Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bashkia Tiranë, konkurs në art dhe sport për shkollat e mesme Empty Bashkia Tiranë, konkurs në art dhe sport për shkollat e mesme

Sun 14 Apr 2013 - 13:28
Bashkia Tiranë, konkurs në art dhe sport për shkollat e mesme Berisha-Pasdite%20me%20gjimnazistetBashkia e Tiranës organizoi sot një konkurs mes shkollave të mesme të kryeqytetin në fushën e artit dhe sportit. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, tha se konkursi po gjykohet nga artistë mjaft të njohur dhe se për nxënësit që paraqiten më mirë, do të ketë edhe bursa.

Aktivitetin e Bashkisë e përshëndeti edhe kryeministri, Sali Berisha, i cili i këshilloi nxënësit që të merren me aktivitete sportive, pasi këto aktivitete bëjnë mirë për mendjen. Më pas ai premtoi se në 4 vjetët që vijnë, qeveria do të bëjë të pamundurën që çdo shkollë të ketë terrene sportive.

“Qeveria do të bëjë gjithçka të nxisë tej këtë pasion, të krijojë kushtet që ju të stërviteni në sportin që doni. 4 vitet që vijnë ne jemi të zotuar të ndërtojmë në çdo shkollë në çdo komunë të Shqipërisë terrene sportive për nxënëse dhe nxënësit e vendit tonë në do të zhvillojmë traditën sportive si një nga traditat me të bukura për rininë shqiptare dhe shqiptarët në tërësi”, tha kryeministri.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi