Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kërkohet flori në zonën e Rubikut Empty Kërkohet flori në zonën e Rubikut

Tue 26 Jul 2011 - 15:08
Message reputation : 100% (1 vote)
Kërkohet flori në zonën e Rubikut Minatori-kerkimNjë kompani e vogël e regjistruar në Kanada njoftoi së fundmi se pas shpimeve të kryera në zonën bakërmbajtëse të Rubikut, ka arritur të identifikojë shtresat e tokës ku ka prezencë më të madhe të floririt.
Kompania thotë se aktualisht po kryen eksperimente për të zbuluar metodën më të mirë për të nxjerrë arin nga masa tjetër e dheut para se të vendosë nëse do të fillojë shfrytëzimin e burimit apo jo.

Kompania ka kryer dymbëdhjetë shpime në zonë dhe ka zbuluar se në thellësi të ndryshme mund të gjendet nga 1.3 deri në 3 gramë ar për ton.

Përmbajtja e arit në zonë është vënë re fillimisht nga gjeologët shqiptarë që e vrojtuan zonën për mineral bakri.

Gjatë kohës së komunizmit, industria e bakrit kishte një seksion për ekstraktimin e arit duke përdorur elektricitetin.

Çmimi i arit në tregun ndërkombëtar është rritur gjatë dekadës së fundit me mbi pesë herë duke arritur në çmimin aktual prej 1500 dollarësh për onç. (Një onç ar përmban 31 gramë).

Megjithëse ari është një metal i lakmuar nga të gjithë, kur ai gjendet nën tokë, shpesh kostoja e prodhimit është më e lartë sesa çmimi i tij. Minierat e arit në Afrikën e Jugut p.sh., në fillim të viteve 2000, kur çmimi i arit qe në minimum, filluan të operojnë me humbje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi