Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Pesë Stereotipat E Femrave Në Mendjen E Një Mashkulli Empty Pesë Stereotipat E Femrave Në Mendjen E Një Mashkulli

Wed 17 Apr 2013 - 20:50
Pesë Stereotipat E Femrave Në Mendjen E Një Mashkulli 221

Kur janë me shoqërinë ose me kolegët e tyre të punës, meshkujt mund ta kategorizojnë çdo femër që e njohin në këto kategori të caktuara.

Vajza e mirë
Kjo është gjithnjë e ëmbël dhe e kujdesshme. Këtë vajzë e duan të gjithë dhe zakonisht nuk fillojnë lidhje me të, për shkak se është një person shumë i mirë dhe shumë e sjellshme. Të gjithëve u pëlqen të shoqërohen me të, por asgjë më shumë.



Femra ‘rezervë’
Kjo është njëra nga mikeshat që ata e kanë vetëm për ato raste kur nuk janë duke u parë me dikë tjetër. Ata flirtojnë tërë kohën me të, madje edhe dalin në takim me të nganjëherë, vetëm sa për ta ruajtur kontaktin me të, në mënyrë që ta kenë të gatshme për ato kohë kur mbeten vetëm.



Femra e paarritshme
Kjo është ajo femra e bukur dhe e mrekullueshme, e cila e bën çdonjërin të dridhet. Ajo ka shumë vetëbesim dhe është shumë atraktive. Ajo është ai tip i femrës, së cilës i afrohen vetëm meshkujt e fortë dhe të gjithë të tjerët as nuk i afrohen nga frika e refuzimit.



Femra që mendon se është e bukur
Kjo është ajo që zakonisht bëhet pre e shakave ndërmjet meshkujve. Ajo mendon se është shumë e bukur dhe sillet si një mendjemadhe e papërmirësueshme, duke u bërë pikërisht për këtë shkak pjesë e humorit të tyre, sepse ajo në fakt nuk është aspak e bukur sa mendon.



Femra e përsosur
Asnjë mashkull nuk e di definicionin e një femre të përsosur. Ndoshta për arsye se ai ndryshon te secili prej tyre. Megjithatë, nëse ai është i dashuruar plotësisht në një femër, atëherë ka shumë gjasa që ajo të jetë e përsosura e tij.

/ gazetashqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi