Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nitta
Nitta
Komplet
Komplet
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3811
<b>Hobi</b> Hobi : Pushimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te Motra ime Essi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

Produktet e nevojshme për shëndetin Empty Produktet e nevojshme për shëndetin

Wed 17 Apr 2013 - 14:03
Produktet e nevojshme për shëndetin Perime-1366012165E dimë që pemët dhe perimet janë shumë të mira për shëndetin tonë, por nuk e dimë me saktësi se cilat dobi, vlera ushqyese në të vërtetë na sjellin pemët dhe perimet e caktuara. Në vazhdim do të paraqesim ato që i kontribuojnë më së shumti shëndetit dhe cilat pra nuk guxojnë të mungojnë në shtëpitë tona. Pra, le të shohim pak vlerat ushqyese të këtyre produkteve:

- Kivi: Ka më shumë vitaminë C se portokalli. Në 100 gramë gjenden mesatarisht 100-400 mg vitaminë C. Personat që konsumojnë shumë fruta të pasura me vitaminë C preken më pak nga gripi apo sëmundjet tjera të sistemit respirator. Krahas kësaj kivi është një nga frutat më të pasura me magnez, potasium, përmban pak sodium, vitaminë E, bakër, vitaminë B2 dhe vitaminë A.

- Dardha: Me anë të fosforit dhe vitaminës B, që përmban largon lodhjen mendore. Me ndihmën e fibrave të lira, dardha ekuilibron nivelin e kolesterolit, mundëson funksionimin normal të zorrëve. Përmban shumë vitaminë C dhe bakër. Dardha po ashtu mbron trupin përballë radikaleve të lira me anë të veçorisë antioksiduese.

- Mandarina: Pjesë e grupit të agrumeve, mandarina është një burim i mirë i vitaminës C dhe betakarotenit. Me anë të fosforit dhe vitaminës B largon lodhjen mendore. Ekuilibron nivelin e kolesterolit në gjak dhe mundëson një funksionim normal të zorrëve. Ndihmon në uljen e tensionit me anë të potasiumit që përmban. Përshpejton qarkullimin e gjakut në enë.

- Lulelakra: Lulelakra përmban vitaminë C, folat, vitaminë B5, B6, potasium, magnez dhe acidet omega-3. Ka efekte mbrojtëse kundër kancerit në sajë të mikrovlerave ushqyese që përmban. Minimizon rrezikun e kancerit të prostatit, kolorektal dhe mëlçisë.

- Kungulli: Është shumë i pasur me vitaminë A. Në të njëjtën kohë përmban shumë fibra, vitaminë C dhe K, hekur, magnez, vitaminë E, B, potasium dhe fosfor. Gjysmë gote kungull i ëmbël plotëson sasinë e beta karotenit. Mund të përdoret në përgatitjen e ëmbëlsirave ose gjellëve me kripë.

- Preshi: Preshi zë vend në grupin allium të perimeve bashkë me hudhrën dhe qepën. Ndihmon në funksionimin e mirë të zorrëve me ndihmën e sasisë së lartë të poses. Është një burim i mirë i manganezit, vitaminës C, hekurit, folatit dhe B6. Tregon veçori oksidative dhe minimizuese të inflamacionit në trup.
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Produktet e nevojshme për shëndetin Empty Re: Produktet e nevojshme për shëndetin

Wed 17 Apr 2013 - 14:13
Ku esht burimi ketu Nitta??
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Produktet e nevojshme për shëndetin Empty Re: Produktet e nevojshme për shëndetin

Wed 17 Apr 2013 - 14:31
Produktet e nevojshme për shëndetin 632747124
Nitta
Nitta
Komplet
Komplet
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3811
<b>Hobi</b> Hobi : Pushimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te Motra ime Essi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

Produktet e nevojshme për shëndetin Empty Re: Produktet e nevojshme për shëndetin

Wed 17 Apr 2013 - 14:33
Ketoo perime jan te nevojshme per organizemm Falkoo ..
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Produktet e nevojshme për shëndetin Empty Re: Produktet e nevojshme për shëndetin

Wed 17 Apr 2013 - 15:27
peme perime,mish dhe ngapak dashuri,patjeter do jesh i shendetshem grrrr
Sponsored content

Produktet e nevojshme për shëndetin Empty Re: Produktet e nevojshme për shëndetin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi