Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A është Feminizmi ekstravagancë ? Empty A është Feminizmi ekstravagancë ?

Thu 11 Apr 2013 - 1:27
Violeta Kurti Islami

Simon de Beauvoir, në fund të karrierës së saj kishte thënë se do ta parapëlqente “praktikën përmbi teori”. Në këtë kontekst feminizmi në Kosovë është ndërtuar në këtë relacion. Kjo përvojë në dekada para dhe gjatë luftës por edhe sot, nxiti debatin për një përvojë të grave që pavërejtshëm aderuan në feminizmin. Kjo përvojë është trajtuar, por do të duhej dhe mund të jetë objekt studimi për shumë studiues e akademikë. Është jetësuar dhe meriton të jetë pjesë e historisë.

Në një sistem të mbyllur monist, aktivistet kosovare edhe pse të arsimuara nuk kishin patur ide për feminizmin. Kjo veprimtari e cila kishte kahje divergjente, ishte përqëndruar në ballë për lirinë kombëtare dhe atë për identitetin dhe integritetin e grave. Grupimet qytetare ishin shënjestër e regjimit serb, por gratë u mobilizuan dhe themeluan Lëvizjen e Pavarur të Gruas. Trysnia dhe përndjekja policore, burgosjet e pareshtura si të burrave dhe grave i nxitën ato që karshih ambicies, të shkrihen në lëvizjen kombëtare dhe në organizatat e para joqeveritare humanitare. Dalja e atëhershme e grave në skenën politike alternative nga ajo e cila ushtronte dhunën ishte angazhim përfshirës në skenën publike, i cili krahas angazhimit politik dhe qytetarë ballafaqohej edhe me paragjykime ndaj grave në rrethana aparatheidi, ku ato ishin shënjestër konflikti, viktimë por edhe pre e traditës patriarkale. Aktivistet me punën e vet përcillnin imazhin e ri për gruan kosovare. Ato ishin përcaktuar për zhvillim dhe rend demokratik dhe për pozicion sa më të denjë të gruas. Kësisoj, emancipimi i gruas në Kosovë kontribuoi në krijimin e një rendi të ri shoqëror.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve shoqërore, politike dhe sistemore, feminizmi në Kosovë insistoi në avansimin dhe përmirësimin e pozitës së gruas dhe ka sjellë shumë argumente dhe qëndrime kritike dhe si i tillë është i vetmi “izëm“ i pranueshëm. Qasjet e ndryshme por edhe të pajtueshme dhe fuqia e cila qëndron në këtë frymë filozofike mori konturat e një stadi embrional dhe ndikoi në zhvillimin dhe ndryshimin e pozitës sociale të grave.

Me gjithë progresin, në shoqërinë moderne, feminizmi vazhdon të shihet si urrejtje ndaj burrave, si orientim seksual madje dhe si dukuri e rrezikshme për shoqërinë. Stigmatizimi i grave që identifikojnë veten me feminizmin është i shpeshtë dhe bllokues, prandaj gratë dhe vajzat e reja në të shumtën e rasteve vazhdojnë të hezitojnë dhe mohojnë çfarëdo identifikimi apo barazimi të pikëpamjeve të tyre me feminizmin. Kjo ka bërë që shumë gra aktiviste për të drejtat e grave të zëvendësojnë konceptin e feminizmit me atë të barazisë gjinore si kompromis i përkohshëm.

Po cila është sot platforma, e cila e mobilizon feminizmin për të cilin po vetëdijësohemi se paska ekzistuar në Kosovë, dhe e cila nuk i ka zgjidhur deri tash problemet me te cilat ballafaqohen gratë ?

Përderisa në vitet nëntëdhjeta ka qenë rezistenca ndaj pushtuesit dhe ndaj nënshtrimit patriarkal, sot lëvizja e grave mobilizohet për ndikim dhe ndryshim në shumë sfera të jetës dhe ka dëshmuar se kur ka arsye dhe kauzë rreshtohet për veprim. Nënshkrimi i peticioneve, (p.sh peticioni kundër mbulimit të vajzave të reja në shkollë), ndërtimi i politikave, monitorimi dhe zbatimi i tyre janë disa nga instrumentet që përdoren për të përçuar mesazhin që ka të bëjë me çështjen e grave dhe të drejtat e tyre.

Nga prizmi i feminizmit historia është gjysmë histori. Gratë mbesin jashtë kornizave të historisë. Kjo ngjan edhe në Kosovë. Ajo është treguar, e ‘dëshmuar’ e shkruar e vulosur ndonëse e përjashtuar. Të pafuqishmit privohen nga historia tyre, nga e drejta, vetëbesimi dhe mundësia legjitime që të funksionojnë si qytetarë të barabartë brenda një grupimi ( Fraser S. Avone, 1999).

Historia globale, por edhe shqiptarët i kanë borxh grave. Një borxh i madh që ngarkon jo vetëm gratë por gjithë shoqërinë është borxhi ndaj grave viktima të luftës në Kosovë.

Gratë e përdhunuara janë kapitull i heshtur për të cilin asnjeri nuk denjon t`i zë në gojë. Primitivizmi patriarkal prapë suprimon virtytet njerëzore dhe përgjumë shoqërinë, duke e “përdhunuar”edhe një herë “fatin e tyre në paqe, duke mos lejuar dhe krijuar mundësinë e sigurimit e drejtësisë së dinjitetit të nëpërkëmbur, drejtësisë prej së cilës do të përfitonte e gjithë shoqëria. Por, në shoqërinë tone së pari mendohet për turpin, të cilin nuk e dimë se çdo të thotë, ndërkohë që turpi më i madh është mosveprimi dhe heshtja ndaj dhunuesve. Kjo dukuri kërkon gjithsesi solidaritet të grave ndaj grave. Solidarizimi dhe rehabilitimi i këtyre rasteve kërkon ndërmarrje urgjente të veprimeve.

Debati për të drejtat e grave nuk ka nis këtu dhe nuk mbaron. Feminizmi në Kosovë ishte autokton, jo i imponuar dhe i kopjuar, dhe pa asnjë qëllim përfitimi. Të drejtat njerëzore të grave dhe lufta kundër diskriminimit ndaj tyre nuk mund të jenë ekstravagancë! Prandaj, adresimet për çështjet e diskriminimit ndaj grave, dhe përpjekjet e kujtdo në avancimin e kauzës së grave nuk do duhej të perceptohen si ekstravagancë feministe, se aktivistet dhe aktivistët që bëhen nxitës, prijës dhe pse jo martirë të lirive dhe të drejtave njerëzore mund t`ia lejojnë vetes të vetmen “ekstravagancë”: atë të fjalës së lirë në mbrojtje të atyre që sot janë të pa dukshëm në mes nesh!



(Autorja është M.Sc. /Rochester Institute of Technology)



Ky editorial është përmbledhje nga debati “Fem TALK”, i organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore me temën “A është feminizmi Ekstravagancë”.
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

A është Feminizmi ekstravagancë ? Empty Re: A është Feminizmi ekstravagancë ?

Thu 11 Apr 2013 - 9:23
Feminizmi eshte thjesht respekt per vetveten nga femrat dhe njohje e kapacitetit te tyre qe sjell pavaresi per femren,, sme pelqejne ato femra qe e egzagjerojne ne kete aspekt sikur gjith bota sillet rreth tyre...
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

A është Feminizmi ekstravagancë ? Empty Re: A është Feminizmi ekstravagancë ?

Sat 13 Apr 2013 - 4:58
Aspak s'eshte ekstravagance, perkundrazi sic e ka thene dhe patriotja ma lart, asht respekt dhe vetvleresim, gjithmone pa ekzagjeruar...
Sponsored content

A është Feminizmi ekstravagancë ? Empty Re: A është Feminizmi ekstravagancë ?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi