Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Tashmë edhe shkenca: Vdekja nuk ekziston… Empty Vdekja nuk ekziston, shkencëtarët: Njerëzit nuk vdesin

Thu 28 Mar 2013 - 12:41
Tashmë edhe shkenca: Vdekja nuk ekziston… Parajsa

Të gjithë besojmë se kemi një jetë mbi tokë. Pas një periudhe kohe vdekja I vjen secilit dhe ne besojmë se do vdesim sepse ashtu na është thënë. Por askush nuk ka ngritur pyetjen çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe më e rëndësishmja a vdes njeriu. Teoria e re shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, shkruan në blogun e tij Robert Lanca, ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave. Njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Në vend të kësaj, ekziston një sërë observimesh të mundshme, secila me probabilitet të ndryshëm. Një shpjegim i shpeshtë, interpretimi i “shumë botëve”, thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre. Vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Edhe pse trupat tonë janë të përcaktuar që të asgjësohen, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh e cila e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më te besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.



Energjia



Nëse gjykohet sipas biocentrizmit, hapësira dhe koha nuk janë objekte të forta çfarë ne i konsiderojmë. Në qoftë se lëvizni dorën në ajër – në qoftë se i largoni të gjitha gjërat, çfarë mbetet? Asgjë. E njëjta gjë mund të aplikohet edhe në kohë. Ne nuk mund të shohim asgjë përmes aktit që e mbulon trurin tonë. Gjithçka që shohim dhe ndjejmë aktualisht është një vorbull informacionesh që ndodh në kokën tonë. Hapësira dhe koha janë vetëm mjete që i shfrytëzojmë në mënyrë që të gjitha t’i lidhim. Vdekja nuk ekziston në botën pa hapësirë dhe jashtëkohore. Madje edhe Albert Ajnshtajn, në fund kishte pranuar: “Miku im i vjetër e braktisi këtë botë të çuditshme para meje. Kjo nuk do të thotë asgjë. Njerëzit, siç jemi ne, e dinë se dallimi në mes të kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes është vetëm një iluzion këmbëngulës dhe kokëfortë”. Pavdekësia nuk do të thotë ekzistim i përhershëm në kohën pa fund, ajo është e vendosur jashtë kohës. Nje eksperiment qe u postua se fundmi ne revisten “Sience” tregon se shkencetaret mund te ndryshojne ne menyre retroaktive dicka qe kishte ndodhur ne te shkuaren. Grimcat duhet te vendosnin se si do te silleshin kur te godisnin nje reze ndarese. Me vone gjate eksperimentit mund te aktivizohej nje celes per rezen i cili e ndizte ose fikte ate. Rezultoi se ajo qe vezhguesi vendoste te bente ne ate moment, percaktonte ate qe grimca bente ne te kaluaren. Pamvarsisht zgjedhjes qe ju apo vezhguesi, ben, jeni ju qe do te perjetoni rezultatet ne perfundim. Lidhjet midis ketyre historive te ndryshme dhe universeve, i kapercejne idete tona te zakonshme e klasike mbi hapesiren dhe kohen. Mendo per ato 20 vat energji thjeshte duke u projekuar ne nje ekran si nje imazh apo nje imazh tjeter, i ndryshem nga i pari. Pamvarsisht nese ndezo ose fik rezen e dyte ndarese, pergjegjese per projektimin eshte e njejta bateri.



Vdekja

Vdekja është ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenë gjithmonë e errët nga misteri dhebestytnia. Përkufizimi i saj i saktë mbetet kundërshtues, duke dalluar sipas kulturës dhe sistemeve ligjore. Funksioni normal qelizor merret me prodhimin e energjisë së lirë të nevojshme për shkëmbimin e lëndëve, prodhimin e strukturës së proteinave dhe enzimave, mirëmbajtjen e lëndëve kimike të qelizave, dhe riprodhimin e qelizave. Gjatë funksionimit normal, qelizat kanë nevojë për oksigjen, fosfat, kalcium (C, H, N, O, P, S), lëndë ushqyese, adeninë trifosfat, e cila nevojitet si burim i energjisë së lirë, mbrojtjen e cipës qelizore, dhe një gjendje të vazhdhueshme veprimtarie që kërkon marrje oksigjeni. Vdekja qelizore mund të ndodhë nëse ndonjëri prej këtyre funksioneve ndërpritet. Biologjikisht, vdekja mund të rishikohet si një organizëm i tërë ose vetëm disa pjesë të tij. Në të vërtetë, është e mundshme që disa organe, ose disa qeliza të vdesin, por organizminë koklavitjen e tij të vazhdojë të jetojë. Anasjelltas, disa qeliza mund të jetojnë për një farë kohe pas vdekjes së organizmit të cilit i përkasin (gjë që bën të mundshme marrjen e organeve dhe transplantimin). Disa biologë hamendësojnë që funksioni i vdekjes është të lejojë zhvillimin (evolucionin), apo të mundësojë ushqimin e qënieve të tjera të gjalla, më shpesh të llojeve të ndryshme, nga të cilët janë grabitqare në jetë (gjahu) ose pas vdekjes (kalbja).

/shqipmedia
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tashmë edhe shkenca: Vdekja nuk ekziston… Empty Tashmë edhe shkenca: Vdekja nuk ekziston…

Sat 6 Apr 2013 - 11:08
Message reputation : 100% (1 vote)
Tashmë edhe shkenca: Vdekja nuk ekziston… Vdekja-300x240Njëriu është një qënie e vdekshme dhe për këtë askush nuk ka dyshimin më të vogël… Por, një teori e re shkencore argumenton se vdekja nuk është akti final. Robert Lanca, ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave sqaron se njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute.
Në blogun e tij ai shkruan se në vend të kësaj, ekzistojnë një sërë observimesh të mundshme, secila me probabilitet të ndryshëm. Një shpjegim i shpeshtë është interpretimi i “shumë botëve”, thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër (multiuniversum) dhe kjo teori quhet biocentrizmëm. Sipas saj, vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Edhe pse trupat tanë janë të përcaktuar që të asgjësohen, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh e cila e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më te besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet. Kështu që as njëriu nuk vdes…/alb-observer.com/
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Tashmë edhe shkenca: Vdekja nuk ekziston… Empty Re: Tashmë edhe shkenca: Vdekja nuk ekziston…

Sat 6 Apr 2013 - 12:28
Tani po, nuk kam me frik nga vdekja Rolling Eyes
Sponsored content

Tashmë edhe shkenca: Vdekja nuk ekziston… Empty Re: Tashmë edhe shkenca: Vdekja nuk ekziston…

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi