Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët Empty Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët

Thu 28 Mar 2013 - 13:25
Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët 655971TIRANE- Më ka rrahur gjithë natën…. Më ka shkulur flokët dhe më ka goditur me grushte dhe hekura”. Kështu është shprehur për “Gazetën Shqiptare”, 32-vjeçarja Etmonda Çupi, pas dhunës që bashkëshorti ka ushtruar mbi të. Ajo ka lënë Spitalin Ushtarak vetëm dy ditë më parë dhe është strehuar tek prindërit e saj, pasi ende nuk e ka marrë veten nga plagët që ka marrë. “E vdekur kthehem tek burri im! Shteti ta dënojë maksimalisht, sepse kam frikë për fëmijët e mi”, – pohon 32-vjeçarja. Ajo rrëfen për “GSH” historinë e saj të pazakontë, duke pohuar se bashkëshorti i saj, M. e ka keqtrajtuar që prej vitit 2008. “Nuk jam larguar vetëm prej fëmijëve”, – vazhdon rrëfimin Etmonda. Sipas saj, dhunë nuk ka ushtruar vetëm bashkëshorti, por edhe vjehrra e saj. “Ajo më ka urryer. Më ka tërhequr zvarrë prej flokësh dhe më ka thënë që do më dërgojë copa-copa tek familja ime”, – mbyll rrëfimin e saj aspak të zakontë, 32-vjeçarja nga Laçi. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 34-vjeçari M. Ç., është arrestuar më 25 mars me akuzën se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka dhënë masën “burg pa afat” për të, i cili rrezikon 2-7 vite burg.

Kur ka filluar bashkëshorti juaj t’ju dhunojë?

Tre muaj pas martese. Jam martuar në qershor të 2008-ës. Ai më ka dhunuar gjithë kohës.
Kur ka qenë hera e fundit që ju ka dhunuar?

Ka ndodhur më 13 mars.
Ju jeni martuar në 2008-ën; kur nisën konfliktet mes jush?

Tre muaj martesë dhe filloi të ushtronte dhunë ndaj meje. Vetëm ishte i fiksuar, nuk kishte asnjë arsye. E shtynte nëna e vet. Vjehrra ka pasur shumë egërsi ndaj meje.
Keni fëmijë?


Kam dy djem, i ka vjehrra. Ajo më thoshte shumë herë se “edhe fëmijët e tu do t’i vras si ty, edhe familjen tënde.” Djali i vogël është dy vjeç, ndërsa i madhi katër vjeç.
Me çfarë ju rrihte bashkëshorti juaj?

Më rrihte me çfarë të mundte, me leva, me hekura, me grushte, me shqelma. Herën e fundit më ka rrahur në kokë. Më ka goditur për të më vrarë. Më ka marrë motra e më ka dërguar në Spitalin Ushtarak.
Ku keni dëmtime aktualisht që flasim?

Kam dëmtime në kokë, tek sytë, tek një prej veshëve nuk dëgjoj. Më ka shkulur edhe flokët, sepse më ka tërhequr zvarrë nëpër shtëpi vjehrra bashkë me burrin. Më ka rrahur edhe vjehrra. Më ka rrahur në sy të dy fëmijëve.
Pse kanë lindur konfliktet mes jush?

Nuk ka pasur arsye, ai ka qenë gjithmonë i fiksuar. Dilte natën, kthehej orar pa orar dhe më rrihte me çfarë të mundej. Ai ka deklaruar shpesh se ishte i pirë në momentin që më ka rrahur, por këto janë vetëm mashtrimet e tij, sepse ai nuk ka pirë asnjëherë kur më ka rrahur. Ai njeri merret me shumë gjëra; me çfarë nuk merret ai, edhe me vjedhje është marrë.
Po herën e fundit, si ndodhi?

Më rrahu bashkë me të ëmën. Madje, vjehrra më tha që “do të të bëj copa-copa dhe do të të dërgoj tek babai yt lakuriq.” Më kanë rrahur dhe më kanë shkulur flokët gjithë natën. Më ka rrahur me grushte dhe shqelma, me leva dhe hekura, madje burri im kërkonte në shtëpi edhe karikatorët e automatikut. Ai ka rrahur edhe fëmijët.
Ke provuar ndonjëherë të largohesh prej asaj familjeje?

Nuk është se nuk kam dashur, por kam pasur frikë. Kam pasur fikë për fëmijët, kam pasur frikë për veten, por edhe për familjen time. Ata njerëz janë në gjendje të bëjnë çdo gjë.
Po në polici, e ke denoncuar ndonjëherë burrin?

Po, e kam denoncuar edhe një herë më parë; edhe atëherë më rrahu, por jo si këtë herë. E kam denoncuar dhe policia e mbylli çështjen, duke shpresuar se çdo gjë do të merrte fund për shkak të fëmijëve. Atëherë kam qenë shtatzënë dhe burri im u dënua me gjobë vetëm 100 mijë lekë.
Po për fëmijët, çfarë do bëni?

Unë e vdekur kthehem sërish me burrin tim dhe shkel në atë familje! Me fëmijët nuk e di se çfarë do bëhet. Tani po jetoj me familjen time.
Po nga drejtësia shqiptare, çfarë kërkoni?

Kërkoj burgim të përjetshëm për burrin tim, kërkoj dënimin maksimal për atë kriminel, sepse kam frikë për veten time, kam frikë edhe për fëmijët.
Ariol11
Ariol11
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 2251
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Lushnje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/10/2012

Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët Empty Re: Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët

Thu 28 Mar 2013 - 13:40
Kap nje kallash dhe leroji belan edhe burrit edhe vjerres
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët Empty Re: Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët

Thu 28 Mar 2013 - 14:12
Sjellje kafsherore si nga vjehrra dhe nga burri ,me plehra se keta sa ska ku te shkoje ...Njehere ne rradhe te pare te hir te atyre dy femijeve sduhej ti benin keto veprime ,po cte besh kur jeta te lidh me keta lloj speciesh..........
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët Empty Re: Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët

Thu 28 Mar 2013 - 16:51
mbase cdo mashkull mund te sulmoj nje femer,por kjo eshte padrejtesi dhe cmenduri
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët Empty Re: Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët

Thu 28 Mar 2013 - 18:30
moj e mjer ti qenke martuar me kafshe ..
jo me burre
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët Empty Re: Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët

Fri 29 Mar 2013 - 12:04
Rreh barbarisht gruan në sy të fëmijëve, pranga 34-vjeçarit
KURBIN - Dhunoi përgjatë gjithë natës gruan në sy të fëmijëve, duke e lënë të plagosur rëndë, arrestohet pas një jave. Policia e Kurbinit bëri të ditur se prangosi Martin Çupin, në fshatin Skuraj të këtij rrethi, pasi ai ishte shpallur në kërkim. 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve të mitur, banues në Lagjen Nr. 5 në Laç, akuzohet për dhunë në familje, pasi më 13 mars 2013 rrahu barbarisht bashkëshorten e tij, Etmonda Çupi, 32 vjeçe, duke i shkaktuar hematoma dhe plagë të rënda në trup. Bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë.


Pas arrestimit, Çupi është shprehur i penduar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, duke pohuar se kishte qenë i dehur dhe se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur. Sipas deklaratës së dhënë në Polici, ai kishte konsumuar alkool pas akuzave që i kishte bërë xhaxhai i së shoqes për vjedhjen e një dhie. Në shkurt të vitit të kaluar ai është dënuar për të njëjtën akuzë nga Gjykata e Kurbinit me 100 mijë lekë.

Dy ditë më parë, bashkëshortja e tij u shpreh për gazetën nga Spitali Ushtarak se nuk do ta falte më të shoqin, i cili e kishte dhunuar barbarisht për gjithë natën në sy të fëmijëve dhe nënës së tij. Ajo rrëfeu ngjarjen, ndërsa i kërkoi policisë arrestimin e të shoqit.

“Isha në shtëpi me dy djemtë dhe vjehrrën. Martini erdhi në shtëpi rreth orës 18:00. Ishte i pirë dhe nisi të më qëllonte në sy të fëmijëve dhe nënës së tij. Më dhunoi gjatë të gjithë natës. Nuk është hera e parë që më rreh. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të pijes dhe stresit që ka nga papunësia. Më ka shkulur flokët dhe gjatë gjithë natës më qëllonte me shkelma dhe grushte”, tregon 32-vjeçarja. Ajo ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve, gjendja e saj është mjaft e rëndë. Sipas Etmondës, i shoqi dhunonte edhe fëmijët
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët Empty Re: Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët

Fri 29 Mar 2013 - 13:30
KAFSHE!!!
Sponsored content

Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët Empty Re: Gruaja në spital: Burri dhe vjehrra me rrahën me leva, frike për fëmijët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi