Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Temperatura, kur është e rrezikshme? Empty Temperatura, kur është e rrezikshme?

Sun 12 Dec 2010 - 14:45
Në disa raste është më mirë që ta lësh të rritet, sepse mund t’i bëjë mirë organizmit, sepse nxehtësia pengon shtimin e baktereve. Temperatura ideale e trupit është 37 gradë C

Në fillim të shekullit XX, infeksionet ishin shkaku më i shpeshtë i vdekjeve. Për këtë arsye temperatura, simptomë e pranisë së një infeksioni në organizëm, shihej si diçka vërtet e rrezikshme. Kështu, meqenëse nuk mund të ndërhyje për të eliminuar shkaqet pasi ilaçet (antibiotikët dhe antiviralët) nuk ishin akoma të disponueshëm ndërhyhej mbi simptomën me antipiretikë. Por sot të gjithë pyesin nëse kjo strategji është e drejtë? Çfarë është në të vërtetë temperatura? A është e rrezikshme? Apo në të kundërt është një reagim pozitiv i organizmit?

Temperatura ideale

Në tru, në hipotalamus gjendet termostati i trupit të njeriut. Këtu konvergojnë informacionet që vijnë nga jashtë dhe që këtu “nisin” urdhrat për në periferi, ku rregullohet shpërndarja e nxehtësisë. Temperatura e trupit kushtëzohet nga faktorë të ndryshëm, por në përgjithësi nëse shkon më shumë se 38 gradë Celsius tregon praninë e ndonjë infeksioni bakterial, kërpudhor apo virusal. Përjashtim bëjnë 35 për qind të temperaturave që lidhen me inflamacionet: pas ndërhyrjeve të ndërlikuara kirurgjikale, traumave, apo artritit. Nga këto lloj temperaturash një në 5 raste shënon prezencën e një tumori, sepse qelizat vdesin duke dhënë alarmin e tyre kimik, njëlloj sikur sulmohen nga mikrobet.

Rreziku

Kur temperatura rritet shumë shpejt duke i kaluar 41 gradë Celsius mund të jetë e rrezikshme. Në fëmijët nën 5 vjeç, (shumë të predispozuar për t’u prekur nga epilepsitë), rritja e shpejtë e temperaturës mund të shkaktojë edhe kriza epileptike. Ndryshe nga sa mendohet kjo nuk i shkakton trurit asnjë dëmtim. Ato janë një reagim i veçantë i sistemit nervor, që zakonisht nuk zgjat shumë (2-3 minuta dhe jo më shumë se 15)që shoqërohet me humbje të ndërgjegjes, dridhje të duarve dhe këmbëve. Në këto raste prindërit nuk duhet të humbin qetësinë. Fëmija duhet shtrirë në brinjë, në mënyrë që të mos i ikë gjuha poshtë, duke i bllokuar frymëmarrjen, duke pritur që të vijë mjeku.

Ana e mirë e temperaturës

Në pjesën më të madhe të rasteve, temperatura jep një këputje të përgjithshme të trupit, mungesë energjie dhe një siklet në trup, simptoma që tregojnë për betejën që zhvillohet mes mikrobeve dhe sistemit imunitar. Toksina e kësaj beteje nxirret jashtë përmes urinës. Në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, me një sërë eksperimentesh të kryera në igauanat e shkretëtirës dhe lepujt, Matthew Kluger, fiziolog i Universitetit të Miçiganit në Ann Arbor, tregoi në revistën “science” se temperatura shërben për të luftuar infeksionin. Igauanat e infektuara nga Kluger mbijetonin vetëm nëse organizmi i tyre prodhonte një temperaturë nga 38-41 gradë C dhe ngordhnin nëse mbaheshin në ambiente të ftohta dhe trajtoheshin me antipiretikë. Bakteret dhe viruset, shtohen shumë në një temperaturë 37 C, por kanë vështirësi të madhe për të mbijetuar nëse temperatura sa vjen e rritet. Temperatura ideale për shembull për shtimin e virusit të ftohjes është 33-35 gradë C. David Tyrrell, drejtor i “Harvard Hospital” që ka studiuar ftohjet e zakonshme ka treguar në “British medical journal” se mjafton të thithësh për 20 minuta ajër në një temperaturë 45 gradë për të për të përmirësuar simptomat. Ndërkaq, një studim në “Journal of American Medical Association” ka treguar se aspirina, që ul temperaturën dhe inflamacionin, rrit shtimin e viruseve. Por përveçse pengon shtimin e viruseve, temperatura ka edhe një sërë avantazhesh të tjera: ajo bën që limfocitet, ushtarët e sistemit tonë imunitar të lëvizin më lehtësisht në inde dhe rrit kapacitetin e tyre për të vrarë mikroorganizmat. Ajo rrit prodhimin e interferonit, një antiviral natyral. Dhe jo vetëm kaq: gjatë një infeksioni, alternohen parametrat e shumë ushqyesve: për shembull reduktohet hekuri në gjak për shkak të interleukinave. Por hekuri është një bashkëfaktor thelbësor për rritjen e shumë baktereve.

Termostati

Me pak fjalë, temperatura është antibiotiku dhe antivirali natyror. Por çfarë ndodh nëse nuk bëjmë asgjë? Asgjë nuk ndodh,0 sepse temperatura ka prirjen për t’u vetërregulluar. Rrallë ndodh që ajo të qëndrojë shumë e lartë për shumë orë me radhë: në mëngjes ulet si pasojë e kortizolit, një antiinflamator natyror që bllokon prostaglandinat, proteinat që nxisin rritjen e temperaturës në organizëm. Ndërkaq, në dhjetë vitet e fundit janë zbuluar kriogjenet, (neuropeptidet dhe glukokortikoide)që kanë si detyrë të ulin temperaturën kur rritet më shumë sesa duhet. Ndërkaq, qelizat e një organizmi që ka temperaturë prodhojnë proteina, të quajtura “heat shok proteins” që e mbrojnë nga dëmtimet. Në raste të rralla mund të ndodhë hipertermia e rëndë, vetëm nëse temperatura i kalon 46 gradë C.

Më pak ndërhyrje

Pas shumë vitesh qetësi, sot ka nga ata që nuk këshillojë përdorimin e antipiretikëve. Në janar të këtij vitit Garth Dixon, mikrobiolog i “University College London” ka treguar për “British medical Journal” se kundër neisseria meningitis B, një bakter që shkakton meningjitin, mjaftojnë katër orë me temperaturë 40 gradë për të ndaluar shtimin e baktereve. “Në rastin e meningjitit nga Nisseria terapia antipiretike mund të jetë kundërprodhuese. Temperatura ka një rol të rëndësishëm në kontrollin për shtimin e baktereve”, përfundon Dixon. Në gusht, Gavin Barlow, një infeksionist i “East Yorkshire Hospitals”, tregoi se mes pacientëve të shtruar me ftohje, kush e kishte temperaturën më të ulët nga përdorimi i antipiretikëve kishte një rrezik më të madh për të vdekur në 30 ditët pasuese në krahasim me ata që kishin një temperaturë më të lartë se 38.

Efektet anësore

Zakonisht deri në 39 gradë C temperatura suportohet mirë nga organizmi. Po çfarë duhet të bëjmë nëse vazhdon të rritet? Antipiretikët nuk të ndihmojnë të shërohesh. Duke ulur temperaturën mund të jesh mirë vetëm përkohësisht. Alastair Hay, i “University of West England” në Bristol publikoi një studim ku këshillonte për fëmijët me temperaturë dhënien e ibuprofenit dhe në raste të tjera më të rënda shoqërimin e tij me paracetamol. Të dyja ilaçet bashkë ulnin më shpejt temperaturën, por me disa rreziqe më shumë: paracetamoli mund të shkaktonte dëmtimin e mëlçisë së fëmijëve. Mjekët nuk këshillojë përdorimin e aspirinës deri në moshën 16-vjeçare. Për sa u përket të rriturve, ibuprofeni dhe aspirina rritin tensionin prandaj këshillohet të mos merren nga njerëz me këto simptoma.

shqip.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi