Muzeu historik i Bajram Currit..një ndërtesë bosh
Thu 18 Apr 2013 - 13:48
Gjon Neçaj
BAJRAM CURRI-Në faqen zyrtare të bashkisë së qytetit të Bajram Currit,ne rubrikën “Institucionet”, për muzeun historik që është vetëm si ngrehinë që në vitin 1997, shkruhet:
“Muzeu historik i rrethit u ndërtua në vitin 1985 dhe është një ndër muzetë më të bukur përsa i përket arkitekturës së jashtme, por edhe zgjedhjen funksionale të brendshme ku janë gërshetuar më së miri elementet e arkitekturës të banesës vendase me atë bashkëkohore.
Mjediset e këtij muzeu janë të bollshme dhe më se funksionale. Ka rreth 8 salla ekspozimi për eksponatet muzeale, me një sipërfaqe 1300 m². Këto salla janë projektuar e realizuar në formën e rrathëve koncentrik dhe ka një ndarje të kateve në formë të tillë që kalon nga njëri kat në tjetrin pa u vënë re me 3-4 shkallë…
Ky muze është i vendosur në qendër të qytetit, i harmonizuar bukur me mjediset përreth, me përmendoren e Heroit të Popullit Bajram Curri, dhe në sfond me një copëz të bukurive të alpeve tona, krijon një ansambël të vërtetë historiko-arkitekturor dhe një hijeshi të lakmueshme edhe për vizitorët.
Muzeu historik i Tropojës për peshën dhe vlerat muzeale e historike që mbart në gjirin e vet, për përmasat, zgjidhjen arkitekturore funksionale, do të hynte i treti në vendin tonë, pas muzeut kombëtar dhe atij të Skënderbeut ne Krujë.
Ky muze mbart më vete trashëgiminë shumë shekullore kulturore dhe historike të trevës së Tropojës.” Muzeu në fjalë që nga viti 1997 ekziston vetëm si ngrehinë,pasi në ambientet e brendshme nuk disponohet asnjë material në asnjë stendë apo anekse të tij, ndaj tashmë është pa vlerë,vetëm një godinë përshtatur orientit të veriut.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi