- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Rrëfimi i 15-vjeçares: Mësuesi më zhveshi në shtëpi duke parë provimin, si shpëtova nga përdhunimi
Tue 16 Apr 2013 - 12:08
Mësuesi më ftoi në shtëpinë e tij për të përmirësuar notën. Më tha se kisha dalë shumë keq në lëndën e anglishtes dhe duhet të shikoja bashkë me të rezultatin e testit. E njihja prej kohësh dhe nuk dyshoja për asnjë gjë. Por, pasi u futa në shtëpi, ai mbylli derën me çelës dhe unë pashë që në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër. Këtu nisa të frikësohesha”.
Ky është rrëfimi i adoleshentes, V.F, nga Rrësheni, e cila pretendon se mësuesi Ded Gjini e ka ftuar në banesë dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale publikuar sot nga e përditshmja "Shqip".
Në prani të prindërve dhe një psikologeje, në Komisariatin e Policisë së Rrëshenit, adoleshentja ka treguar se fillimisht ka qenë në banesën e një shoqeje dhe pasi ka dalë prej andej, ka takuar mësuesin. Ky i fundit e kishte qortuar ashpër, pasi kishte dalë shumë keq në lëndën e anglishtes dhe e kishte ftuar në banesë, për të parë testin. Më pas, nëpërmjet kërcënimeve se do e ngelte, ai ka mundur ta zhveshë, megjithëse vajza nuk ka pranuar. Mësuesi i dyshuar për pedofili i ka kërkuar që të mos bërtasë, pasi në të kundërt do e kishte punën keq në shkollë.
Vajza, e trembur, i është bindur mësuesit, por ka kundërshtuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Ai ka nisur ta ngacmojë me veprime të turpshme, ndërsa i ka kërkuar që të mos tregonte asnjë gjë se çfarë po ndodhte në banesë. Madje, mësuesi dyshohet se e ka kërcënuar edhe për veprimet e vajzës në shkollë. Sipas policisë, pas “zhdukjes” së vajzës, prindërit e saj janë paraqitur në polici dhe kanë denoncuar rastin. Disa agjentë policie kanë shkuar te shoqet e adoleshentes dhe pasi kanë mësuar se ajo ishte drejtuar te shtëpia e mësuesit, ata janë drejtuar te banesa e tij. Megjithatë, verifikimet zgjatën rreth tri orë dhe në këtë kohë, mësuesi e kishte përgatitur “prenë” e tij. Policia thotë se ka ndërhyrë me shpejtësi në banesë dhe ka gjetur vajzën të zhveshur. Mësuesi është shtangur dhe u është bindur urdhrave të policisë, duke shkuar në komisariat.
Mësuesi 63-vjeçar ka mohuar çdo akuzë të vajzës dhe familjarëve të saj, duke pohuar se gjithçka është kurth. Ai ka shpjeguar se V.F e ka thirrur për konsulta në lëndën e anglishtes, duke qenë se 15-vjeçarja kishte mangësi të shumta, madje në test kishte dalë shumë keq. “E kam thirrur nxënësen V.F për të dhënë sërish provimin dhe për të përmirësuar notën”, mësohet se ka deklaruar Gjini, megjithëse deklarata nuk ka asnjë bazë, pasi testimi i kësaj lëndë bëhet në shkollë dhe jo në banesën e tij private, aq më tepër në orët e darkës. Këtë dëshmi, policia e ka rrëzuar, pasi thotë se në momentin e arrestimit në banesën e tij, vajza e mitur është gjetur e zhveshur. Ndërhyrja në kohë e policisë ka sjellë që mësuesi maniak të mos e arrinte qëllimin e tij.
Tashmë, mësuesi Gjini, pasi u kap në flagrancë, po hetohet për veprat penale të veprimeve të turpshme me të mitur, marrëdhënie seksuale me të mitur të mbetura në tentativë dhe shpërdorim detyre. Policia lokale tha se do të marrë në pyetje edhe shoqet e adoleshentes, për ndonjë veprim të dyshimtë të mësuesit të anglishtes, ndërsa edhe stafi pedagogjik i shkollës ku mësonte vajza do pyeten. Hetimet do të fokusohen te ndonjë rast tjetër i mundshëm i mësuesit, por nuk përjashtohet as “kurthi”. Forcat hetimore do të verifikojnë çdo pretendim të palëve dhe do të jetë prokuroria ajo që do të vendosë nëse do të kërkojë apo jo arrest me burg për 63-vjeçarin, duke qenë se edhe agjentët e policisë thanë se arrestimi është në flagrancë.
15-vjeçarja që i shpëtoi përdhunimit të mësuesit: Nuk dua të kthehem më në shkollë, se më vjen turp nga mësuesit dhe shoqet
Shtëpia ndodhet në majë të një kodre pranë fshatit Gziq, rreth 5 km larg Rrëshenit. Banesë shumë e varfër, jashtë e brenda. Aty jetojnë katër anëtarë të familjes Vorfi. Babai ka probleme serioze me shikimin, nëna nuk është mirë mendërisht, djali 24 vjeç është autik i rënduar, ndërsa më e vogla sapo ka pësuar një traumë që do të tregohet në vijim… Derën e hap vetë E.V.
Për nga mosha nuk i ka mbushur 15 vjeç, është fëmijë në klasën e nëntë të shkollës, por për nga tiparet dhe zhvillimi ngjan si një femër shumë e bukur. Kjo është nxënësja, e cila pretendon se mësuesi i saj i Anglishtes, 63-vjeçari Ded Gjini, ka tentuar që ta përdhunojë pak pas mesditës të së premtes, në shtëpinë e tij, që ndodhet pak metra larg shkollës. E.V. na fton brenda, duke thërritur njëkohësisht babain e saj, Gjonin. Biseda është e gjatë, derisa arrijmë ta bindim të atin për të marrë dëshminë e vajzës. Në prani të tij dhe të nënës, E.V. sqaron për gazetën “Panorama” të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ngjan e tronditur psikologjikisht dhe herë pas here e ndërpret rrëfimin, duke u lënë rrugë të lirë lotëve…
A është e vërtetë që mësuesi juaj i Anglishtes, Ded Gjini, ka tentuar t’ju përdhunojë?
Po. Është më se e vërtetë. Përse të gënjej? Për të bërë veten me turp kot? Tani as nuk dal dot më nga shtëpia…
Kur ka ndodhur kjo tentativë?
Ka qenë e premte, diku pas orës 13:00.
Ku ndodhi?
Në shtëpinë e mësuesit.
Po ç’deshët ju në shtëpinë e mësuesit?
Dy ditë më parë kisha dhënë provim në anglisht. Pasi i kishte korrigjuar, mësues Deda më thirri te tavolina e tij dhe më tha veçmas nxënësve të tjerë: “Dëgjo, ti e ke merituar për 9 dhe unë 9 ta kam vënë në provim, por në regjistër ta kam vënë 10”. Mos u trego nxënësve të tjerë për këtë, por ti ke nevojë që të konsultohesh edhe pak në anglisht, në mënyrë që ta marrësh vetë notën 10. Pas kësaj bisede, të nesërmen më ndaloi në korridor të shkollës dhe më tha: “Dëgjo, kam një hall në shtëpi dhe dua të më ndihmosh për një punë. Merr edhe librin e fletoren e anglishtes dhe, pasi të më ndihmosh për diçka, unë do të të ndihmoj me mësime, sepse ke rënë ca”. Unë kisha akoma mësim dhe i thashë që nuk kam se si vij, pasi orën e pestë kisha biologji me mësuese Davën (Dava Brozi). Mësues Deda këmbënguli që unë t’i merrja leje mësuese Davës, të cilën e kam edhe kujdestare. I thashë asaj, por nuk më dha leje. E takova sërish mësues Dedën dhe i tregova që nuk kisha mundësi të shkoja për ta ndihmuar orën e pestë, kështu që do të ikja pas mësimit.
Shkove pas mësimit në shtëpinë e mësuesit?
Po, shkova, se nuk e mendova kurrë se kishte ndonjë gjë të keqe. Unë kisha qenë dhe herë të tjera te shtëpia e tij.
Po pse kishit shkuar te shtëpia e tij dhe herë të tjera?
Mësues Deda e ka shtëpinë anash shkollës, dy minuta larg. Por ai jetonte vetëm aty, pasi familjen e kishte larg dhe shkonte fundjavave. Nuk e di saktë nëse familja e tij jeton në Rrëshen apo në Tiranë. Duke qenë se ai jetonte i vetëm, herë pas here kërkonte ndonjë ndihmë nga nxënësit për punë shtëpie apo për të mbajtur diçka.
Pra, keni qenë dhe herë të tjera vetëm te shtëpia e mësuesit?
Jo, vetëm ishte hera e parë që shkoja. Herë të tjera kam qenë me shoqe apo shokë klase. Varet nga punët që kishte për të bërë.
Kur ikët të premten pas mësimit, u larguat veç e veç për te shtëpia e mësuesit apo të dy bashkë?
Veç e veç. Mësues Deda kishte mbaruar më herët mësimin dhe po priste te shtëpia. Ndërsa unë shkova pasi mbarova mësimin. Dola me dy shoqe nga shkolla dhe u thashë që më duhet të ndahesha aty te rruga kryesore, sepse unë do të shkoja te shtëpia e mësues Dedës për ta ndihmuar me diçka dhe për t’u konsultuar në anglishte. Për dy minuta isha te shtëpia e mësuesit dhe trokita.
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Rrëfimi i 15-vjeçares: Mësuesi më zhveshi në shtëpi duke parë provimin, si shpëtova nga përdhunimi
Tue 16 Apr 2013 - 12:09
Kush jua hapi derën?
Mësues Deda, ai jetonte vetëm pra. Më ftoi që të futesha brenda. Më tha që ta prisja te njëra dhomë që quhet “e miqve”, ndërsa vetë shkoi nga dhoma tjetër. Pas pak u kthye te dhoma ku isha unë dhe më ofroi një mollë. E mora dhe e ulur po prisja të më thoshte se për çfarë do ta ndihmoja.
Çfarë ndihme donte?
Më pyeti nëse kisha fletoren dhe librin me vete. Iu përgjigja “po”. Pastaj ma kujtoi sërish faktin që më kishte vënë 10 pa e merituar dhe se sa nevojë kisha unë që të konsultohesha me të. Pastaj më tha: “A e di pse dua të të ndihmoj?
Se je e mirë, je shumë bukuroshe…”. Dhe duke thënë fjalë të tjera të këtij lloji, m’u afrua dhe nisi të më prekte. Ia hoqa menjëherë duart dhe bërtita fort, duke i kërkuar që të largohej. Ai më tha që të ulja zërin. U shkëputa dhe kapa çantën, mora celularin. Numrin e parë kisha të babit dhe i rashë menjëherë. Por sa u realizua lidhja, ai më kapi për goje, duke më kërkuar që ta mbyll. Babi e kishte hapur sakaq telefonin dhe po thoshte “”, “”. Atëherë ai ma liroi gojën deri në gjysmë, duke më kërcënuar që të mos i tregoja gjë. U përpoqa të gënjej babin, i cili ndodhej në Tiranë për një punë, duke i thënë nëse mund të më jepte leje që të ikja në Rrëshen së bashku me një kushërirë. Babi më refuzoi, por ndërkaq po më pyeste se çfarë kisha dhe pse flisja me gjysma fjalësh dhe mezi dëgjohesha. Unë sakaq po qaja dhe mezi arrita ta bind “me timen” se nuk kisha gjë. Por babai e kishte kuptuar se diçka nuk po shkonte me mua dhe menjëherë kishte marrë rrugën për në shtëpi (i ati e pohon).
Po pastaj, çfarë ndodhi?
Mësuesi nuk po më linte të ikja, por unë u shkëputa prej tij dhe shkova te dera e korridorit. U përpoqa që ta hapja, por e kishte mbyllur nga brenda. Erdhi edhe ai aty dhe tentoi edhe një herë të më prekte, donte të më hapte bluzën me zor. Pasi u grindëm edhe një herë aty dhe nisa të qaj më të madhe që të më linte që të ikja, atëherë ai më zuri ngushtë pas derës dhe më kërcënoi: “Do të të lë të dalësh, por po hape gojë do të të heq qafe. Do të ta marr shpirtin. Do të ta vras krejt familjen, more vesh? Se nuk më turpëron dot ti…” Tha dhe ca fjalë të tjera duke kërcënuar, por pastaj më la të ikja.
Çfarë bëtë pasi dolët nga shtëpia?
Vrapova me sa kisha fuqi rrugës poshtë, kisha frikë mos më ndiqte prapë. Shkova dhe takova një shoqen time të ngushtë. Po qaja gjithë kohës dhe nuk guxoja dot të kthehesha në shtëpi. I tregova gjithçka që ndodhi. Ajo erdhi bashkë me mua dhe më shoqëroi te shtëpia. Unë u futa te njëra dhomë, shoqja ime i tregoi ngjarjen mamit tim. Mami më thirri dhe unë ia tregova nga e para. Mori në telefon babin, i cili i tha që ishte nisur e po vinte. Njësoj ia tregova edhe babit. Pastaj vendosëm që ta denonconim në Polici.
Po pse morët shoqen t’ia tregonte mamit dhe nuk ia thoshit dot vetë?
Nuk mundesha dot. Më vinte shumë-shumë turp për çfarë kishte ndodhur. Më dukej sikur u përmbys bota. Nuk e besoja dot.
Mësues Ded Gjini e ka mohuar që ka tentuar t’ju përdhunojë. Kush nga ju gënjen?
Faqja e zezë e tij që e mohon.
A ju kishte dhënë më parë ndonjë shenjë ngacmimi mësuesi Ded Gjini?
Jo, asnjëherë. Ka kaq vite që më jep mësim dhe asnjëherë nuk më ka ngacmuar.
Po shoqet e tua?
Nuk e di. Nuk është se më ka treguar ndonjëra për ngacmime.
Çfarë tipi ishte mësues Ded Gjini?
Ishte tip i ashpër dhe nevrik, ndonjëherë merrte për kot. Por kështu në mësim ishte shumë i rregullt.
Po ju si nxënëse, çfarë notash merrnit përgjithësisht dhe veçanërisht në anglisht?
Unë jam nxënëse e nëntës dhe e dhjetës në të gjitha lëndët, përfshirë anglishten. Por për këtë besoj që më mirë është të pyesni të gjithë mësuesit e mi, ose të shikoni fletoret e mia të detyrave (na tregon dhjetat në fletore).
Domethënë dëshironi që të vazhdoni gjimnazin apo shkollën e lartë?
Dëshiroja shumë. Ndaj mësoja dhe kërkoja që të merrja gjithnjë nota të mira. Doja shumë të vazhdoja shkollën e lartë, të bëja diçka në jetë. Por tani nuk do të kthehem më në shkollë.
Pse nuk do të ktheheni më në shkollë?
Nuk dua të kthehem më në shkollë, sepse më vjen turp nga mësuesit dhe shoqet e shokët. E ka marrë vesh gjithë zona këtë që ka ndodhur, nuk dua t’ia di më shkollën. Le të rri këtu në shtëpi e mbyllur gjithë jetën, se mua më mbuloi turpi tani. Kushedi ç’flasin në fshat…
Keni biseduar me ndonjë psikologe për gjendjen tuaj?
Kur më kanë pyetur në Polici, ka qenë aty edhe një psikologe, por këtu në fshat nuk bëhet fjalë.
Do të dëshironit të kishit ndonjë psikologe për të biseduar?
(Qan) Do të doja shumë që të bisedoja, por nuk kam me kë… Nuk kemi mundësi.
Mësuesi i akuzuar: Nxënësja gënjen, nuk e kam prekur, duan të më prishin imazhin për fushatën elektorale”
Mësuesi 63-vjeçar nga fshati Gziq i Rrëshenit, i cili akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij të mitur, 15-vjeçaren E.V., ka qenë kontradiktor në dëshmitë e tij në Polici. Fillimisht ai ka mohuar që nxënësja ka qenë në shtëpinë e tij gjatë së premtes, kur edhe dyshohet se ka ndodhur ngjarja, por më pas ka pohuar vizitën e saj. Megjithatë, në asnjë moment nuk e ka pranuar tentativën e përdhunimit të minorenes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 63-vjeçari ka dëshmuar se 15-vjeçarja kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta ndihmuar me punët e shtëpisë, duke qenë se jetonte i vetëm.
Sipas tij, gjatë kohës së qëndrimit në banesë, ai nuk ka kryer asnjë lloj përpjekje për ta joshur apo për ta përdhunuar.
“I kërkova që të më ndihmonte pas mësimit me disa punë në shtëpi, për të larë dhe pastruar, duke qenë se jetoj i vetëm. Vajza ka ardhur dhe ka ikur nga shtëpia, pa i prekur asnjë fije floku”, ka dëshmuar ndër të tjera Ded Gjini.
Mësuesi i vajzës ka këmbëngulur se gjithçka është një sajesë e 15-vjeçares, por pa arritur të argumentojë arsyen e sajesës që tashmë ka bërë bujë të madhe mediatike. Ai gjithashtu ka deklaruar se dikush mund ta ketë shtyrë E.V. që të bëjë një denoncim me përmbajtje seksuale, për t’i prishur atij qëllimisht imazhin në prag fushate elektorale.

- Rreshen: Arrestohet mësuesi,abuzoi me të miturën për një notë
- Përdhunimi i 9-vjeçares, fshati e dënon
- Përdhunimi i 23-vjeçares nga 7 burra, shkaktoi revolucion në popull… Gjendje e jashtëzakonshme!
- I Hedhin Fall Në Shtëpi,Duke Vjedhur 5 Mijë Euro
- Rrëfimi tronditës i 13-vjeçares: Babai më urren, më rreh me rrip
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi