Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

E përfundoi shëtitjen 11-vjeçare Empty E përfundoi shëtitjen 11-vjeçare

Sun 27 Nov 2011 - 21:27
Kanadezi Jean Beliveau (56), i cili është larguar nga shtëpia e tij pasi kishte mbetur pa punë, e ka përfunduar shëtitjen e vet nëpër botë që ka zgjatur 11 vjet të plotë. Gjatë kësaj kohe ai ka promovuar paqen, kurse tash është kthyer në qytetin e tij të lindjes, Montreal.

Beliveaun dje në Montreal e pritën solemnisht miqtë e tij dhe mbështetës të tjerë, kurse ai u tha të pranishmëve se misioni i tij ka qenë ndikimi në qeveritë e vendeve të botës që të formojnë ministri të paqes.

“Të gjithë new jemi të ndryshëm dhe kjo është ajo që është e bukur në botën tonë-ngjyra të ndryshme lëkure, bindej të ndryshme, sisteme të ndryshme politike” – tha Beliveau.

Ai është larguar nga Montreali më 18 gusht të vitit 2000, në ditëlindjen e tij të 45-të dhe pas dështimit të biznesit të tij të vogël. Gjatë 11 vjetëve të shkuar, ai ka kaluar rreth 75 mijë kilometra, duke vizituar 64 vende. Gjatë 11 vjetëve të shkuar ai ka udhëtuar nëpër shkretëtira e male, është dashuruar për nëntë ditë në Meksikë, ka bartur turban dhe mjekër të gjatë në Sudan, ka ngrënë gjarpërinj në Kinë, kurse në Filipine e kanë ruajtur ushtarët e armatosur.

Të dielën në Montreal, Beliveaun e pritën nëna e tij, ish e dashura, e cila i ka foruar ndihmë emocionale dhe financiare gjatë udhëtimit të tij, si dhe dy fëmijët e tij nga lidhja e parë martesore..




Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi