlirohen dhe të shpëtojnë prej tyre. Këto ndjenja, mendime janë këshilltarë jo të mirë për t’u marrë parasysh në vendimmarrjen dhe veprimtarinë e jetës sonë të përditshme. Disa individë në këtë duel të brendshëm të vetvetes ose e humbin ose e fitojnë duelin duke arritur vendosjen e kufijve të vetes disa të tjerë humbasin në labirintet e përvojave, eksperiencave dhe ndjenjave negative që dominuan gjatë jetës së tyre ku kanë qenë pjesë e akteve të dhunshme fillimisht si shikues, përjetues dhe më pas si vetë autori i riprodhimit të këtyre akteve. Mos t’ju bëjë përshtypje kaq shumë, por të gjithë jemi autorë të mundshëm të akteve të tilla, secili nga ne është i aftë të arrijë të nxjerri në momente të caktuara elementë të karakterit të tij kur është nën presion. Ajo që duhet të mendojë një shoqëri e përparuar, e emancipuar, e civilizuar, ashtu siç ne shqiptarët dëshirojmë të quajmë veten pas shumë vitesh të vështira të regjimit që ka lënë akoma gjurmët e tij të paskrupullt në ADN-në tonë. Nuk është aq e lehtë të pranojmë të shkuarën, të bëjmë paqe me të për të jetuar të tashmen e për të arritur të ardhmen. Secili nga ne ka një rol shumë të rëndësishëm në procesin e rigjenerimit të vetes, e të njerëzve që ka përreth, duhet të mos i mungojë analiza logjike dhe argumentet për një qasje të një opinioni të plotë përreth një çështjeje, ngjarjeje e kështu me radhë. Nuk dëshiroj t’ju lodh më shumë, por do doja t’u lija të lirë të mendoni se dënimi me vdekje nuk është zgjidhja, dhe sigurisht jo e vetmja, në një shoqëri humane, sensitive, që respekton jetën e vlerëson atë dhe nuk e ‘’heq’’ e merr atë për çdo lloj arsye. Vdekja sjell vdekje, dhuna sjell dhunë, frika prodhon frikë, mosbesimi, dyshimi sjellin largimin e njeriut nga njeriu, statistikat e krimit nuk ulen nëse vihet dënimi me vdekje. Komunikimi i drejtpërdrejtë dhe analiza në thelb e problemeve që shkaktojnë krimin, sugjerimet e specialistëve të fushave që përfshihen, janë të domosdoshme për t’u marrë parasysh në përmirësimin e kushteve ku do të ndërmerren këto masa. Shoqëria vetëm kështu mund të përmirësojë veten, të bëjë realitet një ambient më të mirë, më të sigurtë dhe me një cilësi jete, të cilat për fat të keq nga çfarë po shohim e jetojmë, nuk janë pjesë e së përditshmes sonë. Kjo krizë identiteti që po përjeton shoqëria jonë është një fazë e domosdoshme, por sigurisht me kosto, por duke u bazuar në debatin e hapur dhe në komunikimin e drejtpërdrejtë midis faktorëve kryesor që ndikojnë në krijimin e mentalitetit dhe jo vetëm vendimmarrjen politike do arrihet dhe maksimumi i mundshëm për të mirën e komunitetit së cilës jemi pjesë.

http://www.shekulli.com.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi