Drejtori i burgut i jep lekë për të takuar familjen, i burgosuri arratiset
Wed 22 May 2013 - 17:38
Afrim Zeneli është një i burgosur që vuante dënimin në burgun e Burrelit por tani jo më.
Gjashtë muaj para mbarimit të afatit ai ka kërkuar nga drejtori i burgut t’i jepte 5 ditë leje sepse kishte gruan shtatzanë dhe donte të shkonte në fshat për të punuar arat.
Drejtoria e Burgut Burrel, për arsye sigurie ka kontaktuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, nëse ishte e mundur një leje 5 ditore për të.
I dënuari nuk kishte asnjë qindarkë qoftë për të udhëtuar drejt familjes së tij dhe vendit ku banon në qytetin e Kukësit. Madje Drejtori i Burgut Demir Çupi, i ka dhënë 20 mije lekë nga xhepi i tij, për të shkuar në familjen e tij.
Por sot ai nuk është kthyer në burg ashtu siç parashikohej. Menjherë policia është nisur drejt banesës së tij në Kukës por ai nuk ishte aty.
Sakaq, policia është vënë në ndjekje të të dënuarit në fjalë./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi