Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mehmeti rekrutoi 150 fashistë të Duçes, ata u betuan para tij Empty Mehmeti rekrutoi 150 fashistë të Duçes, ata u betuan para tij

Sat 20 Apr 2013 - 15:34
Në majin e vitit 1945, u riatdhesuan më shuam se 2000 ushtarakë italianë. 73 prej tyre ranë në luftime kundër trupave naziste dhe u shpallën dëshmorë të Shqipërisë
Mehmeti rekrutoi 150 fashistë të Duçes, ata u betuan para tij Batalioni%20Antonio%20Gramshi
Leonard Veizi

Ishte fillim tetori i vitin 1943. Një muaj më parë ushtria fashiste e Benito Musolinit kishte mbetur pa asnjë funksion pas kapitullimit të qeverisë dhe strukturave të tjera të shtetit. Ndërsa ushtarët italianë në Shqipëri ishin krejt të çorientuar pasi për t’u kthyer në atdhe u duhej të kapërcenin Adriatikun. Në të kundërt, dy ishin mundësitë që shqiptarët u dhanë ish-pushtuesve të tyre, të punonin tokat me parmendë, ose të bashkoheshin me armë në dorë kundër gjermanëve... ...Xhafer Peçi, ish- komandant batalioni në Brigadën e Parë Sulmuese, rrëfen si u mobilizuan ish-ushtarët e “fashos” kundër ish-aleatëve të tyre nazistëve gjermanë:

Në fillim të tetorit 1943 në Brigadën e Parë u inkuadrua dhe një batalion me italianë. Si ndodhi?

Kanë kaluar gati 70 vjet nga dita e formimit të batalionit partizan “Antonio Gramshi” formacion, i cili u inkuadrua në përbërje të Brigadës së Parë Sulmuese. E mbaj mend si sot se në fushën e lagjes “Veri” të Shëngjergjit, në 10 tetor 1943 Mehmet Shehu dha urdhër të mblidheshin të gjithë ushtarët italianë që ishin dorëzuar pas kapitullimit të fashizmit. Ata bëheshin rreth 1500 veta, ushtarë, nënoficerë e oficerë. Ai iu bëri thirrje ushtarakëve italianë që të bash-koheshin me forcat partizane me të njëjtin qëllim; të luftonin nazizmin gjerman. Mehmet Shehu iu drejtua 1500 trupave italiane, tashmë të kapitulluara, edhe duke u treguar për rëndësinë e luftës Antifash-iste Nacionalçlirimtare, duke u thënë se bisha naziste që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore e po bënte kasaphanë në Europë, duhej të shuhej dhe në këtë rast gjithkush duhet të jepte kontributin e tij.

Cili do të qe reagimi nga ana e ushtarakëve italianë?

Të paktën 150 prej tyre pranuan në bashkoheshin me këtë thirrje. Po atë ditë u vendos formimi i një batalioni që u pagëzua me emrin “Antonio Gramshi”. Në krye të këtij formacioni vetë italianët zgjodhën një ish-oficer antifashist, të cilët vetë fashistët, për shkak të bindjeve të tij e kishin de-graduar dhe e kishin ulur në detyrë duke i hequr gradat dhe duke e lënë në pozicionin e nënoficerit. Por batalioni zgjo-dhi gjithashtu edhe një komisar. Pra komanda e Batalionit përbëhej nga: komandant Tercilio Kardinali, komisar politik Alfredo D`Angelo, nënkomandant përzgjodhën Xhuzepe Montin, kurse zëvendëskomisar Dominiko Bogatain. Batalioni u organizua me dy kompani, e para, që përfshinte edhe komandantin dhe komisarin, numëronte 42 veta; e dyta, përveç komandës, përbëhej nga 88 luftëtarë. Veprimtaria e përditshme dhe ajo luftarake e batalionit drejtohej nga shtabi i tij, i cili përbëhej nga 5 anëtarë. Një prej anëtarëve të shtabit të batalionit ishte nga radhët e partizanëve shqiptarë, Sami Kotherja. Të gjithë këta bënë betimin dhe batalioni “Antonio Gramshi” u bë formacioni i 5-të në Brigadë, e cila deri në atë kohë kishte vetëm 4 batalione.

Është thënë se ushtria italiane nuk ishte fort aktive për luftë. Si ishin ushtarët e batalionit në fjalë?

Di të them se partizanët italianë të batalionit “Antonio Gramshi” kanë tre-guar trimëri të mëdha në luftimet e shumta që bëri ky formacion kundër forcave gjermane dhe kolaboracion-istëve shqiptarë. Batalioni nisi të përballej në veprime luftarake me nazistët, me një shkallë të lartë vështirësie, si me 15 nëntor 1943, në qytetin e Beratit, ku luftoi heroikisht, madje në rrethim për afro pesë orë, kundër më se 2000 forcave naziste. Në këtë luftim mbetën të vrarë 10 luftëtarë. Por batalioni ia doli të çante unazën e rrethimit të shtrënguar nazist, pikërisht duke u ndarë në grupe të vegjël, sipas koncepteve të taktikës së luftës partizane. Pas kësaj ngjarjeje batalioni "Antonio Gramshi" u riorganizua në shkurt 1944, kohë kur u bë një riorganizim i vet brigadës. Tash-më efektivi i batalionit kishte zbritur në 105 luftëtarë. Por nga ky batalion ka pasur shumë dëshmorë, në krye të të cilëve ra vet komandanti, Kardinali.

Në çfarë rrethanash u vra komandanti i “Antonio Gramshit”?

Komandanti Kardinali u vra në luftimet e Çerenecit të Dibrës. Pasi hapi batalionin në formacion luftimi midis fshatrave të Çerenecit e Sofërçanit, ai u vu në vijën e parë të sulmit. E kam mirë parasysh thirrjen e tij: “Avanti cameradi partigiani”. Pikërisht në luftimet shumë të ashpra, që u zhvilluan në fshatin Çerenec të Dibrës, më datën 8 korrik, ku batalioni luftoi me ashpërsi dhe heroizëm ndaj forcave naziste në këtë kuotë kyçe, u vra Tercilio Kardinali, duke luftuar në vijën e parë të frontit, ndërsa vetë batalioni arriti të marri një kodër dominuese, e cila mbahej nga trupat gjermane.

Ndërkohë çfarë ndihme tjetër i jepnin brigadës ushtarët italianë që tek e fundit ishin profesionistë?

Ashtu është, ushtarët e tyre njihnin mirë të gjitha llojet e armëve, sepse ishin përgatitur për luftë. Ndërsa 90% e partizanëve të Brigadës së Parë ishin fare të rinj, nuk e kishin bërë ushtrinë, dhe përdorimin e armës e mësuan në mal. Por nga “Antonio Gramshi” dolën ushtarakë shumë të përgatitur të artilerisë. Ata u bënë pjesë e baterisë së artilerisë së Brigadës nën komandën e Todi Naços, i cili gjithashtu kishte përfunduar Akademinë Ushtarake në Itali, si artiljer.

Çfarë artilerie kishte Brigada e Parë?

Me trofetë e luftës u formua një bateri me topa të prodhimit italian me ka-libër 75/13 milimetra. Kjo bateri mori pjesë në shumë luftime si në luftën e Mesaplikut të Vlorës në luftën e madhe të Tendës së Qypit, në luftimet që Brigada bëri në Dibër të Madhe dhe në veçanti kjo bateri ishte një ndihmë të çmuar në luftën për çlirimin e Tiranës, ku nga kodrat e Priskës u bombarduan qendra e kryeqytetit, si dhe disa pika të rëndësishme të fortinove gjermane. Në këto luftime forcat pushtuese gjermane ndihmoheshin dhe nga forcat kolaboracioniste shqiptare të drejtuara nga Gjem Gostivari.

Cili ishte fati i Batalionit “Antonio Gramshi” pas çlirimit të vendit?

Me çlirimin e plotë të Shqipërisë, Komanda e Përgjithshme e UNÇ-së, urdhëroi që, mbi bazën e batalionit "Antonio Gramshi", të thirreshin e të organizoheshin përreth kësaj bërthame, ish-ushtarakë italianë të shpërndarë anembanë Shqipërisë. Kështu lindi brigada "Antonio Gramshi". Pak kohë më pas kjo brigadë u shndërrua në divizion, i cili mbante të njëjtin emër. Në muajin maj 1945, më në fund, kjo njësi ushtarake me kombësi italiane, nën kujdesin dhe me interesimin e Komandës së Përgjithshme të UNÇSH-së dhe të qeverisë shqiptare, në marrëveshje me qeverinë italiane të pasluftës, u riatdhesua në Itali, e përcjellë me një ceremoni të posaçme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi