Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Erdoan së shpejti për vizitë në Uashington Empty Erdoan së shpejti për vizitë në Uashington

Wed 3 Apr 2013 - 17:19
Erdoan së shpejti për vizitë në Uashington (u186u)n_44141_4
Takimi i pritur mes kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdoan dhe presidentit amerikan Barak Obama do të zhvillohet më 16 maj, njofton e përditshmja turke Hurriyet. Një letër ftesë për Erdoan erdhi në Ministrinë e Jashtme turke të martën. Ministria dhe zyra e kryeministrit kanë filluar të punojë në programin e Erdoan, i cili pritet të niset për në SHBA një ose dy ditë para takimit të tij të caktuar.

Synimi për një vizitë të kryeministrit turk në Uashington u soll në vëmendjen e administratës së Obamës pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, por mosmarrëveshjet mbi një numër çështjesh dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme të Turqisë me Izraelin anuluan planet e Ankarasë.

Vizita duket të jetë hapi i duhur pasi Izraeli i kërkoi falje Turqisë, dhe Turqia pranoi këtë falje. Sipas zërave diplomatik, kjo kërkimfalje u krye nën ndërmjetësimin e Obamas, i cili luajti një rol vendimtar në këtë proces.

"Vizita e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan në Uashington ishte fiksuar në një bisedë telefonike në ditën Izraeli i ka kërkuar ndjesë ndaj Turqisë", kanë thënë burime diplomatike. Erdoan dhe Obama kanë pasur një bisedë telefonike më 22 mars, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka lexuar deklaratën për kërkimfalje në telefon.

Agjenda e takimit mes doan dhe Obamës do të jetë plotësisht e ngarkuar, ku temë diskutimi priten të jenë trazirat në Siri, zhvillimet në Qipro dhe marrëveshjet ambicioze të Ankarasë me Irakun verior, si dhe arritjen madhore të Turqisë me kurdët për armëpushim. Së bashku me këto raste, një nga çështjet më të rëndësishme do të jetë procesi i normalizimit të marëdhënieve turko-izraelite.

/mesazhi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi