- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Google mendon per pasjeten e perdoruesve
Mon 15 Apr 2013 - 15:19
“Google” do të lejojë përdoruesit të vendosin se çfarë do të ndodhë me të dhënat e tyre, pasi ata të kenë ndërruar jetë, apo të jenë kenë hequr dorë nga të qënit aktiv online, duke u bërë kështu kompania e parë e rëndësishme, e cila përballet me këtë cështje sensitive.
Ky funksion do të aplikohet ndaj e-mail-it, rrjetit social “Google Plus” dhe llogarive të tjera. Përdoruesit mund të zgjedhin të fshijnë të dhënat pas një kohe të përcaktuar nga vet ata, ose t’ia kalojnë ato drejt një personi specifik.
Përdoruesit e internetit, kudo në botë, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me atë, se çfarë ndodh me të dhënat e tyre pas ndarjes nga jeta.
“Shpresojmë që ky funksion i ri t’u lejojë përdoruesve të planifikojnë të ardhmen e tyre përtej jetës, duke mbrojtur në njëfarë mënyre privatësinë dhe sigurinë, si dhe duke e bërë jetën e të dashurve tuaj më ‘të lehtë’, pasi ju të keni ndërruar jetë”, thuhej në një deklaratë të “Google”.
Kompania “Google”, me seli në Kaliforni, zotëron gjithashtu edhe “Youtube”, shërbimin e shpërndarjes së fotove “Picasa” dhe “Blogger”-in./zone24.info
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi