Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dashuria me shokun e klasës Empty Dashuria me shokun e klasës

Wed 24 Apr 2013 - 22:38
Dashuria me shokun e klasës Dashuria-me-shokunDashuria nuk pyet. Paraqitet papritur dhe sikur një shigjetë të godet në zemër. Zakonisht ndodh që të dashurohemi në dikë që e shohim shpesh, dhe jo rrallë është ky shoku apo shoqja nga klasa. Shumica për këtë gjë reagojnë: “S’ka mundësi” Dhe pastaj me të gjitha forcat përpiqemi të luftojmë me ndjenjat e paraqitura.

Megjithatë, edhe zogjtë në degë e dinë që kjo nuk është e lehtë. Dhe pastaj fillojnë mundimet. Një ditë ftoftë, tjetrën nxehtë, ndërsa ditën e tretë edhe më nxehtë. Dhe kur ai ose ajo të shikon dhe të buzëqesh ëmbël, shkrihesh sikur bora, ndërsa dashuria brenda të djeg si një zjarr i vërtetë! Në vazhdim do të paraqesim anët pozitive dhe negative të të dashuruarit në shokun apo shoqen nga klasa e njëjtë.

- Gjëra pozitive të kësaj gjëje janë: Mundeni të kaloni shumë kohë së bashku. Tërë klasa plas nga xhelozia kur ju sheh të lumtur.

- Gjërat negative të të dashuruarit në shokun apo shoqen janë:

Nëse vetëm njëra palë është e dashuruar dhe këtë e pranon, dhe tjetra nuk ia kthen, paraqitet një situatë paksa e çuditshme dhe e pakëndshme të cilën duhet ta duroni dhe me të të përballeni çdo ditë. Nëse ndaheni krijohet një situatë e keqe dhe duhet të kalojë shumë kohë që të qetësohen gjërat dhe të filloni të silleni deri diku normal. Të gjithë mund t’ju ngacmojnë. Për shkak të të shikuarit vazhdimisht në personin e dashur zakonisht nuk e dëgjojmë profesorin se çka thotë se kjo rezulton shpesh edhe me tërheqjen e vërejtjes.

- Si ta kuptoni se shoku/shoqja është e dashuruar në ty?

Kurdo që ktheheni nga ai/ajo e zë duke ju shikuar. Kur profesori kërkon punë grupe, gjithmonë paraqitet në grupin tuaj. Nëse jeni në ndonjë grindje me shokët apo shoqet tjerë, gjithmonë do t’ju mbështesë dhe do t’ju përkrahë. Shpesh të jep komplimente. Vazhdimisht të ngacmon dhe shkruan diçka në profilin tuaj në rrjetet shoqërore. Gjithmonë është në vendet në të cilat edhe ju gjendeni.

Çka mendoni ju për çiftet e të dashuruarave nga klasa e njëjtë? A jeni gjendur edhe ju në situata të këtilla dhe si ka funksionuar kjo lidhje? Apo kurrë nuk mendoni se mund të dashuroheni në shokun apo shoqen nga klasa? Kurrë mos thuaj kurrë, se nuk i dihet andaj duhet të jeni të përgatitur për këtë gjë dhe shpresojmë që këshillat tona do t’ju ndihmojnë.mtv.com
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Dashuria me shokun e klasës Empty Re: Dashuria me shokun e klasës

Wed 24 Apr 2013 - 23:12
Nuk kisha preferuar,sepse shoqja ose shoku i klases duhet te trajtohen si vella e moter,gjeja me e shemtur me duket dhe une nuk mund ta justifikoj


Edituar për herë të fundit nga Hotlani në Wed 24 Apr 2013 - 23:56, edituar 1 herë gjithsej
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Dashuria me shokun e klasës Empty Re: Dashuria me shokun e klasës

Wed 24 Apr 2013 - 23:16
Budalla qe isha kan.
Ani sa me dojshin shoqet e klases,ndersa une nuk i shikojsha se marre te kam shoqe ja bojsha,tash qysh kum met une tu i kqyr kto sene
grrrr
Sponsored content

Dashuria me shokun e klasës Empty Re: Dashuria me shokun e klasës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi