- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Uraganet do të “sulmojnë” Evropën
Fri 29 Mar 2013 - 21:21
Super-stuhitë shkatërrimtare, që jemi mësuar t’i shohim kryesisht në SHBA, së shpejti mund të godasin edhe Evropën, shkruan New Scientist.
Edhe pse uraganet - të tilla si Sandy, që vitin e kaluar shkatërroi bregun lindor amerikan - formohen në pjesën tropikale të Paqësorit perëndimor dhe lëvizin në veriperëndim drejt SHBA-ve, së shpejti do të jemi në gjendje të shohim fenomene të ngjashme edhe në Evropë.
Për të stimuluar lëvizjet e uraganeve dhe super-stuhive të ardhshme, shkencëtarët nga Instituti Meteorologjik i Mbretërisë së Holandës kanë bërë një model të detajuar të klimës për periudhën e 2094-2098.
Hulumtimi i tyre ka treguar se uraganet në të ardhmen do të formohen në lindje të Atlantikut, sepse kjo zonë po ngrohet, kështu që do të ketë mjaftë nxehtësi dhe lagështi për t’i dhënë forcë. Si rezultat i kësaj, super-stuhitë në vend të SHBA-ve do të godasin Evropën.
Pasi braktisin rajonin tropikal ku krijohen, stuhitë do të dobësohen, por në kontakt me ajër të ftohtë mbi Evropë do të shndërrohen në stuhi hibride, të tilla si uragani Sandy, i cili vitin e kaluar morri jetën e shumë personave dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi