Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehjet që janë shpëtim atëherë kur është e nevojshme Empty Shprehjet që janë shpëtim atëherë kur është e nevojshme

Sat 15 Oct 2011 - 21:28
Ekspertët zakonisht këshillojnë për gjërat që duhen shmangur gjatë kohës së grindjes. Prandaj, ka ardhur koha që t’i përkushtohemi asaj se çfarë sugjerohet të thuhet gjatë dyluftimit verbal në martesë, apo në lidhje. Gjatë kohës së fjalosjes apo grindjes, si meshkujt, po ashtu edhe femrat, e humbin torruan, me ç’rast thonë shumë gjëra, të cilat as nuk i mendojnë fare, ndërsa ekspertët gjithmonë kanë ofruar këshilla se çfarë duhet shmangur në situate të tilla. Nëse dëshironi t’i shmangni fjalosjet, kësaj radhe ju sjellim disa këshilla rreth asaj se ç’duhet të thoni.
“Nuk është nevoja ta zgjidhim këtë situatë tani, më mjafton fakti se biseduam”

Kjo është një përgjigje e mirë, pa marrë parasysh formën e zgjedhjes së problemit. Partnerit ia bëni me dije se keni nevojë për të biseduar dhe se kërkoni mendimin e tij, që njëherësh është kompliment mjaft i madh.

“Të lutem, provo ta shikosh këtë edhe nga këndi im”

Njëra ndër mënyrat më të mira që fjalosja të shkojë në drejtimin e duhur dhe që të ketë efekt është që në fillim të dy ta shikoni edhe pozitën e anës tjetër dhe të merrni parasysh ndjenjat e partnerit.

“Kjo ka shumë rëndësi, të lutem më dëgjo”

Si meshkujt, po ashtu edhe femrat, gjatë kohës së fjalosjes nuk i dëgjojnë fjalët që u thuhen, ngase janë të zënë me mendimet se çfarë kanë për të thënë. Shpesh ndodh që gjatë fjalosjes të mos e kemi vëmendjen rreth asaj se çfarë thotë partneri.

“E kam të qartë se jam pjesë e problemit”

Gjëja më e keqe që mund të bëni gjatë fjalosjes është që fajin ta hidhni në anën tjetër. Ndoshta edhe mendoni se një sjellje e tillë është e arsyetuar, por askush nuk e adhuron pjesën kur dikush ta drejton gishtin dhe të konsideron vetëm ty si pjesë të problemit. Kur ta pranoni se edhe ju jeni pjesë e problemit, pa marrë parasysh sa e vogël të jetë ajo pjesë, do të shmangni probleme edhe më të mëdha.

“Kemi dalë prej temës”

Filloni rreth asaj se kush i ka harruar enët e palara në kuzhinë, e përfundoni në temën se kush i fundit e ka shëtitur kafshën shtëpiake. Nëse dilni nga tema, provoni që të ktheheni përsëri dhe ta zgjidhni ngadalë, pjesë-pjesë.

“Për çfarë në fakt po debatojmë?”

Problemet e vogla rreth të cilave gjithmonë “pëlcisni” ndoshta fshehin ndonjë problem më të madh, i cili fshihet në lidhjen tuaj. Kini vëmendjen dhe zbulojeni se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë.

“Ky nuk është problem vetëm yti, është problemi ynë”

Shumë veta nuk janë të vetëdijshëm se sa shumë kjo deklaratë mund të ndryshojë ndërmjet një fjalosjeje – pozitivisht, natyrisht.

“Të marrim frymë për një moment”

Sa e sa herë gjatë fjalosjes keni thënë fjalë të “rënda” dhe e keni lënduar partnerin? Do të ishte mirë ta shmangni këtë. Nëse mendoni se e keni arritur kufirin dhe e dini se e keni tepruar, ju kanë pushtuar emocionet – është koha të merrni frymë dhe të qetësoheni.

“Të dua”

Kjo fjalë do të ju përkujtojë se për çfarë në të vërtetë jeni bashkë. Ka raste kur fjalosja ka efekt pozitiv, por lejojani njëri-tjetrit ta kuptojnë se dashuria është e pranishme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi