Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gruaja e policit të vetëvarur: Kolegët e vranë dhe inskenuan vetëvrasjen. Ja provat! Empty Gruaja e policit të vetëvarur: Kolegët e vranë dhe inskenuan vetëvrasjen. Ja provat!

Fri 19 Apr 2013 - 14:34
Gruaja e policit të vetëvarur: Kolegët e vranë dhe inskenuan vetëvrasjen. Ja provat! NdueGruaja e Ndue Kolthit, policit i cili u gjet i vetëvarur me 11 prill të këtij viti brenda Komisariatit nr.3, ka akuzuar policët e këtij komisariati se kanë inskenuar vetëvrasjen e të shoqit.
“Policia ka ushtruar dhunë mbi tim shoq , i cili ka qenë në gjendje të dehur. Rrahjet e tepërta dhe gjendja në të cilën gjendej im shoq, i kanë shkaktuar vdekjen. Ai nuk u ka rezistuar goditjeve në trup, pasi ka qenë i dobët fizikisht. Policisë u ka mbetur në dorë dhe për pasojë inskenuan versionin e vetëvrasjes. Ka shumë gjëra që më bëjnë të dyshoj”- është shprehur e veja e ish-gardianit në një intervistë mediatike.
“Po ta varësh një të vdekur shenja do t’i mbetet në fyt.Nushi sytë i kishte mbyllur, sikur flinte gjumë.një njeri që varet sytë dhe goja i mbeten të hapura , ndërsa gjuha i del jashtë. Këto simptoma nuk ishin te Nushi. Jam 100% e sigurt që ngjarja është manipuluar nga policia”- shprehet ajo që nxjerr edhe argument të tjera. Sipas saj hekurat ku pretendohet se ai ka varur veten,po ashtu siç tregohet edhe në foto nuk janë aq lart ,që të realizohet një veprim i tillë,pasi burri im ishte i gjatë dhe këmbët i mbërrinin në tokë. Një tjetër dyshim ka të bëjë me kamerat që ndodhen në atë dhomë të cilat kanë qenë fikur.
“ Pse pikërisht në ato momente kanë qenë të fikura? Pse të gjithë heshtin për vdekjen e e burrit tim. Nuk do ta besoj kurrë se ai ka vrarë veten”, nënvizon Violeta që shton se ka marrë një avokat për të zbardhur të vërtetën deri në fund./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi