Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Arrestohet Hajdin Sejdia, kërkohet për mashtrim Empty Arrestohet Hajdin Sejdia, kërkohet për mashtrim

Wed 17 Apr 2013 - 11:04
Arrestohet Hajdin Sejdia, kërkohet për mashtrim Sedja


Nikoleta Kovaçi

-Nuk është njohur nga policia, por një sinjal i kuq ka detyruar policinë të shikojnë me imtësi se kush është personi që nuk d-uhej të lejohet të “kalonte”. Hajdin Sejdia është mbajtur për verifikim, megjithëse dokumenti i tij i identifikimit, fillimisht policisë nuk i ka thënë asgjë. Pas marrjes në pyetje, policia ka parë që personi që ishte mbajtur për verifikim ishte Hajdin Sejdia, emri proverbial, që kujtohet më tepër në lidhje me gropën që mbeti përshumë kohë e hapur pas Pallatit të Kulturës. Policia kufitare e Kukësit e ka mbajtur në pranga Sejdinë, pasi i ka komunikuar një urdhër-ndërkombëtar kërkimi. Paçka se informacionet në lidhje me ndalimin e tij janë tejet të rezervuara nga Policia e Shtetit, mësohet se dokumentacioni i tij i identifikimit mbante emrin Avni Sejdia. Referuar burimeve të policisë bëhet e ditur se Sejdia i arrestuar pritet të dalë ditën e sotme para gjykatës për masë sigurie, ndërsa emri i tij i është dhënë Interpolit, pasi ai rezulton i kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas të dhënave bëhet me dije se “Avni Sejdia” kërkohet nga vendet arabe për një mashtrim bankar me shuma të mëdha. Nuk bëhet e ditur shuma për të cilën është shpallur në kërkim kosovari, po ashtu edhe shumë detaje të tjera në lidhje me emrin e vënë në pranga. Sejdia i dyshimtë i policisë së Kukësit, mësohet se është ndaluar në dalje nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, por nuk mësohet koha e qëndrimit të tij në vendin tonë dhe se nga ka hyrë i shumëkërkuari i Interpolit në Shqipëri. “Avni Sejdia” bëhet me dije se është arrestuar për qëllime ekstradimi në drejtim të Emirateve të Bashkuara, ku do të përballet me drejtësinë e vendit ku akuzohet për mashtrim. Hajdin Sejdia Megjithëse emri dhe figura e tij në fillim-vitet `90 ka qenë mjaft popullor në vendin tonë, policia kufitare, mbase e re në moshë, ka vuajtur ta identifikojë personin që kërkohej nga Interpoli. Kjo pasi i shumëkërkuari mbante edhe emrin Avni. Edhe pas njohjes me të vërtetën e identitetit të personit, policia ka refuzuar të bëjë publik lajmin, ndërsa ditën e sotme duhet të dalë edhe para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë për llogari të drejtësisë së shtetit që e kërkon. Hajdin Sejdia, në një terren tejet në favorshëm dhe me mbështetje të fortë të njerëzve që gjendeshin në krye të qeverisë së atëhershme hodhi bazat e firmave piramidale. Paçka se kulmi i këtyre firmave u arrit në vitin 1996, në të vërtet Sejdia ngriti të parën piramidë që në vitin 1991. Në vitin 1992 u lëshuar një urdhër ndalimi për Sejdinë, por lobimet e fuqishme bënë që “bossi shqiptar” të shpëtonte nga ndëshkimi.

“Gropa” dhe martesa në Sheraton

Shqiptarët prej më shumë se një dekade, kanë përfolur emrin e Hajdin Sejdisë, pasi kështu quhej gropa që gjendej prapa Pallati të Kulturës në qendër të Tiranës. Në kohën që Sejdia kishte blerë tokën, kishte premtuar shqiptarëve dhe miqve të tij të politikës se aty do të ndërtonte hotelin më të madh në Ballkan. Gropa u hap, për hedhjen e themeleve të pallatit 52 katësh, sipas parashikimeve të miliarderit nga Kosova, por që më pas u anulua. Sejdia në të vërtet nuk e nisi kurrë pallatin e “ëndrrave”. Hajdin Sejdia erdhi sërish në Shqipëri në vitin 2004. U vendos në “Sheraton” dhe aso kohe u tha se kishte fituar lirinë nga drejtësia zvicerane që e kishte arrestuar po për mashtrim. Një vit më vonë, Sejdia u martua në Tiranë, ndërkohë që asnjë instancë e hetimit dhe e zbulimit.
http://shekulli.com.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi