Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Topalli: Reflektim kushteve të tranzicionit Empty Topalli: Reflektim kushteve të tranzicionit

Fri 16 Sep 2011 - 21:11
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori pjesë në forumin e demokracisë, në SHBA. Topalli deklaroi për “VOA” se forumi u zhvillua në kuadër të 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Duhet reflektuar mbi kushtet në të cilat disa vende të botës po kalojnë në rrugën e tranzicionit”, u shpreh Topalli. Topalli: Reformat, objektivi ynëRreth 100 kryetarë dhe përfaqesues të parlamenteve nga e gjithe bota, përfshirë Shqipërinë, u mblodhën në Uashington, në takimin e Forumit Parlamentar për Demokraci.Reformat
Topalli: Reformat, objektivi ynë
PD cakton negociatorët, Patozi letër Rucit

Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Forumi, i cili u zhvillua në Capitol Hill, u përshendet nga kryetari i Kongresit amerikan, John Bojner, i cili siguroi parlamentarët nga e gjithë bota se Kongresi amerikan do vazhdojë të jetë partner i cdo vendi që aspiron për demokraci dhe punon për ta konsoliduar atë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në fjalën e saj vlerësoi peshën që merr ky forum, në një kohë kur vazhdon të rritet numri i atyre vendeve të cilat kërkojne të kalojnë nga regjime autokratike në demokraci.

Duke marrë si shembull rrugëtimin e gjatë dhe të dhimbshëm të Shqipërisë, nga diktatura komuniste në demokraci, zonja Topalli tha se në këto 20 vite vendi ka pësuar transformime të mëdha falë guximit të njerëzve të lirë dhe reformave të ndërmarra në këto dy dekada.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se lejtmotivi i axhendës së Parlamentit shqiptar janë reformat, përmbushja e të cilave, sipas saj, ka bërë që shqiptarët, totalisht të izoluar 20 vjet më parë, sot të lëvizin të lirë në Europë, ndërsa ekonomia shqiptare të renditet ndër ekonomitë e vogla më të stabilizuara.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi