Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Nano: Rotacion elitash si në Spanjë. S’kthehem në politikë Empty Nano: Rotacion elitash si në Spanjë. S’kthehem në politikë

Fri 5 Apr 2013 - 12:11
Nano: Rotacion elitash si në Spanjë. S’kthehem në politikë Bugajski-nano-320x256Qëndrimi

Ish-kryesocialisti këmbëngul në investimin për t’u bërë president i vendit

Ish-lideri i së majtës, Fatos Nano, në një intervistë në “Bugajski Hour” në AS TV deklaroi se Shqipëria ka nevojë për rotacion dhe për liderë të rinj. Përvoja spanjolle, pra, ku shembulli i fundit u dha nga lideri i qendrës së djathtë, Aznar, në vitin 2004, i ka bërë që të gjithë që të kuptojnë se tetë vjet në qeveri janë më se të mjaftueshme për të mos prodhuar ngërç në shoqëri, në ekonomi, në besueshmërinë e politikës në sytë dhe mendjen e qytetarit, dhe sidomos për të ndihmuar shoqërinë që t’i përgjigjet në mënyrë politikisht dinamike rinovimit të zgjedhësve dhe të vetë shoqërisë. Pra, votuesit e rinj, sidomos votuesit e rinj, kanë nevojë për liderë të rinj”, deklaroi Nano. Ish-kryeministri shprehur shqetësimin e tij për faktin se pas 2005-s, kur u bë rotacioni paqësor i pushtetit, ka pasur regres. Ai ka bërë të qartë se nuk do të kthehet në politikën partiake, duke nënkuptuar se nuk do jetë deputet i Kuvendit. “Unë nuk do të kthehem më prapa në politikën partiake. Nuk do të kthehem! Pra, nuk dëshiroj të luaj sërish atë rol vendimtar dhe relevant të karrierës sime vetëm në njërën anë, sepse unë jam tashmë i angazhuar – mund t’ju jap shembullin e filozofisë sime politike, e cila është përqafuar gjerësisht dhe që ende çmohet nga publiku – të luftoj kundër bllokimit me kokëfortësi të rifreskimit të elitave politike dhe të nxis bashkëjetesën ndërmjet gjeneratave politike në politikë dhe në qeveri. Sigurisht, unë do të vijoj të jem jashtëzakonisht aktiv në nismat jopartiake, si një paqebërës, si një paqeruajtës, si një promovues euroatlantik i vlerave dhe si mbrojtës i standardeve moderne që kanë vërtetuar se janë frytdhënëse në shoqëritë tuaja”, theksoi Nano. Më tej theksoi se synon sërish postin e presidentit, duke shtuar se “edhe pse nuk është zyrtarizuar ende, unë ndihem vital për shkak të mbështetjes së gjerë të publikut, gjë që padyshim është domosdoshmëri për një kryetar shteti efikas që të ushtrojë autoritetin e vet. Nëse do vazhdojë si më parë, një zgjedhje partiake, një nga anëtarët e mazhorancës ose një individ i paidentifikueshëm që do të gjejë mbështetje të nënkuptuar të të dyja palëve, se është i paaftë, ai nuk ka të ardhme”.//gazeta-shqip
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Nano: Rotacion elitash si në Spanjë. S’kthehem në politikë Empty Re: Nano: Rotacion elitash si në Spanjë. S’kthehem në politikë

Fri 5 Apr 2013 - 12:13
FATOS NANO NUK KA NEVOJE RIKTHEHET NE POLITIKE NUK NEVOJE SHQIPERIA PER TE KA KUADRA TE REJA POLITIKE SOT SHQIPERI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi