Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çamëria dhe antifashizmi i saj që përfundoi në gjenocid  Empty Çamëria dhe antifashizmi i saj që përfundoi në gjenocid

Fri 10 May 2013 - 0:20
Çamëria dhe antifashizmi i saj që përfundoi në gjenocid  GenocitiNë kujtim të 9 Majit, fitores mbi nazifashizmin dhe burrave çamë që vuajtën tre gjenocide

Përgatiti Hyqmet Zane

Fitorja mbi nazifashizmin ka në themelet e tij edhe kontributin e burrave të Çamërisë që luftuan me armë në dorë, por edhe që u internuan në kampet e përqëndrimit në Itali e Gjermani. Akuzat zyrtare greke dhe neofashiste të politikës antishqiptare mbajnë si flamur akuzat e pabaza ndaj popullatës çame, duke pasur si qëllim realizimin e qëllimeve të veta për aneksimin edhe të pronësisë së pasurive të çamëve që janë të shenjta dhe të patjetërsueshme.

Por më shumë se kaq, Greqia zyrtare dhe disa të mjerë, mbështetësit e saj ndërkombëtarë, janë kthyer në qesharakë kur mbrojnë veprimet gjenocidiste të Greqisë përmes bandave kriminale dhe fashiste të Napoelon Zervës dhe sozive të tij të rinj. Masakrat në Çamëri janë një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe një mospërfillje e turpshme e parimeve dhe e karakterit te luftës antifashiste. Masakrat në Çamëri u kryen në saje të bashkëpunimit dhe marrëveshjeve me gjermanët të cilët në tërheqje, u lanë vendin forcave zerviste. Ja një fakt konkret: midis forcave zerviste dhe atyre gjermane: “komandanti zervist Theodhori Vito, i forcave të krahinës së Filatit, një ditë para hyrjes së forcave zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944 në katundin Fanaromen, 3 km larg Filatit, u takua me komandantin e forcave gjermane në tërheqje”.

Pas këtij takimi shohim ende, pa u larguar mirë forcat gjermane nga Filati, forcat e Theodhori Vitos hynë në Filat. Kështu, një bashkëpunim i tillë u sigurojnë forcave zerviste krahët, duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjerë në të gjithë krahinat e Çamërisë. Forcat e Divizionit X të EOEA-së, nën komandën e kolonel Vasil Kamarës dhe, pikërisht, ato te regjimentit të 16-të të këtij Divizioni të udhëhequra nga Kranjaj me ndihmesën e Lefter Strugarit, avokat Stavropullos, Ballumi, Zato, kriminelët me damkë Pantazejtë etj, më 27 qershor 1944 hynë në qytetin e Paramithisë. Në kundërshtim me premtimet e dhëna dhe marrëveshjes së bërë midis Myftiut Hasan Abdullai nga një anë dhe Shopera me Dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër, si agjentë të Zervës, filluan masakrat më të poshtra. Burra, grë e fëmijë të pambrojtur qenë objektivi i monarko-fashistëve grekë. Numri i të masakruarve në qytetin e Paramithisë dhe rrethe, arrin në 600 vetë.

Më 28 korrik 1944, forcat e regjimentit 40 nën komandën e Agorës, hynë në Pargë, ku masakruan 52 burra, gra e fëmijë. Forcat e EOEA-së nën komandën e Dheodhori Vitos, Ilia Kaçon, Kristo Mavrudhi, Hristo Kaço, Harri Diamantin etj., pasi rrethuan qytetin e Fialtit më 23 shtator 1944, ditën e shtunë në mëngjes hynë në qytet. Po në këtë ditë hynë edhe në Spatar. Plaçkitën dhe grabitën të gjitha familjet dhe të gjithë çfarë gjetën. Në mbrëmjen e natës 23, duke u gdhirë 24 shtatori 1944, hynë edhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari etj. Me arritjen e këtyre forcave, filluan menjëherë masakrat. 47 burra, gra e fëmijë u masakruan menjëherë në Filat dhe 157 numërohen të masakruarit, të vrarët e të humburit në Spatar, ku një pjesë e mirë e tyre ishin grumbulluar nga katundet e tjera.

Të gjithë gratë e reja dhe vajzat u keqpërdorën dhe u shndërruan prej kriminelëve të Zervës. Pak ditë më vonë monarko-fashistët grumbulluan të gjithë burrat që kishin mbetur dhe me vendimin e gjyqit falso: Koqinjaj (kryetar), Stavropullos (prokuror) dhe 4 anëtarë, 47 shqiptarë të pafajshëm u masakruan. Në Granicë të Filatit janë mbuluar kufomat e 46 vetëve të vrarë e të therur me thika dhe 45 të tjerë në fushën e Filatit, tek ara e Xhelo Metos. Familje të tëra janë zhdukur me prindër, fëmijë e foshnja në djep. Gratë dhe vajzat u shndërruan, me qindra deklarata të atyre që shpëtuan përshkruajnë vrasjet dhe vuajtjet e pasosura. Nga ato del qartë kriminaliteti dhe qëllimi i veprimeve të monarko-fashistëve grekë në Çamëri. Çamëria në luftën e madhe antifashiste kontribuoi materialisht dhe moralisht. Me qindra të rinjë çamë u hodhën në radhët e ELLAS-it, kur EAM-i lëshoi kushtrimin e luftës për liri. Me zgjerimin e luftës antifashiste kundër okupatorit gjerman, popullata çame u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër okupatorit dhe formoi batalionin e 4-t të regjimentit të 15-të të ELLAS-it. Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan me trimëri dhe vendosmëri kundër okupatorit

nazifashist dhe tradhtarëve ballisto-zerviste. Gjaku i “Heroit Kombëtar” Ali Demi dhe i dëshmorit Bido Sejko, gjaku i dëshmorëve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejselit etj. që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmon konkretisht për këtë fakt. Në përfundim të luftës dhe në çlirimin e vendit nga okupatori, trupat e komanduara nga gjenerali Napoleon Zerva, operonin në krahinat dhe fshatrat tona, jo si çlirimtarë, por si xhelatër dhe armiq të betuar të elementit shqiptar në Çamëri. Jeta e njerëzve që kanë pësuar vuajtje nga regjimet e ndryshme është e mbushur me shumë detaje që ende nuk janë bërë publike. Pjesëtarë të komunitetit çam që ndodhen në Shqipëri aktualisht kanë shumë për të thënë që, njëherazi, vuajtën dënimet monstruoze të diktaturave të egra dhe regjimeve që bënë gjenocid mbi popujt e pafajshëm. Kur fjala vjen tek shqiptarët e Çamërisë, mendja të shkon tek gjenocidi grek që nisi më 27 mars të vitit 1913 me masakrën e Përroit të Selanit ku u vranë 72 krerët e Çamërisë në Paramithi dhe që vazhdoi më pas me internimet në vitin 1940 nga shteti grek në ishujt Hio e Medilinë të burrave mbi 18 vjeç nga Çamëria për të përfunduar me “zgjidhjen përfundimtare” të këtij shteti fashist me dëbimin e gjithë popullatës çame myslimane nga trojet e veta stërgjyshore dhe autoktone.

E gjitha kjo “zgjidhje përfundimtare” u bë në format më çnjerëzore, tipike fashiste dhe me cilësimet e një gjenocidi. Nëse kjo vuajtje nga ky gjenocid ishte i paparë dhe mizor, për këtë komunitet ardhja në Shqipëri u shoqërua edhe me një gjenocid tjetër të tipit komunist nga shteti i diktaturës së proletariatit. Nëse një popull i tërë vuajti pasojat e gjenocidit stalinist të Enver Hoxhës, për çamët kjo ishte një gjenocid më i drejtpërdrejtë se ishte kjo popullatë që vuajti pasojat edhe më rëndë për shkak të përbuzjes, persekutimit, moskonsiderimit dhe keqtrajtimit politik, moral, shoqëror dhe ligjor. Janë të njohura pasojat që la sistemi diktatorial mbi popullsinë çame sa edhe sot e kësaj dite reminishencat e së kaluarës janë prezente në jetën civile shqiptare në forma e modele tipike të kohës së diktaturës.

Ata që vuajtën tre gjenocidet
Por në jetën e këtij komuniteti, ka pasur edhe pjesëtarë të tjerë që veç gjenocidit grek dhe atij komunist, vuajtën edhe gjenocidin nazifashist. Veç pjesëmarrjes së çamëve në luftën antifashiste, pati pjesëtarë të tij që edhe u internuan në kampet e shfarosjes në masë, si në Itali dhe në Gjermani. Faktet flasin për këtë të vërtetë. Në vitin 2005, Presidenti i Shqipërisë në atë kohë Alfred Moisiu me dekretin Nr. 4478, datë 08. 02. 2005 dekoroi me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” dy pjesëtarë të komunitetit çam, Nuri Emin Zane (pas vdekjes) dhe Hajri Hasan Fetahu (pas vdekjes) me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashsitë, në krahinën e Çamërisë, dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqëndrimit të Dakaos”. Ndërkohë që janë edhe pjesëtarë të tjerë të këtij komuniteti që kanë qenë të ish-internuar edhe në Itali e më pas edhe në Gjermani si antifashistë të Çamërisë që ende sot e kësaj dite mbeten të panjohur dhe të panderuar si të tillë.

Nuk mund të them se është faji i njerit apo tjetrit shtetar apo pushtetar, por është mosvëmendja dhe mosdija se çamët nuk janë ata që thonë grekët, por janë atdhedashësit e emrit “shqiptar, të flamurit shqiptar, të identitetit shqiptar,”, janë antifashistë dhe luftëtarë të radhëve gjatë Luftës II Botërore. Në kujtesën kombëtare do të doja të sillja vëmendjen të opinionit publik mbarëkombëtar kontributin edhe të burrave të tjerë si Mezan Emin Jonuzi dhe Osman Zenel Taka që u internuan edhe në Itali, edhe në Gjermani. Për më tepër flasin edhe historitë e këtyre burrave që u bënë dëshmitarët okularë të masakrave gjenocidiste në kampet e shfarosjes në masë.

Mezan Emin Jakupi
Lindur më 30 gusht 1910 në fshatin Varfanj të Gumenicës në Çamëri. Sipas pohimeve të djalit të tij, që është sot banor i Shkozetit në Durrës, Ferik Jonuzi, në vitin 1941, në fund të luftës italo-greke ra në përpjekje me italianët dhe u kap rob. Fillimisht u burgos në Greqi. Por pas disa muajsh u transferua në Itali, ku qëndroi 2 vjet. Dihet tashmë se cila ishte jeta e të internuarve në këto kampe famëkëqija, ku kanë qenë shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Pas kapitullimit të Italisë më 1943, këta të internuar të këtyre kampeve i çojnë në Gjermani në kampet e tmerrshëm në Mat’hausen e Dakao, në Aushvic e gjetkë. Për Mezsan Jonuzin, ashtu si edhe për Osman Takën e bashkë me ta edhe për Nuri Zane e Hajri Fetahu si dhe shumë e shumë të tjerë ishte fati i madh që mbijetuan shfarosjes dhe më pas u bënë të gjallë në dyert e shtëpive të tyre. Por për këta pjesëtarë të komunitetit çam ishte një tragjedi më e madhe se, pasi i shpëtuan gjenocidit nazifashist, ishin grekët dhe shteti i tyre që kishte përzënë me forcë, me zjarr e me hekur familjet e këtyre antifashishtëve. Ky ishte kulmi i padrejtësisë, por fati ishte i paracaktuar dhe tragjik. Kur mbaroi lufta të gjithë robërit u liruan. Sipas Ferikut: “babai im erdhi me avion nga Gjermania në vitin 1946 në Tiranë. Kështu e di unë. Atje u takua te pazari i vjetër me një patriot çam Mehmet Taipi nga Varfanji, që ishte edhe bashkëfshatari i tij, me të cilin bëri një fotografi si kujtim, që e kam edhe sot e kësaj dite, si edhe një fotografi që babai e ka bërë në Gjermani pas internimit”.

Familja e Mezan Jakupit ishte strehuar në një stallë lopësh në Kavajë, ku erdhi edhe i internuari në kampet e tmerrshme dhe që më pas do të jetonte përsëri një jetë të tmerrshme. Më pas, me iniciativën e tij familja u vendos në plazhin e Durrësit në vitin 1947, në një barakë. Nuk bëhej fjalë për mirënjohje apo nderim për ish-të internuarin. U detyrua të bënte punë të ndryshme dhe më pas si karrocier. Është tragjike të mendosh se si një i internuar në kampet e përqëndrimit që fatmirësisht edhe me ndihmën e Zotit shpëtoi gjallë, në vitin 1949, për motive politike, e internuan në Llozhan të Korçës deri më 20 dhjetor 1949. Ishte një internim që qeveria e ashtuquajtur demokratike e Enver Hoxhës, u bë vegël e qarqeve prokoministe greke që kërkoi të impononte popullatën çame që të luftonte kundër ushtrisë greke në Gramoz. Dihet botërisht që një fakt i tillë u kundërshtua me forcë dhe qartazi nga popullata çame dhe si hakmarrje që diktatori shqiptar i internoi në kënetën e Maliqit dhe në Llozhan. Mezan Emin Jonuzi vdiq më 4 shkurt 1963 në Shkozet të Durrësit, ku edhe jeton ende sot e kësaj dite familja e tij. Duhet thënë se kjo familje me kontribute në Luftën Antifashiste nuk mori asnjë ndihmë, as edhe pension lufte, as edhe ndonjë përkrahje. Përkundrazi, i biri i tij, njeri nga 4 fëmijët e tij, Ferik Mezan Jonuzi, në 28 dhjetor 1979 u dënua për agjitacion e propogandë 6 vjet burg që i vuajti në burgun e Spaçit dhe me heqjen e të drejtës së votimit për tre vjet. Ishte ky një nga format e “dëmshpërblimit” që u bënte qeverisja diktatoriale e lidhur kokë e këmbë me grekët u bënte pjesëtarëve të komunitetit çam.

Tre djemtë e Mezan Jonuzit, Zijai lindur më 1938, Feriku lindur më 1940 dhe Pëllumbi lindi më 1951, si dhe vajza Liria që lindi më 1948, kujtojnë me respekt babain e tyre dhe shprehen të indinjuar për mosvlerësimin në asnjë kohë të kontributeve të tij dhe që vuajtjen nga tre gjenocidet, ai nazifashist, ai grek dhe ai komunist. Të njejtat fjalë duhen thënë edhe për Osamn Zenel Takan që gjthashtu ishte bashkëvuajtës së bahsku me Mezan Emin Jakupin. Njëherazi kjo është edhe aktakuza më e madhe ndaj qeverisë dhe zyrtarëve grekë që përdorin kartat e djegura për të mbajtur në fuqi Ligjin e Luftës dhe antishqiptarizmin primitiv ballkanik. Janë këto edhe argumentat më faktike për të përdorur nga historiografia shqiptare dhe diplomacia shqiptare për dinjitetin e një kombi.

Simbolika e 9 majit, Ditës së Evropës:

9 maji 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shcuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra-tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi atë kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 Maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Çamëria dhe antifashizmi i saj që përfundoi në gjenocid  Empty Re: Çamëria dhe antifashizmi i saj që përfundoi në gjenocid

Fri 10 May 2013 - 0:27
Pjesa me e dhimbshme per popullin shqiptar ,jane bere masakra te pa parashikuara!
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Çamëria dhe antifashizmi i saj që përfundoi në gjenocid  Empty Re: Çamëria dhe antifashizmi i saj që përfundoi në gjenocid

Fri 10 May 2013 - 0:29
Jam bir çami nga Çamëria

Arvanit e çam si për hera
kam rrënjë shumë të thella.
nga Iliria Troja e Helena,
jam shqiponjë me dy krena.

Jam pjesë i një lisi me shumë dega
në të njejtin trung është Presheva.
Toka e jonë e bukur prej floriri
s’na ndan kush ,s’na ndan kufiri.

Shumë herë shpirtin tonë e rrënuan
por moralin tonë kurrë se rrëzuan.
Morali jonë i fortë,diamant e çelik
nuk mund ta çrrënjos asnjë armik.

Gjaku ynë i pastër si kristali
se përbuz dot sllavi e barbari,
kemi vëllezër në katër anët e botës
jemi zot të qiellit,detit e tokës.

Ilirida,Plava ,Malsia e Gucija
Kosova lindore e Dardania;
Jam shpirt çami nga Çamëria
në tokë arbërore nga Shqipëria.

Zeqirja Latifi
Sponsored content

Çamëria dhe antifashizmi i saj që përfundoi në gjenocid  Empty Re: Çamëria dhe antifashizmi i saj që përfundoi në gjenocid

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi