Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Windows 7 edhe në gjuhën shqipe,instaloheni tani! Empty Windows 7 edhe në gjuhën shqipe,instaloheni tani!

Wed 8 Dec 2010 - 18:35
Message reputation : 100% (1 vote)
Windows 7 edhe në gjuhën shqipe,instaloheni tani! Windows7-microsoft-100x92Pakot e gjuhës ofrohen për të gjithë kompjuterët që kanë sistem operativ Windows 7 Ultimate apo Windows 7 Enterprise dhe duket se më në fund listës së gjatë të gjuhëve të përkrahura i është shtuar edhe gjuha shqipe.
Këto pako të gjuhës janë pako opsionale dhe përzgjidhen nga seksioni i përditësimeve opsionale në Windows Update.

Nëse keni të instaluar Windows 7 në cilindo prej versioneve të lartë përmendura, atëherë klikoni këtu për të shkarkuar pakon e gjuhës shqipe për sistemin tuaj operativ.
Dihet se sistemet e mëhershme nga Microsoft, Windows XP dhe Windows Vista kanë pasur të përgatitura pako në gjuhën shqipe për të “lehtësuar punën” për ata që kanë pak njohuri nga gjuha angleze, por ato më shumë u konsideruan si dështim sesa një lehtësim. Personalisht nuk kam provuar asnjërën prej tyre.
Në kompjuterin tim të punës kam të instaluar Windows 7 Ultimate, dhe vendosa që ta testojë menjëherë pakon. E shkarkova dhe klikova në instalim. Edhe pse mori një kohë të gjatë për tu instaluar, vet fakti se po prisja të ndërroja gjuhën e sistemit tim operativ nga anglishtja në shqip, ishte motiv i mjaftueshëm për pritje.
Pas instalimit kompjuteri kërkoi që të ristartohet dhe në momentin e parë që shihni ekranin mikpritës ju përshëndeteni nga mesazhi në shqip “Mirë se vjen”.
Menyja Start është ajo e zakonshmja, klikon mbi të dhe sheh opsionet në shqip si “Të gjitha programet”, “Dokumentet”, “Imazhet”, “Paneli i Kontrollit”, “Rrjeti”, etj.
Në përgjithësi më duket se çdo gjë që është në anglisht është kthyer në shqip, madje edhe me shprehje më adekuate. Dhe natyrisht nuk mungojnë as “ë” dhe “ç” në shprehje, që do të thotë se kujdes i veçantë është kushtuar edhe në drejtshkrim.
Por keni parasysh se gjithnjë ka hapësirë për gabime dhe shprehje që nuk i keni dëgjuar asnjëherë, si për shembull “përgjumje” (Hybernate) apo Tryeza (Desktop), do të jenë pjesë përbërëse e sistemit tuaj. E kthimi i drejtpërdrejtë i fjalëve angleze në shqip, gjithashtu nuk mungon, por këtë nuk e shoh si ndonjë pikë negative megjithëse gjuhëtarët do të kundërshtojnë, por disa terma në gjuhën angleze nuk mund të kthehen aq lehtë në gjuhën shqipe me një fjalë.
Keni parasysh se pakoja gjuhësore vlen vetëm për Windows e jo për aplikacionet e instaluara në të si Microsoft Office, Adobe Reader, iTunes, etj.
Nëse e keni instaluar pakon e gjuhës shqipe për Windows 7, çfarë mendoni për të? A ju duket më lehtë apo më vështirë me të? A ka hapësirë për përmirësime? Cilat terme të panjohura i keni gjetur deri më tani? Apo edhe ndonjë gjë tjetër./Burimi i lajmit Pcworld.
avatar
gjingila
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1
<b>Hobi</b> Hobi : 2251973
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : shkoder
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 31/01/2011

Windows 7 edhe në gjuhën shqipe,instaloheni tani! Empty Re: Windows 7 edhe në gjuhën shqipe,instaloheni tani!

Mon 31 Jan 2011 - 20:49
falimenderit shume
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi