- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Erdoan anulon papritur vizitën në Gjermani
Sat 17 Mar 2012 - 19:02
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan e ka anuluar vizitën e tij në zonën e Ruhrit, të planifikuar për sot. Arsyeja për këtë është rrëzimi i një helikopteri ushtarak turk në Afganistan, bëri të ditur qeveria në Ankara. Në këtë fatkeqësi humbën jetën të paktën 17 vetë.
Erdogan është dashur të merrte në mbrëmje në Bochum njërin prej çmimeve "Steiger Awards" për tolerancë dhe humanizëm. Çmimi Steiger, sipas emërtimit të minatorit mbikëqyrës dhe pararojë në galeri, simbolizon tolerancën dhe ndershmërinë.
Ky plan pati hasur në kritikë (të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe të shoqatave kurde, armene, asiriane dhe alevite).
Sipas përllogaritjeve të policisë, në mitingje proteste kundër vizitës së Erdoganit planifikohet të vijnë (me gjithë anulimin e vizitës nga Erdoani) 20 000 vetë. Thirrje për të demonstruar ka bërë bashkësia alevite në Gjermani. Lidhja e gazetarëve gjermanë vuri në dukje shkeljet e lirisë së shtypit dhe reprezaljet kundër raportuesve kritikë ndaj regjimit. Sipas saj, aktualisht ka 1 000 gazetarë të burgosur.
Çmimi Steiger ndahet për kategori të ndryshme. Kryeministri Erdoan do të nderohej në emër të popullit turk në kategorinë 'Evropa'. Ndër njëmbëdhjetë fituesit e çmimit gjenden edhe mbretëresha e Suedisë, Silvia (në kategorinë 'bamirësi'), Wolfgang Joop (në kategorinë 'art') dhe ish-presidenti Horst Köhler (në kategorinë 'tolerancë').

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi