Tropojë, buka nuk ambalazhohet në letër
Fri 5 Apr 2013 - 1:32
BAJRAM CURRI – Buka vazhdon të tregtohet në qese plastike, të cilat kanë përmbajtje të theksuar kancerogjene, ndonëse prej kohësh nga Këshilli i Ministrave u udhëzua, që ajo të tregtohej me qese.
Vëzhgimi ynë në disa prej furrave dhe dyqaneve të tregtimit të bukës në qytetin “Bajram Curri” linte shumë për të dëshiruar.
Pothuaj të gjithë këtë produkt e tregtonin me qese plastike, përjashtuar një dyqani që prej disa muajsh ka përdorur si ambalazh qeset prej letre.
Është një fakt i njohur që plastmasi prodhohet nga nënproduktet e naftës dhe si rrjedhim nuk mund të përdoret direkt në kontakt me produktet ushqimore aq më tepër në kontakt me bukën, pasi lëndët e dëmshme kalohen nga ambalazhi tek buka e si rrjedhojë tek njeriu.
Ndonëse kemi kontaktuar me autoritetet përgjegjëse. Nuk japin një përgjigje lidhur me këtë shqetësim qytetar.
Ndonëse tashmë konsumatori është i ndërgjegjshëm për pasojat. Ai për neglizhencë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, drejtorisë rajonale dhe inspektorit në Tropojë do të vijojë të blerë bukë me pasoja për shëndetin. E nëse ushqimet e tjera edhe mund të zëvendësohen, buka kurrsesi nuk hiqet nga tryezat e çdo familjeje, ndaj dhe rëndësia është e jashtëzakonshme.
/Shekulli Online/Gjon Neçaj/M.A./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi