Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Nano paralajmëron rikthimin në PS Empty Nano paralajmëron rikthimin në PS

Thu 21 Jun 2012 - 12:52
Ish-lideri socialist në Shqipëri, Fatos Nano ka konfirmuar rikthimin e tij aktiv në politik dhe marrjen e kreut të Partisë Socialiste, që aktualisht po drejtohet nga Edi Rama.

Nano këtë e ka theksuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, duke mos dhënë detaje lidhur me aktivitetet e tij politike, që siç tha ai kanë për qëllim bashkimin e opozitës dhe fitoren e të majtëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.

“Do të kthehem në PS duke shëruar sëmundjen e PS. Kthehem të bashkëdrejtoj PS me të gjithë ata që meritojnë mbështetjen e zgjedhësve në gjithë Shqipërinë. Ata mund të reagojnë ashtu sikurse Rama dhe mund të mbrojnë me metoda jodemokratike pozitën apo zyrat e tyre përfaqësuese. Sfida do të jetë e vazhdueshme, shëruese, dhe ringjallëse. Do të konkurrohet në të gjitha nivelet dhe në varësi të reagimit dhe veprimit të tyre politik do të vendosim për përfaqësimin ose jo të socialistëve në një listë tjetër”, ka paralajmëruar Fatos Nano.

Sipas tij, ka ardhur koha dhe janë mbledhur të gjitha provat për të vepruar politikisht për kapsulimin dhe izolimin e sëmundjes Rama në PS për të shpëtuar PS dhe për të bërë të mundur që aftësitë e PS të jenë në ballafaqimet elektorale. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi