Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb Empty Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb

Tue 2 Apr 2013 - 12:26
Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb Bleona-mataPas arrrestmit të 20 vjeçarit , Bezgim Isa , i cili kishte rrëmbyer një fëmijë 7 vjeçar në fshatin Orgjost të komunës Zapod në Kukës, për ta trafikuar drejt Kosovës, policia ka shoqëruar edhe hallën e Bleona Matës e cila ka pasur lidhje intime me Bezgimin.Dyshohet se rrëmbyesi në bashkëpunim me të tjerë zgjidhnin fëmijët e farefisit, për të mos rënë në sy dhe për të pasur më të lehtë punënë e tyre.

“Unë kam tre vite që po e them me zë të lartë se Qamilja e di të vërtetën e vajzës sime dhe ajo ka lidhje në zhdukjen e Bleonës. Qamilja ka pasur lidhje intime me Begzimin. Policia dhe Prokuroria tani kanë në dorë fatin e Bleonës. Ti ballafaqojnë që të dy dhe të tregojnë se kujt ia shitën. Unë besoj se vajza ime është gjallë.Qamilja më ka borxh jetën se ma shkatërroi”, është shprehur Bukurie Veizi, nëna e Bleonës.


Ndërkohë Basri Mata , gjyshi i Bleonës thotë: “Qamiilja është e mbesë në shtëpinë e Besim Bizgës. Gjithçka mund të ndodhë ,por Qamilja mund të ketë rënë pre e ndonjë mashtrimi nga i riu Begzim Isa.Nëse vajza ime ka gisht në zhdukjen e Bleonës dhe ka dijeni, unë me dorën time do t’i jap dhjetë plumba kokës, për tre vitet që ka humbur Bleona”
Policia ka bërë me dije se ka të dhëna të sakta për ekzistencën e një rrjeti trafikimi mes Shqipërisë , Kosovës dhe Greqisë./alb-observer.com/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb Empty Qamile Mata: S’e njoh Begzim Isën

Tue 2 Apr 2013 - 18:18
Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb Kukes-qamile-mata-300x218

Kushërira e Bleona Matës, Qamilja, 18 vjeç, rezulton si një ndër personat kyçë për zbardhjen e çështjes së zhdukjes së 6-vjeçares. Jo vetëm akuzat e nënës së vajzës së mitur, por edhe deklarimet kontradiktore të bëra prej Qamile Matës kanë hedhur këto dyshime. Policia e Kukësit e ka lënë të lirë 18-vjeçaren, e cila ishte më e vogla e grupit të vajzave që panë për herë të fundit Bleonën në kullotë, mbi fshatin Zapod. Kushërira e dytë e vajzës së zhdukur pa gjurmë në vitin 2010 po hetohet në gjendje të lirë për këtë rast, deri në gjetjen e provave të forta mbi fatin e Bleonës.
Deklarimet kontradiktore
Qamilja, e cila nuk e ka për herë të parë shoqërimin në Policinë e Kukësit, ashtu dhe në Krimet e Rënda në Tiranë për rastin e Bleonës, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjet në fjalë. Madje, burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, në ballafaqimin me Begzimin, ajo ka deklaruar se s’ka asnjë lidhje dhe se nuk e njihte të ndaluarin. Gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, mësohet se pas lënies të lirë të vajzës së të vëllait dhe mbërritjes së saj në Zapod ka shkuar menjëherë te shtëpia e Qamiles. “Shkova menjëherë për të biseduar më të. Qamilja më tha se Begzimi i ishte dukur si i droguar dhe herë-herë si i çrregullt nga ana mendore”, mësohet t’i jetë shprehur 18-vjeçarja xhaxhait të saj. Madje, ajo ka këmbëngulur te gjyshi i Bleonës se nuk e njihte fare Begzinin dhe s’kishte lidhje me të. Nga ana tjetër, mësohet se 20-vjeçari Isa ka deklaruar në sy të Qamile Matës se njiheshin shumë mirë dhe se ajo kishte shkuar më parë në shtëpinë e tij në Orgjost, pasi prindërit e tyre janë kushërinj të parë. Deklarimet kontradiktore kanë hedhur dyshime të tjera te gjyshi i Bleonës, i cili konfirmon njohjen mes dy familjeve.
Krimet e Rënda, në pyetje familjarët
Pas këtyre dyshimeve të familjarëve të Bleona Matës dhe deklarimeve të tyre në media, Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje. Burimet nga organi i akuzës kanë pohuar dje se grupi hetimor i ngritur që në vitin 2010 për zhdukjen e Bleona Matës (dosja u kaloi Krimeve të Rënda disa muaj pas ngjarjes) do të marrë në pyetje tre personat të cilët ditët e fundit kanë pohuar informacione që nuk i kishin dhënë më parë në dëshmitë e tyre. “E para që do të rimerret në pyetje është Bukurie Mata, nëna e vajzës së zhdukur për dyshimet direkte që ka shprehur ndaj Qamile Matës dhe shtetasit të arrestuar së fundi në Kukës”, thanë burimet nga grupi hetimor. Sipas tyre, një tjetër person që është në listë për t’u marrë në pyetje është gjyshi i Bleona Matës, por edhe kushërira e saj Qamile Mata, e cila u shoqërua për dy ditë në Polici, pas arrestimit në Kukës të shtetasit Begzim Isa. Hetimet për zhdukjen e Bleona Matës ishin pezulluar rreth gjashtë muaj më parë “për mungesë provash”. Sipas burimeve nga organi i akuzës, vendimi përfundimtar për rihapjen e dosjes ose jo do të merret vetëm pasi të jenë kryer veprimet hetimore dhe të shqyrtohet përmbajtja e tyre nëse gjendet lidhje e personave të dyshuar me zhdukjen e Bleona Matës.

Bukurije Mata
Nëna: Qamilja ia çoi Bleonën në pyll Begzimit
E ëma e Bleona Matës, Bukurija, këmbëngul se Qamilja është bashkëpunëtore me Begzim Isën në zhdukjen e së bijës 6-vjeçare. Sipas saj, kushërira e të shoqit ka qenë e fundit që është parë me Bleonën dhe ka ngritur kurthin. “Ata kanë bashkëpunim mes tyre. Qamilja që e shoqëronte Bleonën time atë ditë për në malin e Pikëllimës e ka kushëri Begzim Isën. Rruga që ndoqi Bleona, shoqëruar nga Qamilja, është vetëm ajo që të lidh me Kosovën dhe Orgjostin. Prandaj unë kam dyshime të forta dhe ato janë shumë të qarta për lidhjen mes tyre”, deklaroi nëna e të miturës. “Qamilja i tha Bleonës të shkonte të mblidhte luleshtrydhe në pyll, madje i bleu dhe ëmbëlsira që ta tërhiqte atje”. Ajo vazhdon akoma më tej me akuzat, duke thënë se të pesta vajzat që ndodheshin atë ditë në kullotë, mes tyre dhe halla e Bleonës, Alketa Mata, janë fajtore për zhdukjen e 6-vjeçares, sepse autori i rrëmbimit i ka shoqëruar ato atë ditë në kullotë. Vetë Bukurija thotë se njiheshin me familjen Isa, të gjithë si zonë. “Ata njiheshin si njerëz problematikë, por mua nuk më intereson kjo. E vetmja gjë që më intereson, është të gjendet vajza ime, Bleona. Gjatë gjithë kohës kam qenë dhe jam në kërkim të vajzës sime”. Ndërkohë ajo u bën thirrje autoriteteve shtetërore që të angazhohen maksimalisht këtë herë që të zbardhin çështjen e Bleonës. Sidomos tani që ka prova të qarta të një lidhjeje të fortë mes Qamiles dhe Begzimit.
Misteri, asnjë gjurmë për Bleonën
Është një ndër çështjet më të rënda të pazb-ardhura deri tani zhdukja e Bleona Matës nga fshati i saj, më 22 maj të vitit 2010. Shpresa u rikthye dy ditë më parë me arrestimin e 20-vjeçarit nga fshati fqinj i Zapodit, i cili u akuzua për implikim në një rast trafiku fëmije, të mbetur në tentativë. Çështja u bë akoma më delikate kur u shoqërua në Polici kushërira e Bleona Matës, Qamiles, e cila rezulton të jetë dhe e afërme me 20-vjeçarin Begzim Isa. Në atë kohë, Qamilja 15 vjeçe ka treguar se vetë Bleona e kishte ndjekur pasdite drejt vendit ku do të mblidhnin bagëtitë. “I thashë të kthehej në shtëpi. Por kur ktheva kokën, pashë Bleonën të vinte pas meje. Ajo qante dhe kërkonte që të më vinte pas. Atëherë e ndihmova të kalonte rrugën e keqe. E çova te Alketa (halla e Bleonës). E ulëm te xhupat për të pushuar dhe të gjithë zunë pozicionet e veta për të marrë bagëtitë. Çdo 5-10 metra i bërtisja Lonës. Një moment ajo më tha pse më bërtet, se s’të kam bërë gjë… Për herë të dytë kur e thirra, nuk më dha përgjigje”. Kjo ka qenë dëshmia e para 3 vjetëve e Qamiles mbi çastet e fundit para se Bleona të zhdukej. Alketa Mata, halla e 6-vjeçares, tregoi se në ato momente ka parë Qamilen që kishte në dorë xhupin e Bleonës. Për momentin kanë menduar se do ishte kthyer në shtëpi, por nuk ndodhi kështu./panorama
Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb BUKURIE-MATA
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb Empty Daja i Begzim Isës: Nipi im besimtar, s’merret me trafik

Wed 3 Apr 2013 - 12:00
Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb Kukes-begzim-isa-ne-gjykate-300x168Dosja penale ndaj Begzim Isës përfundon te Krimet e Rënda në Tiranë. Dje, prokurorët kanë marrë çështjen e 20-vjeçarit, i akuzuar për trafik qeniesh njerëzore, të mbetur në tentativë. Rasti i shënuar në fund të marsit, kur ai u denoncua nga familjari i një 8-vjeçari në fshatin Orgjost të Kukësit për pengmarrjen e tij 24-orëshe, ka hedhur dyshimet për një rrjet të organizuar.
Dy ditë më parë, Gjykata e Kukësit vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për studentin e Infermierisë, i cili u arrestua më 31 mars. Ai akuzohet për mbajtjen peng të fëmijës së mitur dhe tentativës së trafikimit të tij drejt Kosovës, ndërsa dyshimet janë hedhur dhe te zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata në vitin 2010. Për ngritjen e këtyre dyshimeve shkak është bërë afërsia e fshatit Orgjost të Begzim Isës me atë Zapod, ku u zhduk Bleona tre vjet më parë, si dhe lidhja e gjakut me kushërirën e të miturës, Qamile Mata.
Sipas burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, hetimet e kryera ndaj 20-vjeçarit, dëshmitë e personave të përfshirë në këtë çështje dhe deklarimet kontradiktore të 20-vjeçarit dhe kushërirës së tij 18 vjeçe, Qamile Matës, kanë bërë që verifikimet të kryhen në thellësi.
Mësohet se kompanive celulare u është kërkuar të zbardhin të plota tabulatet telefonike, për të hetuar mbi personat që ka komunikuar Begzim Isa ditët para se të arrestohej. Për momentin akuza e trafikut të 8-vjeçarit është e vetmja në dosjen e Isës, ndërsa hetimet për Bleonën kanë mbetur në fazën e hipotezës. Specialistët thonë se është e pamundur gjetja e tabulateve në kohën e zhdukjes së Bleona Matës, pasi ato ruhen vetëm dy vjet, ndërsa në këtë rast po mbushen 3 vjet.
Pritet që Isa të merret në pyetje nga ana e prokurorëve të Krimeve të Rënda, për të hedhur dritë mbi këtë trafik të dyshuar të qenieve njerëzore, konkretisht të mitur, siç e ka argumentuar Prokuroria e Kukësit. Por, ashtu siç ndodhi para godinës së Gjykatës të hënën, kur familjarët e Begzim Isës protestuan për arrestimin e tij, edhe dje ka reaguar daja i tij. Dyleman Hoxha është shprehur i revoltuar për arrestimin e nipit dhe ngritjen ndaj tij të një akuze të rëndë. “Ne si familje jemi shumë të tronditur.
Polica po na prish imazhin si familje dhe si fis. Nipi im nuk ka gisht në këtë punë dhe as në zhdukjen e Bleona Matës. Neve na vjen keq dhe mua si prind për atë çfarë i ka ndodhur familjes Mata, por ne s’kemi asnjë përgjegjësi në këtë mes. Policia për të humbur gjurmët e dështimit në çështjen e Bleonës arrestoi nipin tonë”, deklaroi ai.
Sipas Hoxhës, nipi nuk do e bënte kurrë një rrëmbim fëmije apo shitje të tij. “Ai është besimtar, nuk e bën kurrë një gjë të tillë. Policia po e bën gjithë këtë inskenim për të humbur gjurmët për zhdukjen e Bleonës”, tha ai. Në emër të familjes se Begzim Isës, daja i tij i bën thirrje Kryeministrit dhe ministrit të Rendit që të hetojnë ekspertët më të mirë që ka Shqipëria dhe të dalë në dritë e vërteta./panorama
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb Empty Re: Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb

Wed 3 Apr 2013 - 18:15
Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb 2I riu që akuzohet nga organi i akuzës si një person që merret me rrëmbim fëmijësh është mbrojtur ditën e sotme nga e motra dhe daja i tij në një emission televiziv.
Begzim Isa, i arrestuar nën akuzën për rrëmbim fëmijësh dhe po dyshohet mbi zhdukjen dhe të Bleona Matës, 7-vjeçarja e humbur para 3 vitesh në Zapod të Kukësit.
Po kështu të afërmit pohojnë se Begzimi natën e arrestimit ka qenë duke fjetur në banesë me nënën e tij dhe vëllain e vogël.
Vëllai, motra dhe daja i Begzimit theksojnë se 20-vjeçari është djalë shembullor në shkollë, besimtar tek Zoti dhe se në kohën që ka humbur Bleona, rezultonte i mitur dhe vetë. Daja ka pohuar:”Isha në punë, kur më mori nipi, Blerimi në telefon më thotë që Begzimin e kanë marrë në Kukës. Ka rrahur djalin e Avni Ferhatit. Ky Avni Ferhati është dhëndri im. Vij në shpi unë kur shoh televizorin, çtë shoh lajmet.

Shkoj tek motra mos ishte fëmija brenda, kur vij takoj fëmijët e mi dhe ata më tregojnë. Djali im më tha, isha duke luajtur me Begzimin dhe djali i Avnisë kujtoi se këta po zihen dhe e gjuan me gur në këmbë Begzimin.


Begzimit i ka dhemb këmba dhe ka ndjekur djalin. Ky ikën në internet dhe Begzimi shkon dhe e godet me shpullë. Avnia nxehet se i thotë djali kështu më goditi Begzimi dhe lajmëron policinë”.
ndërsa e motra e Begzimit është shprehur:“Nëna dhe vëllai Begzimi dhe Mirbjondi, kanë qenë ata në shtëpi, natën që akuzohet vëllai jonë për rrëmbim. Unë e mbroj me tërë forcën time se e njoh çfarë vëllai kam”. /alb-observer.com/
Sponsored content

Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb Empty Re: Kapet trafikanti i fëmijëve, policia shoqëron hallën e Bleona Matës. Gjyshi: “Nëse ka gisht 10 plumb

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi