Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor Empty Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor

Thu 28 Feb 2013 - 21:01
Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor (u59u)Erdogan
Sot është bërë e pashmangshme që edhe islamofobia të shikohet e vlerësohet si një krim njerëzor, ashtu si sionizmi, antisemitizmi apo fashizmi, tha Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në fjalën që mbajti në seancën e hapjes së Forumit të 5-të Global të OKB-së për Aleancën e Qytetërimeve që mbahet në Vjenë të Austrisë.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në fjalën që mbajti në seancën e hapjes së Forumit të 5-të Global të OKB-së për Aleancën e Qytetërimeve tha se “Po vihet re shpesh që në vend të bëhen përpjekje për të kuptuar kulturën, besimet dhe ndjenjat e tjetrit, ky i fundit përjashtohet dhe përbuzet duke vepruar mbi bazën e paragjykimeve. Tani është bërë e pashmangshme që edhe islamofobia të shikohet e vlerësohet si një krim njerëzor, ashtu si sionizmi, antisemitizmi apo fashizmi.”

“Asnjë fe hyjnore nuk e miraton terrorin, aq më shumë Islami, që për nga kuptimi i fjalës do të thotë ‘silm’, pra paqe. Është absolutisht e papranueshme që një fe e paqes të nxisë apo miratojë terrorin. Ne nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë. Për momentin Aleanca e Qytetërimeve është një nga përpjekjet më domethënëse që është krijuar për të eliminuar paragjykimet, për të mbyllur humnerat,” nënvizoi kryeministri turk.

“Nëse flasim për një aleancë të qytetërimeve, atëherë në fillim duhet të krijojmë një aleancë ndërmjet anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pikësëpari këtu mungon aleanca. Çështja bllokohet kur njëri nga anëtarët thotë “JO”. Atëherë kjo është një çështje që duhet shtruar për diskutim në tryezë. A nuk është themeluar OKB-ja për të mbrojtur paqen botërore? A nuk është krijuar për ti shërbyer paqes botërore? Në qoftë se është themeluar për ti shërbyer paqes së botës atëherë OKB-ja ka patjetër nevojë për një reformim,” vijoi Erdoan./trt/
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor Empty Re: Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor

Thu 28 Feb 2013 - 23:47
Te gjitha fobite ne raste te caktuara jane te demshme
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor Empty Re: Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor

Fri 1 Mar 2013 - 13:22
Hotlani shkruajti:Te gjitha fobite ne raste te caktuara jane te demshme

Dhe fanatizmi i madh ne raste te caktuara eshte i demshem,qofte feja,rraca,gjinia apo ku di une nese dikush arrin te shikoje me fanatizem dicka atehere shnderrohet ne semundje mendore,psikologjike...

Sipas Islamisteve fanatike cdo kundershtar i fese se tyre eshte Islamofobik,i pa dijshem,dhe armik qe duhet luftuar...(i kam lexuar ne Kuran keto te fundit)...

Sigurisht qe per keta te fundit duke pare bemat,mentalitetin,etj njerezit jane alarmuar....Nuk del tym pa flake (zjarr) thote nje shprehje...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor Empty Re: Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor

Fri 1 Mar 2013 - 14:57
Message reputation : 100% (1 vote)
Po cfare tjeter do thone islamistet... vetem kristjanofobia nuk eshte krim njerezor per ta!

Pika qe s'u bie...

Fanatizmi qe po, eshte krim njerezor!
Sponsored content

Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor Empty Re: Erdoan: Islamofobia të njihet si krim njerëzor

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi